Lajmet

​Anulohet MTV EMA për shkak të shqetësimeve të sigurisë pas luftës Izrael-Hamas

Published

on

Ceremonia e MTV, me të nominuarit përfshirë Taylor Swift dhe Olivia Rodrigo, do të mbahej në Paris në muajin nëntor.

Anulimi u njoftua pasi Franca është në nivelin më të lartë të sigurisë, pasi një mësues u vra në një goditje me thikë dhe tre të tjerë u plagosën.

Ceremonia e ‘MTV Europe Music Awards’ është anuluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë “duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore”, kanë njoftuar organizatorët.

Ngjarja vjetore do të zhvillohej në Paris të dielën më 5 nëntor, me yjet si Taylor Swift, Olivia Rodrigo, Miley Cyrus dhe Nicki Minaj në mesin e të nominuarve.

Në një deklaratë që shpalli vendimin, një zëdhënës i Paramount, i cili është pronar i MTV, tha: “Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, ne kemi vendosur të mos ecim përpara me MTV EMA 2023 për shkak të kujdesit të madh për mijëra punonjës, anëtarë të ekuipazhit, artistë, fansa dhe partnerë që udhëtojnë nga të gjitha cepat e botës për të mbajtur shfaqjen”.

“MTV EMA është një festë vjetore e muzikës globale. Ndërsa shohim ngjarjet shkatërruese në Izrael dhe Gaza që vazhdojnë të shpalosen, ky nuk duket si një moment për një festë globale. Me mijëra jetë tashmë të humbura, është një moment i zi”, shtoi ai.

Edhe pse ngjarja është anuluar, votimi po vazhdon dhe artistët fitues do të vazhdojnë të marrin çmimet e tyre MTV EMA. Detajet se si do të shpallen fituesit nuk janë konfirmuar ende. Organizatorët thanë se mezi presin që eventi të mbahet në nëntor 2024.

Ngjarja e vitit të kaluar MTV European Music Awards – e cila është e ndarë nga MTV Video Music Awards, e mbajtur në SHBA – u dominua nga Swift, e cila mori në shtëpi katër nga gjashtë gongët: artistja më e mirë, videoja më e mirë, popi më i mirë, dhe video më e mirë në formë të gjatë.

Ceremonia zhvillohet çdo vit në një vend tjetër, dhe vitin e kaluar u mbajt në Dyzeldorf, Gjermani, dhe u organizua nga çifti i famshëm, autori dhe regjisori fitues i Oskarit, Taika Waititi dhe këngëtarja Rita Ora.

Njoftimi i anulimit të edicionit të këtij viti erdhi të enjten ndërsa ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian debatuan se si të menaxhojnë ndikimin e luftës.

Continue Reading

Lajmet

Dy persona dyshohet se sulmuan me thikë një burrë në Skenderaj

Published

on

Në Skenderaj, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:20, është raportuar një rast i cilësuar si vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, një burrë kosovar është sulmuar fizikisht dhe me thikë nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

FSK e dyta në garën ushtarake në ShBA, shkëlqen ushtaraku Ismail Ahmeti

Published

on

By

Tre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfaqësuar me sukses Kosovën në “Garën për Luftëtarin më të mirë” e cila u mbajt në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjatë katër ditëve sa zgjati ky aktivitet, ushtarakët iu nënshtruan sfidave të ndryshme me karakter ushtarak, të cilat vunë në provë të fortë përgatitjen e tyre fizike e mendore, aftësitë taktike si dhe qëndrueshmërinë.

Sukses të veçantë në këtë garë shënoi pjesëtari i FSK-së, OR3 Ismail Ahmeti, i cili arriti të renditet në mesin e finalistëve dhe të sigurojë vendin e dytë, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë garë vendimtare shërben si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e kapaciteteve profesionale, si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti nderon në New York vëllezërit Bytyqi: “Koha nuk e zbeh krimin”

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të cilët i ka përshkruar si luftëtarë të lirisë nga Batalioni Atlantiku, qytetarë amerikanë dhe dëshmorë të kombit shqiptar.

Kurti ka bërë të ditur se në homazhe ishte së bashku me familjen Bytyqi, kryebashkiaken e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe kolegë e bashkëpunëtorë.

“Vëllezërit Bytyqi, me veprat e tyre fisnike, përfaqësojnë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se sakrifica e tyre, sipas tij, nderon edhe mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e cila i qëndroi pranë Kosovës gjatë periudhave më të vështira.

Kurti ka treguar se gjatë takimit, Ilir Bytyqi ka rrëfyer për burgosjen e tre vëllezërve të tij, transferimin, torturimin dhe vrasjen e tyre.

Sipas Kurtit, trupat e vëllezërve Bytyqi u gjetën më vonë në një varr masiv, ndërsa rasti mbetet një nga çështjet për të cilat, sipas tij, ende nuk është vendosur drejtësi.

“Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin dhe as nuk e shuan detyrimin për përgjegjësi”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin.

Në fund, Kurti ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara dhe mërgatën shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara