Aktualitet

Analiza e Lubonjës: Pse përplasjen Basha – Berisha po e gatuan Rama

Published

on

“Me gjithë problemet që ka Berisha, Basha ne kemi nevojë për opozitë të fortë”. Kështu deklaron analisti Fatos Lubonja, duke komentuar përplasjen Berisha-Basha si dhe situatën politike apo qeverisjen e Edi Ramës në vend.
Lubonja tha në emisionin “Real Story” në News24 se Basha është i dobët duke shpjeguar arsyet sipas tij, teksa theksoi se situata mes tij e Berishës është e përgatitur nga Edi Rama.

“Ne sot duhet të ishim këtu, ne mediat të gjitha, duke u marrë me qeverinë, me energjinë, me shumë probleme që kemi, me borxhin etj dhe kemi kaq kohë që merremi Basha-Berisha… që është një problem edhe i asaj opozite që kanë arritur këtu.

Basha është i dobët, pse është i dobët? Për dy arsye, ka qenë bashkëpunëtor me Berishën, nëse bëhen akuza për korrupsion, për sistemin e ngritur me oligarkë, janë ata që e kalëruan këtë sistem që u ngrit nga Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama.

Është ngritur në atë kohë dhe ata kanë vazhduar të bashkëpunojnë, e para dhe e dyta është i dobët sepse deri dje jo vetëm Basha, nuk kanë thënë që ky Berisha është përgjegjës për këtë sistemin e oligarkisë që ka ngritur dhe Rama e ka çuar më tej, ne kemi përgjegjësitë tona, por kanë thënë deri dje na thonë amerikanët, ky është burrë i mirë, ne do e heqim.

Kur nuk je i zoti të mbrosh kryetarin tënd, kjo është dobësi. Në vend që kjo krizë të shërbejë pikërisht për të hapur këtë debat, si u ngrit sistemi, kush e ngriti, kush po e punon sistemin…

Lulzim Basha duhet t’u thoshte amerikanëve, “ore zotërinj ne kemi përgjegjësi, por kemi 8 vjet që kemi ikur dhe korrupsioni gjasme që doni të luftoni është më i madh tani, ose nëse doni të bëni politika me Edi Ramën na lini të bëjmë punën tonë”.

Me gjithë problemet që ka Berisha, Basha ne kemi nevojë për opozitë të fortë. Basha plus Berishën, e bënte më të fortë PD-në, si bandë, por gjithsesi. Kjo situatë që këta të dy luftojnë me njeri-tjetrin është e përgatitur nga Rama, këta nuk kanë kurajë t’u thonë amerikanëve “s’e bëjmë dot”.

Të gjitha këto janë dobësitë e tyre që sot po bën qejf Edi Rama. Është tamam në lojën e tij. Problemi ynë është shumë më i madh, energjinë që na e shet e blen në këto forma dhe ne merremi me këtë.

Këtu është një skandal total dhe ne akoma merremi me opozitën. Unë mendoj që përgjegjësinë e parë e ka Basha që nuk i tha dot amerikanëve jo. E dyta është përgjegjësi e Bashës sepse s’ka bërë gjë përpara për të luftuar ato që thashë. Edhe Berisha është në lojën e vet, ky është Berisha. Atë gjuhë që ka përdorur me opozitën, atë po përdor dhe me Bashën”, – deklaroi Lubonja. /BW

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara