Sport

Andi Zeqiri i papërmbajtshëm, shënon prapë në fanellën e Zvicrës

Published

on

Sulmuesi kosovar Andi Zeqiri i cili pritet që në tetor t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës po vazhdon të shkëlqej tek Zvicra U21, shkruan “Zeri.info”.

Ai ka shënuar sonte në fitoren me rezultat 2:1 ndaj Sllovakisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Zeqiri realizoi golin e parë për Zvicrën në minutën e 88-të nga penalltia.

Te Zvicra sonte luajti edhe futbollisti tjetër shqiptar Nedim Bajrami i cili u inkuadrua në minutën e 68-të dhe u përjashtua me karton të kuq dy minuta më vonë.

Përveç tyre në fanellën helvetike u paraqitën edhe Toni Domgjoni, Bastien Toma e Kastriot Imeri. /Zeri.info

Continue Reading

Sport

Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka shpallur futbollistin e FC Malisheva, Laurent Xhylani, si “Ylli i Javës” për javën e 23-të të këtij edicioni.

Xhylani u vlerësua për performancën e tij në ndeshjen kundër FC Prishtina, ku shënoi dy gola, duke kontribuar në fitoren e rëndësishme 3:0 të ekipit të tij. Vlerësimi u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas marrjes së çmimit, Xhylani u shpreh:

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, të cilën e kemi përgatitur shumë mirë, duke i analizuar të gjitha pikat e forta dhe të dobëta të FC Prishtinës dhe në fund arritëm një fitore të rëndësishme. Në ekip kemi një atmosferë shumë të mirë, sidomos me ardhjen e stafit të trajnerëve. Vazhdojmë të kemi të njëjtin synim: daljen në Evropë apo titullin kampion. Jam shumë i gëzuar për këtë çmim, i falënderoj bashkëlojtarët e mi dhe këtë çmim ia dedikoj nënës time.”

Ky çmim i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën kosovare dhe nënvizon kontributin e Xhylanit në suksesin e ekipit të tij.

Continue Reading

Sport

Sot nis spektakli i 1/8 së finales së Champions League

Published

on

By

Sot zhvillohet një mbrëmje emocionuese në fazën e 1/8 së finales së UEFA Champions League, ku katër përballje interesante do të vendosin shumë për rrjedhën e dueleve. Ndeshjet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, dhe çdo rezultat ka rëndësi të madhe.

Në orën 18:45, në Stamboll përballen turqit e Galatasaray dhe anglezët e Liverpool FC. Për shkak të ndëshkimit nga UEFA, Galatasaray luan pa tifozë, ndërsa Liverpool synon një rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit në Angli.

Një tjetër duel i fortë është mes italianëve të Atalanta dhe kampionëve gjermanë të Bayern Munich, ku përvoja dhe cilësia e bavarezëve do të sfidojnë ekipin nga Bergamo.

Në orën 21:00 zhvillohet përballja mes Atlético Madrid dhe Tottenham Hotspur, ku spanjollët kërkojnë kontrollin e lojës, ndërsa londinezët synojnë të marrin avantazh për kthimin.

Një nga ndeshjet më intriguese zhvillohet në Angli, ku Newcastle United pret spanjollët e FC Barcelona. Rikthimi i Newcastle në skenën evropiane e bën këtë duel edhe më interesant, ndërsa Barcelona kërkon të konfirmojë ambiciet për një rrugëtim të gjatë në Ligën e Kampionëve.

Të katër përballjet e sotme pritet të japin sinjalet e para se cilat skuadra janë më pranë çerekfinales së kompeticionit më prestigjioz të futbollit evropian.

Continue Reading

Sport

Zyrtari i FIFA-s: Kupa e Botës është shumë e madhe për t’u shtyrë

Published

on

By

Drejtori operativ i FIFA për Kupën e Botës, Heimo Schirgi, ka deklaruar se turneu më i madh i futbollit në botë është “shumë i madh” për t’u shtyrë, pavarësisht tensioneve globale dhe zhvillimeve të fundit të lidhura me luftën mes United States dhe Israel kundër Iran.

FIFA World Cup 2026 do të zhvillohet në United States, Mexico dhe Canada, ndërsa ndeshja hapëse është planifikuar të luhet më 11 qershor.

Schirgi ka theksuar se FIFA po ndjek nga afër zhvillimet ndërkombëtare dhe situatën e sigurisë.

“Nëse do të kisha një top kristali, do t’ju tregoja tani se çfarë do të ndodhë, por është e qartë se situata po zhvillohet dhe ndryshon nga dita në ditë,” ka deklaruar ai. “Ne po e monitorojmë nga afër dhe po bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë.”

Në këtë edicion historik të Botërorit do të marrin pjesë 48 përfaqësuese kombëtare, për herë të parë në histori me këtë format të zgjeruar.

Ndërkohë, është raportuar se qytetarët nga katër prej vendeve pjesëmarrëse aktualisht e kanë të ndaluar hyrjen në SHBA, sipas një vendimi të presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump. Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se do të ketë përjashtime për futbollistët, zyrtarët e ekipeve dhe familjarët e tyre më të afërt, në mënyrë që pjesëmarrja në turne të mos ndikohet.

Continue Reading

Sport

KB Sigal Prishtina tërhiqet nga Liga ENBL

Published

on

By

KB Sigal Prishtina ka njoftuar se është detyruar të ndërpresë pjesëmarrjen në European North Basketball League (ENBL).

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, ky vendim vjen si pasojë e obligimeve financiare dhe administrative të papërmbushura ndaj ligës, të cilat janë krijuar nga kryesia e kaluar e klubit. Drejtuesit aktualë kanë theksuar se, përkundër përpjekjeve për të gjetur zgjidhje dhe për ta vazhduar garimin në këtë kompeticion ndërkombëtar, obligimet e trashëguara e kanë bërë të pamundur vazhdimin e pjesëmarrjes në këtë moment.

Në të njëjtën kohë, duke marrë parasysh situatën sportive nëpër të cilën po kalon skuadra dhe krizën aktuale të rezultateve, klubi ka vendosur që në këtë periudhë të përqendrohet maksimalisht në garat vendore dhe në stabilizimin e ekipit.

KB Sigal Prishtina ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të punuar seriozisht në rikthimin e stabilitetit në klub dhe për arritjen e rezultateve që i takojnë historisë dhe traditës së këtij klubi.

Në fund të reagimit, klubi ka falënderuar drejtuesit dhe zyrtarët e European North Basketball League për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar ndaj klubit.

Continue Reading

Të kërkuara