Aktualitet

Ankohen prodhuesit: Nga pandemia qarkullimi u zvogëlua për 50%, prioritet dialogut me Serbinë

Published

on

Që nga përhapja e Coronavirusit në Kosovë prodhuesit kanë pasur rënie të konsiderueshme sa i përket qarkullimit deri në 50%, ka thënë Burim Piraj nga kompania “Meka Halal Food”, në një intervistë për Ekonomia Online.

Madje ai tha se janë vonuar dhe kanë pasur vështirësi edhe sa i përket investimeve të planifikuara për këtë vit. Piraj theksoi se nuk ka pasur largime të punëtorëve nga puna për shkak të Coronavirusit.“Me të gjitha planifikimet që i kemi bërë për sivjet sidomos nga ana e investimeve kemi pasur vështirësi dhe jemi vonuar shumë. Gjithashtu nuk na ka mundësuar të krijojmë profit të ri por falë zotit nuk kemi pasur humbje që edhe atë e quajmë një sukses pasi që në këtë situatë të mos kesh humbje mendojmë se është punë e mirë”.“Ne gjatë muajit fillestar kur është paraqitur Coronavirusi mund të them se nuk kemi pasur rritje. Por kemi pasur rënie vetëm nga planifikimi. Mirëpo muajt e fundit sidomos gjatë gushtit ndoshta për shkak të mos ardhjes së atdhetarëve tanë nga diaspora të cilët i kemi konsumator të produkteve tona ka pasur një rënie të konsiderueshme e cila në qarkullim të përgjithshëm arrin deri në 50%. Nuk kemi pasur largim të punës. Kemi pasur largime të rëndomta për shkak të mos përmbushjes së detyrave, miro largim për shkak të Coronavirusit nuk kemi pasur”.

Tutje, ai tha se humbjet këtë vit do të jenë mjaft të mëdha, duke shtuar se nuk do të ketë zhvillime të mira në ekonomi.“E kemi brengën se tani e tutje humbjet do të jenë më të mëdha sepse reflektimi i humbjeve fillestare mund të pasojë me humbje edhe më të mëdha. Fundi i këtij muaji nuk është shpresëdhënës por edhe tani këto ditë nuk janë shumë shpresëdhënëse se do të ketë zhvillime të mira në ekonomi. Prandaj edhe ne po përgatitemi disi ta përballojmë situatën dhe të mos shkojmë deri te humbja dhe largimi i punëtorëve”, shtoi ai.Sipas tij, institucionet e vendit janë vonuar sa i përket rimëkëmbjes ekonomike.

Pronari i kompanisë, “Meka Halal Food”,shtoi se prodhuesit kanë probleme me lëndën e parë.Sipas Pirajt, dialogu me Serbinë ka marrë shumë hapësirë dhe ekonomia është lënë anash.

Ai tha se për 20 vjet kanë drejtuar kërkesa të shumta në Qeveri, mirëpo nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë, raporton Ekonomia Online.“Institucionet tona janë vonuar në të gjitha aspektet dhe për të bërë rimëkëmbje nuk mjafton vetëm fjala po duhet bërë punë të madhe. Duhet t’i përshpejtojmë të gjitha masat edhe nëse merret një vendim duhet të zbatohet menjëherë. Prodhuesit vendor kanë probleme shumë të mëdha. Kanë probleme me lëndën e parë e cila pakësohet dhe të cilës i paguhet TVSh-ja”.“Prodhuesit vendor e subvencionojnë buxhetin shtetëror. Prandaj duhet të bëhen reforma të mëdha në ekonominë tonë ashtu që prodhimi të ketë prioritet dhe shihet si përfaqësi për investime në Kosovë nga investitorët e mundshëm ndërkombëtar”.“Kohëve të fundit dialogu ka marrë shumë hapësirë dhe ekonomia është lënë anash. Për 20 vjet kemi pasur shumë kërkesa e asgjë nuk është realizuar. Tani më nuk e di a ka ekonomist që ka vullnet të paraqitet pranë institucioneve tona me probleme të veta kur askush për 20 vjet nuk është marrë me to”.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prizren për bashkëjetesë me një të mitur

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjet”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar të hënën rreth orës 10:00, pasi i dyshuari ishte duke bashkëjetuar me viktimën.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

United Hospital – Fizioterapia moderne që rikthen lëvizjen, redukton dhimbjen dhe përmirëson cilësinë e jetës

Published

on

By

Prishtinë – Lëvizja pa dhimbje nuk është vetëm një dëshirë, por një objektiv i arritshëm kur trajtimi bazohet në diagnostikim profesional, teknologji bashkëkohore dhe kujdes të personalizuar. Pikërisht mbi këto parime funksionon Departamenti i Fizioterapisë në United Hospital, ku pacientët përfitojnë rehabilitim të avancuar për rikthimin e funksionit të plotë të sistemit muskuloskeletor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

I pajisur me teknologjinë më të fundit dhe i udhëhequr nga fizioterapistë me përvojë, departamenti ofron programe rehabilitimi të përshtatura sipas nevojave individuale të çdo pacienti. Qasja multidisiplinare synon jo vetëm lehtësimin e dhimbjes, por edhe trajtimin e shkakut të saj, duke mundësuar rikthim të sigurt në aktivitetet e përditshme.

Shërbimet përfshijnë rehabilitimin e patologjive të shtyllës kurrizore, përfshirë herniet diskale cervikale, torakale dhe lumbale, rehabilitimin ortopedik dhe post-operativ pas ndërhyrjeve të ligamenteve (ACL/PCL), menisqeve dhe vendosjes së protezave të gjurit apo kërdhokullës. Po ashtu, trajtohen me sukses dhimbjet muskulore, tendinitet, spasticiteti dhe mbingarkesat funksionale, ndërsa programe të veçanta janë të dedikuara për korrigjimin e posturës dhe edukimin e pacientëve për një qëndrim të shëndetshëm të trupit.

Në United Hospital, fizioterapia nuk kufizohet vetëm në trajtim, por përfaqëson një proces të plotë rehabilitimi, ku çdo pacient udhëhiqet me profesionalizëm drejt rikuperimit të qëndrueshëm dhe një jete më aktive. Investimi në rehabilitim të hershëm dhe të specializuar mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar komplikimet afatgjata dhe për të rikthyer mirëqenien fizike./rajonipress/

Për termine dhe konsultë profesionale:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë – Kosovë

Continue Reading

Kulturë

Edicioni i pestë i “Prizren Fest”: Baleti klasik ngjitet në skenën e Teatrit mbi Lum

Published

on

By

Në kuadër të edicionit të pestë të festivalit “Prizren Fest”, adhuruesit e artit skenik do të kenë mundësinë të ndjekin një shfaqje të veçantë të baletit klasik. Ngjarja do të mbahet të enjten, më 23 korrik, duke filluar nga ora 20:30, në Teatrin mbi Lum “Banka Ekonomike”.

Shfaqja vjen si produksion i “ANGELS Ballet School” nga Prishtina, në bashkëpunim me “Prizren Fest”. Një nga kryeveprat më të njohura të baletit klasik do të interpretohet nga talentet e reja të kësaj shkolle, krah për krah me solistë profesionistë ndërkombëtarë.

Përmes muzikës së pavdekshme të Tchaikovsky-t dhe lëvizjeve skenike, publiku do të përjetojë një histori magjike dedikuar dashurisë, besnikërisë dhe sakrificës.

Me një program të larmishëm ndërkombëtar të shtrirë në 11 lokacione të ndryshme, “Prizren Fest” tashmë është shndërruar në një prej ngjarjeve më të rëndësishme teatrore të verës në Kosovë.

Edicioni i pestë vjen me produksione nga vende të ndryshme të botës, me tema që trajtojnë çështje universale e shoqërore, si dhe me synimin për ta kthyer teatrin në një mjet komunikimi të drejtpërdrejtë me publikun. Edicioni i sivjetmë do të hapet zyrtarisht me shfaqjen “Borderless Body” nga Sllovenia. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara