Kulturë

Ansambli Popullor vjen në Kosovë

Ky turne rikthehet pas më shumë se 30 vjetësh në qytetet e Kosovës.

Published

on

Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor me Republikën e Kosovës, Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, realizojnë një turne historik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Zana Cela: Ansambli i këngëve dhe valleve popullore rikthehet pas 30 viteve në një turne të tillë në qytete e Kosovës. Në datën 25 prill në Prizren, 26 prill në Gjakovë, 27 prill në Gjilan dhe në datën 28 prill në Luginën e Preshevës për të mbyllur në qytetin e Shkupit.

Ky turne rikthehet pas më shumë se 30 vjetësh në qytetet e Kosovës. Programi artistik do të bazohet në krijimet më të bukura të muzikës së kultivuar nga të gjitha trevat shqiptare si edhe në folklorin e pasur kombëtar.

Sokol Marsi:  Përsa i përket repertorit ai është ndërtuar duke përfshirë të gjitha trevat shqiptare. Nga Çamëria në Shkup. po kështu edhe vallen e shqipeve dhe vallen e Tiranës.

Pas shpalljes së thirrjes nga Ministria e Kulturës për drejtor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe përfundimit të mandatit të drejtoreshës aktuale ajo konfirmon rikandidimin.

Zana Cela:  Sigurisht do të rikandidoj me një qëllim, sepse projekti që unë kam prezantuar në platformën time dhe në vazhdimësi, është një projekt që është në gjysmë të rrugës dhe unë se bashku me stafin tim e kam për detyrë që ta vazhdoj dhe definoj sepse i gjithë ai projekt që kam definuar të përfundojë të gjithë objektivat e tij.

Me rastin e inaugurimit të Teatrit të ri kryeministri premtoi dyfishim të rrogave të artistëve, në lidhje me këtë premtim Cela ka këtë përgjigje.

Zana Cela: Në dijeninë time nuk ka asgjë që e ka penguar këtë gjë. Unë jam në pritje dhe jam shumë e sigurt që kryeministri i vendit do të fillojë impelemtimin e këtij premtimi.TCH

Continue Reading

Kulturë

Lekë Dukagjini “kthehet në shtëpi”, busti i tij vendoset në Shpenadi të Prizrenit

Published

on

Busti i Lekë Dukagjinit po kthehet në tokën e tij në fshatin Shpenadi të Prizrenit, falë iniciativës së Shoqatës “Lekë Dukagjini” Shpenadi–Prizren.

Sa herë që në vendlindje bëhen vepra të mira, gëzimi është i dyfishtë — njëherë për zhvillimin që sjellin, e njëherë tjetër për rikthimin e figurave historike që i takojnë trojeve arbërore.

Këtë ndjenjë e përjetova sërish kur mora vesh për angazhimin e banorëve të fshatit Shpenadi, fshatit më të afërt me vendlindjen time, Çaparcin.

Këtë vit, ata u bashkuan dhe themeluan Shoqatën “Lekë Dukagjini”.

Me përkrahjen e mërgimtarëve dhe banorëve të fshatit, ata grumbulluan fonde dhe nisën realizimin e tri projekteve të rëndësishme: vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit, rregullimin e varrezave të vjetra të fshatit dhe restaurimin e selisë së Shoqatës.

Ky përkushtim më frymëzoi që edhe unë të jap kontributin tim për vendlindjen.

Me këtë rast, i propozuam Shoqatës “Trojet e Arbrit” që në të njëjtën ditë të mbahet në Prizren një sesion shkencor madhështor me temën “Roli i Dukagjinasve në historinë shqiptare”.

Pas përfundimit të sesionit, më 2 nëntor 2025, pjesëmarrësit udhëtuan drejt fshatit Shpenadi, ku do të mirëpriten nga veprimtarët e Shoqatës “Lekë Dukagjini”.

Në këtë ditë të veçantë do të zhvillohen tri ngjarje madhore:

Zbulimi i bustit të Lekë Dukagjinit, vepër e mjeshtrit skulptor Fiqiri Kasa;

Bekimi i varrezave të fshatit, të cilat janë plotësisht të rinovuara falë mërgimtarëve;

Hapja zyrtare e selisë së Shoqatës “Lekë Dukagjini”.

Këto tri projekte janë dëshmi e gjallë se kur mërgimtarët dhe bashkëfshatarët e tyre në vendlindje bashkojnë forcat, përkushtimin dhe dashurinë për atdheun, rezultatet janë të prekshme dhe të lavdërueshme.

Në këtë mënyrë, Shpenadi dhe Prizreni po bëhen sërish qendra të kujtesës dhe krenarisë shqiptare. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Dy libra të Nehat Islamit rikthejnë gazetarinë dhe historinë shqiptare

Published

on

Botimet DRINI sjellin dy libra të rëndësishëm të gazetarit të njohur Nehat Islami: “Hotel Bejruti” dhe “Kur vjen kamerieri”.

Të dy përbëjnë dëshmi të çmuara të gazetarisë shqiptare dhe reflektimi mbi periudha historike të ndryshme.

“Hotel Bejruti”, në botimin e tij të tretë, ofron raportime autentike nga vendet e krizave në Lindjen e Mesme gjatë viteve ’70 – Libani, Siria, Iraku, Irani dhe Egjipti – dhe përmban një epilog që pasqyron zhvillimet e mëvonshme.

Si korrespondent i gazetës Rilindja, Islami nuk ishte vetëm raportues, por edhe analist i thellë i ngjarjeve, duke sjellë përvojën e Lindjes për lexuesin shqiptar në formë të letërsisë dokumentare.

“Kur vjen kamerieri” përmbledh artikujt e tij të viteve ’90 në gazetën Bujku, në një periudhë të vështirë për shqiptarët e Kosovës. Shkrimet dokumentojnë realitetin politik dhe social, duke lidhur kontekstin vendor me zhvillimet ndërkombëtare dhe ruajtur shpresën kolektive.

Të dy librat e Nehat Islamit ofrojnë një profil të rrallë të gazetarit të ndershëm dhe të përkushtuar, duke qenë burim referimi për studentë, studiues, diplomat dhe çdo qytetar që dëshiron të kuptojë botën përreth tij.

Me këto botime, Botimet DRINI ruajnë trashëgiminë dokumentare, kulturore dhe profesionale të gazetarisë shqiptare. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës prezanton ciklin e plotë të koncerteve për piano të Beethovenit

Published

on

Filharmonia e Kosovës ka bërë të ditur se do të realizojë ciklin e plotë të koncerteve për piano të Ludwig van Beethovenit, në dy mbrëmje të veçanta koncertale që do të mbahen më 5 dhe 7 nëntor 2025, duke filluar nga ora 19:30.

Në këtë ngjarje të veçantë muzikore, pesë pianistë do të interpretojnë secili nga një koncert për piano dhe orkestër të Beethovenit, të shoqëruar nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit Peter Valentovič.

Programi është ndarë në dy mbrëmje:

Më 5 nëntor do të interpretohen Koncertet nr. 1, 2 dhe 4,

Më 7 nëntor do të pasojnë Koncertet nr. 3 dhe 5.

Të dy koncertet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Salla e Kuqe, Prishtinë (Palace of Youth and Sports, Red Hall, Prishtina). /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Studimi zbulon: inteligjenca dhe mençuria arrijnë kulmin rreth moshës 60 vjeç

Published

on

Shumë njerëz besojnë se kulmi i jetës vjen në të 20-at, kur energjia është në maksimum dhe horizontet duken të pafundme.

Por kërkimet e reja tregojnë një realitet krejt ndryshe — jeta mendore dhe emocionale arrin pikën më të lartë shumë më vonë, rreth të 60-ave.

Sipas një studimi të fundit, inteligjenca emocionale, mendore dhe intelektuale zhvillohen gradualisht gjatë jetës dhe arrijnë pjekurinë e plotë në këtë moshë.

Kjo fazë nuk lidhet vetëm me numrin e viteve, por me përvojën, qetësinë dhe mençurinë që fitohen me kohën.

Në këtë periudhë, njerëzit janë më të aftë të marrin vendime të arsyeshme, të kuptojnë më mirë emocionet dhe të përballen me situata komplekse me maturi.

Ndryshe nga të rinjtë, që shquhen për shkathtësi dhe mësim të shpejtë, të rriturit mbi 60 përdorin një kombinim unik njohurish, përvoje dhe inteligjence emocionale, që u mundëson t’i zgjidhin problemet me urtësi dhe të ndërtojnë marrëdhënie më të forta.

Pra, mosha nuk është pengesë — është përparësi. Nëse je në të 40-at apo 50-at, mos mendo se vitet më të mira kanë kaluar.

Sipas shkencës, jeta arrin kulmin e saj më të ndritshëm kur përvoja dhe qetësia bashkohen, duke të dhënë mundësinë të mësosh më shumë, të reflektosh më thellë dhe të ndërtosh versionin më të mirë të vetes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara