Lajmet

APK përballet me mungesë të resurseve njerëzore, kërkohet buxhet shtesë

Kjo sipas raportit “Kapacitetet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në përmbushjen e obligimeve ligjore”.

Published

on

Sipas Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka pësuar ngritje vetëm për rreth 12 mijë euro apo 2.21 për qind në krahasim me vitin 2022. Kjo nënkupton se APK-ja, si shkak i kostos buxhetore, do të ketë të pamundur të realizojë obligimet që i janë shtuar me ligjet e ndryshuara. Kështu u tha në konferencën e Lëvizjes Fol, ku u publikua raporti “Kapacitetet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në përmbushjen e obligimeve ligjore”.

Hulumtuesja e Lëvizjes Fol, Albana Hasani tha se përmes këtij raporti kanë analizuar kapacitetet aktuale të APK-së mbi mundësitë e përmbushjes së mandatit ligjor, pra kompetencat dhe përgjegjësitë, në raport me rritjen e vëllimit të punëve të paraparë me miratimin e ligjeve të reja që e mbulojnë fushëveprimatrinë e këtij institucioni. Krahas kësaj, Hasani shtoi se pavarësisht rritjes së punëve në këtë institucion, numri i punëtorëve vazhdon të mbetet i njëjtë.

Hasani tha se pavarësisht vëllimit të punës, organi ligjvënës ka paraparë rritje minimale të buxhetit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023.

“Me dispozitat e Ligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencisë i janë shtuar përgjegjësi edhe në krijimin e akteve nënligjore për parandalimin e korrupsionit si dhe për monitorimin e zbatimit të këtyre akteve. Por, pavarësisht shumëfishimit të punëve dhe përgjegjësive të këtij institucioni të bëra nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, organi ligjvënës ka paraparë rritje minimale të buxhetit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023”, tha Hasani.

Derisa vlerësoi se duhet të rritet buxheti, Hasani tha se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe të Ligjit për Deklarimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit janë rritur në masë të madhe.

“Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe të Ligjit për Deklarimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit janë rritur në masë të madhe. Kjo rritje e përgjegjësive ndikohet veçanërisht nga rritja e numrit të zyrtareve publikë të cilët obligohen t’ia deklarojnë pasurinë. Pra, krahas 5 mijë zyrtareve publikë që kanë qenë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, me dispozitat e Ligjit të ri për Deklarimin e Pasurisë ky numër i zyrtarëve është rritur në rreth 20 mijë zyrtarë që do të obligohen ta deklarojnë pasurinë”, tha ajo.

Sipas Hasanit, si shkak i kostos buxhetore, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, do të ketë të pamundur të realizojë obligimet që i janë shtuar me ligjet e ndryshuara.

“Sipas Ligjit për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, buxheti i Agjencisë ka pësuar ngritje vetëm për rreth 12 mijë euro, rritje për 2.21 për qind në krahasim me vitin 2022. Kjo nënkupton se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, si shkak i kostos buxhetore, do të ketë të pamundur të realizojë obligimet që i janë shtuar me ligjet e ndryshuara. Gjithashtu, pavarësisht shumëfishimit të vëllimit të punëve të Agjencisë për Parandalimimin e Korrupsionit, numri i të punësuarave në këtë institucion vazhdon të jetë i njëjtë si në vitin paraprak, gjithsej 43 të punësuar”, vijoi Hasani.

Hasani tha se për nevojat e përpilimit të këtij raporti, Fol ka intervistuar edhe zyrtarët përgjegjës të APK-së rreth mundësisë dhe kapaciteteve për realizimin e obligimeve ligjore, ajo shtoi se, të njëjtit kanë theksuar se për zbatimin e obligimeve shtesë, agjencia nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore.

Ajo theksoi se planifikimi buxhetor i bërë nga Qeveria e Kosovës dhe i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, nuk i përmbush nevojat dhe kërkesat e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në përmbushjen e obligimeve ligjore.

“Pra, planifikimi buxhetor i bërë nga Qeveria e Kosovës dhe i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, nuk i përmbush nevojat dhe kërkesat e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në përmbushjen e obligimeve ligjore. Poashtu, Strategjia dhe Plani i Veprimit për Parandalimin e Korrupsionit, hartimi i së cilës ka qenë deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri në kompetencat e agjencisë, ndërsa tash ka kaluar në kompetencë të Qeverisë”, tha mes tjerash Hasani.

Lajmet

Shiroka Pula mban takimin e parë koordinues me krerët e institucioneve, diskutohet edhe strategjia për Apelin në Hagë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur sot takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit për media, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Republikës së Kosovës.

Një nga temat e takimit ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategji Shtetërore për Apelin në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj u bën thirrje opozitës për bashkim kundër Qeverisë Kurti

Published

on

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se vendit i duhet një opozitë e vërtetë.

Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj ka akuzuar Qeverinë për korrupsion dhe përçarje, ndërsa ka kërkuar bashkërendim të veprimeve opozitare.

“Lirinë tonë e mbrojmë duke bërë opozitë të vërtetë. Duhet të bashkohemi kundër kësaj qeverisjeje të Kurtit”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka folur edhe për mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, duke thënë se e përkrah çdo veprim në mbështetje të tyre, por i ka cilësuar si të vonshme vendimet e Qeverisë lidhur me këtë çështje.

Haradinaj ka theksuar se siguria kombëtare e Kosovës mbështetet në sakrificën e UÇK-së dhe në aleancat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Ai ka paralajmëruar se ruajtja e këtyre aleancave është thelbësore për sigurinë e vendit, duke kritikuar njëkohësisht situatën në të cilën, sipas tij, Kosova ka ardhur të ketë dilema të brendshme për çështje që lidhen me themelet e shtetësisë së saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hamza: Na duhet një strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se është takuar para dy ditësh me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa pas këtyre diskutimeve është miratuar themelimi i grupit punues për hartimin e një strategjie shtetërore për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë në shkallën e Apelit.

Hamza e ka vlerësuar këtë si një hap të mirë, duke theksuar se Kosovës i duhet një strategji e mirëfilltë shtetërore për këtë çështje.

Ai ka folur edhe për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, duke thënë se ato nuk janë bërë për të kënaqur palë të caktuara, por për të garantuar drejtësi dhe pavarësi.

“Ligjin nuk e kemi bërë për t’u pëlqyer, e kemi bërë për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimi i çdo pale”, ka deklaruar Hamza.

Kreu i PDK-së ka theksuar se Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të hartojë dhe miratojë ligje që i konsideron të rëndësishme për mbrojtjen e vlerave të vendit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, shqetësimi kryesor duhet të lidhet me trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe jo me nismat ligjore të Kuvendit.

Hamza ka shprehur gjithashtu besimin se presidentja do ta dekretojë ligjin pa vonesa, pasi, sipas tij, dita e sotme është afati i fundit ligjor për procedimin e tij për dekretim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis seanca plenare e Kuvendit

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka filluar senacen plenare, raporton Ekonomia Online. Në rendin e ditës janë gjithsej shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe shqyrtimin e dytë të një projektligji për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.-Deklarimet jashtë rendit të ditës.-Pyetjet parlamentare.-Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.-Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.-Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara