Lajmet

Angela Merkel kërkoi karrige gjatë momentit të himnit, zbulohet arsyeja

Published

on

Kancelarja gjermane Angela Merkel po zhvillon sot vizitën e fundit zyrtare në postin e saj. Ajo u prit në Rinas nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka për të pasuar më pas pritjen protokollare nga kryeministri Edi Rama.

Ajo që ra në sy ishte fakti se Merkel dhe Rama qëndruan të ulur në karrige në momentin e himnit. Gazetarja e ABC, Esiona Konomi mëson se për arsye shëndetësore ajo kishte kërkuar një karrige për të nderuar këtë moment pasi nuk mund të qëndronte gjatë në këmbë.

Për të qenë në sinkron me lëvizjet e kancelares, edhe kryeministri Edi Rama është bashkuar me të duke u ulur në karrige deri në përfundim të ceremonisë.

Më pas të dy liderët kanë zhvilluar një takim për të paktën 30 minuta kokë më kokë. Ndërkohë tashmë po zhvillohet takimi mes dy ekipeve.

Pas kësaj, Merkel do të takohet në Rinas, në Tirana Buisnes Center me liderët e Ballkanit Perëndimor. Mësohet se në momentet e fundit është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministres së Serbisë Ana Brnabić e cila është nisur drejt Tiranës për të qenë prezente në takim.

Aktualitet

Haradinaj pas aksidentit në Gjakovë: Të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy punëtorë gjatë orarit të punës në Gjakovë.

Ai e cilësoi këtë si një goditje të rëndë jo vetëm për familjarët e viktimave, por edhe për tërë shoqërinë, duke kërkuar rritje të përgjegjësisë nga institucionet shtetërore dhe më shumë kujdes nga bizneset për kushtet e sigurisë në punë.

“I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë. Humbja e jetës në përpjekje për të siguruar bukën e gojës është një tragjedi e madhe për familjet, por edhe për gjithë shoqërinë tonë”, tha Haradinaj.

Gjithashtu ai tha se ndërmarrësit kosovarë duhet që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve në çdo vend pune.

“Për organet shtetërore, ky rast duhet të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale dhe për të garantuar zbatimin e plotë të ligjeve që mbrojnë punëtorin. Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, me kolegët e tyre dhe me gjithë qytetarët e Gjakovës.” – shtoi Haradinaj.

Continue Reading

Aktualitet

Uran Ismaili prezanton zgjidhjet për Prishtinën

Published

on

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili nga radhët e PDK-së, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në një ngjarje publike ditën e mërkurë, më 23 korrik, me fillim nga ora 19:30, në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, Ismaili ka njoftuar se do të prezantojë programin e ri dhe zgjidhjet e tij për një Prishtinë më funksionale, më të pastër dhe më të jetueshme.

“Ejani me familjen e miqtë, bashkë për një Prishtinë që i shërben të gjithëve,” thuhet në ftesën e tij drejtuar qytetarëve.

Continue Reading

Aktualitet

Osmani falenderon Katarin për sigurimin e protezave për invalidët e luftës

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, me të cilin diskutoi mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve.

Në takim u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe u diskutuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në fokus të takimit ishte falënderimi i veçantë i Presidentes Osmani për mbështetjen konkrete të ofruar nga Katari për sigurimin e protezave për invalidët e luftës. Presidentja e vlerësoi këtë hap si një shembull kuptimplotë të solidaritetit dhe humanizmit që forcon lidhjet midis dy popujve.Osmani dhe Ambasadori Al Dosari shprehën vullnetin për t`i forcuar edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 14 dhe 17 gradë Celcius, ndërkaq maksimalet e ditës lëvizin nga 32 dhe 36 gradë Celcius.

Në disa vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës, sipas IHK.

 

Continue Reading

Të kërkuara