Lajmet

Anglia planifikon karantinim në tetor, nëse vazhdon rritja e të shtruarve në spitale

Published

on

Ministrat mund të marrin në konsideratë një karantinim dy-javor në tetor nëse të infektuarit me COVID-19 që shtrihen në spitale vazhdojnë të rriten në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një raporti në The i, Qeveria ka hartuar plane për kufizime gjatë gjysmës së procesit mësimor në shkolla.

Një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat (Sage) i tha gazetës Mirror se Anglia do të prekë kulmin e infektimeve dhe shtrimeve në spital dhe ky shqetësim po rritet se shërbimi shëndetësor do  të përballet me mbingarkesë.

“Do të ishte e arsyeshme të kishim plane emergjente, dhe nëse kërkohet një bllokim, ta kalojmë atë në mënyrë që të ketë ndikim minimal ekonomik dhe shoqëror.” tha burimi i Sage për gazetën.

Ministri i Shëndetësisë, Nadhim Zahawi, ka thënë se nëse zyrtarët kryesorë mjekësorë të Mbretërisë së Bashkuar e miratojnë atë, Qeveria është e përgatitur të fillojë të japë vaksina për fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç. Mes frikës se rastet e gripit të dimrit mund të komplikojnë presionin mbi Shërbimin Shëndetësorë Kombëtarë (NHS), ai tha se dozat shtesë të vaksinave anti-COVID-19 mund të jepen në të njëjtën kohë me ato të gripit, raporton Mirror.

Boris Johnson gjithashtu thuhet se është gati të ri-prezantojë mbajtjen e maskave dhe kufizimet e distancës sociale në hapësirat publike dhe në transport.  Rreth 43.4 milion njerëzve u janë dhënë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, tha Qeveria, por shtrimet në spitale kanë mbetur vazhdimisht mbi 900-në ditë, kohët e fundit.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara