Kulturë

Amber Heard – Nga një aktore e milionave, në një aktore me karrierë të dështuar?!

Published

on

“Nëse keni menduar se reputacioni nuk ka rëndësi, mendojeni edhe njëherë!”

Edhe nëse i injoroni plotësisht të gjitha thashethemet për rastin e saj me Johnny Depp, spekulimet, reagimet e ashpra në drejtim të jetës së saj personale, që në fakt është e vështirë kur ka aq shumë, Amber Heard nuk ka qenë as në periudhën më të mirë të saj në ekran, pas rolit kryesor që ajo pati në Aquaman, i cili fitoi mbi 1.1 miliard dollarë në arka, mjaftueshëm për të hyrë në librat e historisë.

Amber Heard në filmin Aquaman.

Edhe Zack Snyder, i cili ishte njëherë në mesin e fansave të saj, e pa aktoren duke u kritikuar për vendimin e çuditshëm dhe përfundimisht të gabuar për t’i dhënë Merës një theks britanik për çfarëdo arsye, diçka që ajo ishte qartë e paaftë për ta bërë.

Amber Heard në Justice League.

Për më tepër, thrilleri misterioz i London Fields u hodh në kinema pesë vjet pas xhirimeve të përfunduara, gjatë së cilës kohë regjisori paditi producentët për mashtrim, ndërsa Heard ishte gjithashtu subjekt i një procesi prej 10 milion dollarësh për një film që nga të gjitha llogaritë dhe analizat që iu bënë, u cilësua i tmerrshëm!

Heard në filmin London Fields.

Filmi i fundit, Gully, të paktën doli pak më mirë, por kritikët ende e bazuan dramën rëndë. Pasi ishte premierë fillimisht në prill 2019, pandemia e koronavirusit e la atë të mbyllur për më shumë se dy vjet, dhe që kur përfundimisht shënoi një dalje në ekran, arriti të sillte vetëm 36,000 dollarë në mbarë botën dhe nuk ka luajtur kurrë në më shumë se 100 teatro në të njëjtën kohë.

Amber Heard gjatë xhirimeve të filmit më të ri Gully.

Të paktën Aquaman dhe The Lost Kingdom do të duhet t’i sjellin Amber Heard disa suksese, pas një vargu dështimesh!

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara