Lajmet

Ambasadorja kroate: Mbështesim rrugën e Kosovës drejt NATO-s dhe integrimeve evropiane

“Ne kemi mbështetur dhe vazhdojmë ta mbështesim rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane” tha ajo.

Published

on

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, ka shprehur mbështetjen për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO.

Pas takimit që pati me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvend, ajo tha se raportet mes Kosovës dhe Kroacisë janë të shkëlqyeshme, derisa përgëzoi Kosovën për rreshtimin, siç tha në anën e duhur të historisë, pas agresionit rus në Ukrainë.

“Kemi folur për marrëdhëniet bilaterale të cilat janë shumë miqësore, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme që janë sot me rëndësi, për bashkëpunimin rajonal, dhe çdo gjë që i preokupon vendet tona. Kroacia vazhdimisht mbështet integrimin Euro-Atlantik të Kosovës. Ne jemi ndër vendet e para që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, katërmbëdhjetë vite më parë. Ne e kemi mbështetur dhe vazhdojmë ta mbështesim rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe në NATO dhe Partneritetin për Paqe. Sa i përket agresionit rus në Ukrainë, jemi mirënjohëse ndaj Kosovës që është rreshtuar në anën e duhur të historisë, natyrisht siç bëmë edhe ne, BE dhe ShBA. Sikurse Kroacia, edhe Kosova ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, si ekonomike, një ashtu edhe politike”, tha ajo.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit, Haki Abazi, tha se gjatë diskutimit me ambasadoren kroate folën për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në rajonin ballkanik, pas luftës në Ukrainë.

“Bashkëbiseduam për tema të ndryshme, kryesisht për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës. Në marrëdhëniet e shkëlqyeshme që kemi dhe mundësitë që këto të avancohen edhe më tutje. Natyrisht që në rrethanat e reja të krijuara pas luftës së paprovokuar në Ukrainë janë çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes së rajonit ato që dominojnë diskutimin edhe të politikës së jashtme… Natyrisht edhe tema e integrimit evropian dhe tema të politikës së jashtme. Përvoja e shtetit kroat në procesin e integrimeve evropiane ishte pjesë qendrore e diskutimit tonë të përbashkët”, theksoi Abazi.

Ndërkohë, tha se prekën edhe çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe pranisë më të madhe të bizneseve kroate në Kosovë.

“Tentuam të prekim çështjet edhe të bashkëpunimit ekonomik dhe pranisë së biznesit dhe kompanive kroate, po ashtu edhe mundësive që tregu kroat paraqet për prodhuesit dhe kompanitë kosovare”, shtoi ai.

Krahas kësaj, Abazi u shpreh falënderues edhe ndaj prezencës së ushtarëve korat në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

Lajmet

FSK konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit të zhdukur në liqenin e Ujmanit

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit që ishte zhdukur ditë më parë në liqenin e Ujmanit.

Në një njoftim zyrtar, FSK bëri të ditur se pas kërkimeve intensive, është lokalizuar trupi i viktimës, i cili më pas i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme ligjore.

Njoftimi:

FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur. Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.

Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

Continue Reading

Lajmet

​Presidenti i Milanit thyen heshtjen për Ardon Jasharit

Published

on

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, këmbëngul se Ardon Jashari dëshiron t’i bashkohet Rossonerëve ‘me çdo kusht’, por gjigantët e Serie A nuk duan të ofrojnë shumë. Milani mbetet në kërkim të talentit zviceran Jashari, por oferta e tyre e fundit me vlerë 33.5 milionë euro plus bonuset u refuzua nga Club Brugge.

“Nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht”, tha presidenti i Milanit, Scaroni, të martën, nëpërmjet “Calciomercato”

Scaroni iu përgjigj shpejt një pyetjeje nga një gazetar në Lega Serie A në Milano, përpara një takimi me presidentët e tjerë të Serie A.

Gjatë të njëjtit takim, drejtuesit e Interit dhe Atalantës pritet të vazhdojnë negociatat për Ademola Lookman .

Drejtori i Milanit, Igli Tare, tha të dielën se Milani nuk do të bënte një ofertë tjetër për Jasharin, pavarësisht se e dinte se çmimi i kërkuar nga Club Brugge për 22-vjeçarin është vendosur në 40 milionë euro.

Jashari nuk ishte pjesë e skuadrës së Club Brugge për dy ndeshjet e para garuese këtë sezon.

Milani ka bërë ndryshime të mëdha në mesfushë këtë verë, duke shitur Tijjani Reijnders te Manchester City dhe duke nënshkruar me Samuele Ricci dhe Luka Modric.

Continue Reading

Lajmet

Kurti mirëpriti ministrin e Irlandës për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Thomas Byrne

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ministrin e Irlandës për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Thomas Byrne.

Temat qendrore të bisedës ishin marrëdhëniet bilaterale dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, dhe fuqizimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes.

Duke rikujtuar takimin e parë në korrik të vitit 2022, kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën e sërishme ministrin Byrne, që tregon për marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, partneritetin dhe miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës.

Ai e falënderoi për kontributin e Irlandës për paqe dhe siguri në vend përmes pjesëmarrjes në misionin e NATO-s në Kosovë, dhe për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Kryeministri foli për rritjen e ekonomisë që Kosova ka shënuar në katër vitet e fundit dhe avancimin e demokracisë si dhe reformat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – me këtë rast theksoi rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për Kosovën mbi bazën e meritokracisë.

Gjithashtu foli për investimet në mbrojtje dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas kritereve dhe standardeve të vendeve anëtare të NATO-s, dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Irlandën në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Potenciali i vendit tonë në fushën e teknologjisë, mundësitë për investime që ofron dhe roli i diasporës ishin po ashtu pika të diskutimit, në të cilat u theksua shembulli i mirë që Irlanda përfaqëson në zhvillimin e industrisë së teknologjisë nga i cili mund të përfitojë Kosova, dhe modeli irlandez i organizimit të diasporës, të cilin po e zbaton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takoi shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, diskutuan për rëndësinë e sundimit të ligjit

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në vend.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që raportet e OSBE-së të pasqyrojnë me saktësi realitetin në terren, dhe që incidentet e raportuara të jenë të bazuara në fakte të verifikuara dhe të konfirmuara edhe nga institucionet e sigurisë në Kosovë.

Presidentja diskutoi edhe për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe adresimin e ndërhyrjeve ilegale nga Serbia, përfshirë presionin që ushtrohet nga Serbia ndaj qytetarëve serbë në Kosovë me qëllim të pengimit të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

Tutje, Presidentja Osmani theksoi se përkushtimi i institucioneve të Kosovës për paqe, stabilitet dhe gjithëpërfshirje mbetet i palëkundur.

Continue Reading

Të kërkuara