Sport

Ancelotti sfidon La Ligan, kërkon të arrihet niveli i Premier Ligës

Këtë fundjavë Reali do të synojë të vazhdojë formën pa humbje në La Liga, ku do të përballet me Real Betisin

Published

on

Trajneri italian, Carlo Ancelotti mposhti tri skuadrat të cilat janë ndër më të mirat në Premier Ligë në rrugën për të fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin sezonin e kaluar.

Megjithatë, trajneri italian beson se La Liga dhe ligat e tjera evropiane duhet të bëjnë më shumë në mënyrë që të arrijnë nivelin e kampionatit anglez.

Këtë fundjavë Reali do të synojë të vazhdojë formën pa humbje në La Liga, ku do të përballet me Real Betisin, të dy këto skuadra që momentalisht kryesojnë tabelën me bilanc të 100% të fitoreve.

Duke folur për “Marca” përpara ndeshjes me Betisin, Ancelotti u pyet për pabarazinë financiare midis La Ligës dhe Premier Ligës.

“Nuk e di se kur do të ndalet kjo. Objektivi për të gjitha ligat, jo vetëm për ligën spanjolle, është afrimi me të, përmirësimi i cilësisë së lojës, atmosfera, stadiumet e reja, mungesa e dhunës”, tha Ancelotti.

“Premier Liga është shumë përpara me shitjen e të drejtave televizive, ata kanë mposhtur ligat e tjera, ka një atmosferë të mirë, pa dhunë, me stadiume plot, stadiume që funksionojnë. Ata kanë një avantazh dhe objektivi i pjesës tjetër duhet të jetë përmirësimi i këtyre aspekteve mbi të gjitha”, shtoi më tej trajneri italian.

Ndërsa ka pasur një pabarazi mes Premier Ligës dhe La Ligas për sa i përket financave për disa kohë, dallimi mes dy kampionateve po arrin nivele të papara më parë. Tashmë duket se po e kërcënon edhe ekuilibrin e futbollit evropian. 

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara