

Lajmet
Ambasadori Hovenier sot në Gjakovë
Published
1 year agoon
By
Betim GashiAmbasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier do të vizitojë sot Gjakovën, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini, do të mbajnë një konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në njërin nga hotelet e qytetit, duke nis nga ora 12:50.
Lajmet
Roma synon të rinovojë kontratën e Paulo Dybala-s
Published
8 minutes agoon
October 1, 2025By
UBT News
Roma po përgatit hapat e parë për rinovimin e kontratës së Paulo Dybala-s, ndërkohë që sulmuesi argjentinas pritet të rikthehet së shpejti në fushë.
Drejtuesit Frederic Massara dhe Stefano Ranieri po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshjeje të re, e cila do t’i lejonte Dybala-s ta mbyllte karrierën te Giallorossët.
Megjithatë, kontrata e re pritet të përfshijë një pagë më të ulët se aktualja.
Diskutimet paraprake me përfaqësuesit e lojtarit pritet të nisin gjatë këtij muaji, ndërsa qëllimi i klubit është ta mbajë argjentinasin për një kohë të gjatë në “Olimpico”, thotë “Corriere dello Sport”. /S.K/KP/
Lajmet
Covey për incidentet: Asnjë prej aktiviteteve nuk lidhen drejtpërdrejt me Thaçin
Published
31 minutes agoon
October 1, 2025By
UBTnews
Jock Covey, i cili ka shërbyer si zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së, Bernard Kushner, po e vazhdon dëshminë e tij në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gjatë dëshmisë së tij sot, më 1 tetor, pati edhe pjesë të seancën që kaluan në sesion privat. Në seancë të hapur, dëshmitari tha se deklaratat e tij që kanë të bëjnë me incidentet e pretenduara të UÇK-së, kanë të bëjnë vetëm me vlerësimet e tyre lidhur me rolin e Thaçit.
Ai theksoi se asnjë prej këtyre incidenteve nuk lidhen drejtpërdrejt me Hashim Thaçin.
“Dëshmia ime, deklarata ime ka të bëjë me vlerësimet tona lidhur me rolin që ka luajtur zotëri Thaçi, rol të hamendësuar apo real, lidhur me këto incidente. Pra, deklarata ime tregon kryesisht gjykimin tonë lidhur me autoritetin që ka pasur ai për individë të cilët është provuar apo jo që kanë kryer këto krime. Sipas mendimit tim, asnjë prej këtyre aktiviteteve nuk ndërlidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me zotëri Thaçin apo asnjë prej tyre si të thuash kundërshton mënyrën se si ne kemi arritur në gjykimin që kemi arritur. Pra unë nuk mendoj që ju e keni sqaruar këtë çështje duke përsëritur raportin lidhur me këto incidente gjatë gjithë kohës”, tha Covey.
Jock Covey tha se nuk e di se kush kanë qenë themeluesit e UÇK-së dhe as cili ishte roli i Thaçit në Rambuje.
“Nga historia e di se në përfundim të Rambujesë ai [Thaçi] ishte caktuar të ishte kryeministër i qeverisë së përkohshme. Unë siç e thash, isha i përfshirë në një projekt tjetër në universitet, kështu që nuk e di se në çfarë cilësie ishte ftuar apo cili ishte roli që ka luajtur gjatë diskutimeve të brendshme të mbajtura në Rambuje”, tha ai.
Video 10.28
Prokurorja: A keni pasur dijeni kush kanë qenë themeluesit e UÇK-së?
Dëshmitari: Jo.
Prokurorja: A keni pasur njohuri lidhur me rolin e LPK-së për krijimin e UÇK-së?
Dëshmitari: Jo.
Prokurorja: A keni pasur dijeni se kë e ka caktuar LPK-ja si përgjegjës për ta ndërtuar UÇK-në?
Dëshmitari: Jo.
Prokurorja: A e keni lexuar aktakuzën në këtë çështje?
Dëshmitari: Nuk e kam lexuar.
Prokurorja: Pra ju nuk e dini cilat krime janë pjesë e akuzave në këtë çështje gjyqësore?
Dëshmitari: E saktë. Por besoj jam këtu për të folur për përgjegjësinë.
Prokurorja: Raporti i Departamentit të shtetit për Serbinë dhe Malin e Zi për të drejtat e njeriut më 1998, është përgatitur në janar 1999. Këtu thuhet elementë të UÇK-së kanë kryer vrasje, kanë qenë përgjegjës për zhdukjet, kanë rrëmbyer dhe mbajtur në ndalim policë serbë dhe civilë serbë e shqiptarë, ata që dyshoheshin se ishin besnikë ndaj qeverisë së Serbisë…A janë këto lloj raportimesh për të cilat ju keni pasur në dijeni?
Dëshmitari: Këtë dokument konkret nuk e kam parë kurrë. Praktikat e përshkruara në këtë paragraf “ishin diçka që e dinin të gjithë”, por nuk kam qenë i përfshirë në procesin e dokumentit të rasteve konkrete, individuale… Siç e thash, ky lloj raportimi ishte i përhapur por po e përsëris, jam i shqetësuar nëse kjo ka ndonjë lidhje me përfundimet që unë kam shprehur në deklaratë…Si diplomat, diplomati ka vetëm integritetin dhe kredibilitetin për të ofruar dhe më duket sikur kjo po kundërshtohet në bazë të cilën nuk e kuptoj.
Më tej prokurorja e pyeti atë lidhur me KFOR-in gjerman ndërsa e paraqiti një dokument në gjuhën gjermane.
“Kontingjenti i KFOR-it gjerman ka për detyrë ndër të tjera që të ndalojë kriminelët dhe t’i mbaj në ndalim, me përjashtim të anëtarëve të kontingjenteve ndërkombëtare për të siguruar rendin publik, në kuadër të rendit publik, për të parandaluar krime të mëtutjeshme dhe nëse është e nevojshme, të ndihmojë ndjekjen penale të kryesve të këtyre veprave. Trupat e KFOR-it gjerman do të arrestojnë persona që dyshohet se kanë kryer vepra të rënda penale, një krim apo vepër penale të një natyre të rëndë të cilët janë kapur në flagrancë ose ishin duke e kryer këtë vepër penale. Ata mund të ndalohen pa urdhër gjykate derisa të caktohet një gjykatës nga prania e sigurisë civile”, lexoi prokurorja ndërsa e pyeti dëshmitarin a ka qenë kjo pjesë e detyrave të KFOR-it në atë kohë apo jo?
“Nuk mendoj se është përshkrim i saktë kjo që pamë. Ka kaluar shumë kohë dhe gjermanishten nuk e njoh mirë por nuk mendoj se përkthimi është i saktë. Nuk do të thotë arrestim por ndalim, të ndalosh një person. Ky është një dokument i përgatitur nga kontingjenti gjerman, as nga selia e NATO-s, as nga komanda qendrore e Jackson. Secili prej kontigjentëve, kishte disa autonomi, disa kishin më shumë se të tjerët. Francezët njiheshin që ishin shumë autonom në llojin e tyre, edhe amerikanët po ashtu autonomë, gjermanët nuk e kundërshtonin autoritetin qendror por askush nuk e shikonte çka bënin nga qendra. Prandaj më duket se është tepruar pak në përshkrimet që janë bërë kur flitet për detyrimet e forcave ushtarake sa u takon vepriomtarive kriminale”, tha ai.
Më pas pati ndërhyrje nga gjykatësi Fergal Gaynor.
Gjykatësi: Që ta kuptoj unë këto pyetje kanë për synim të vërtetojnë se KFOR-i në fakt ka ndaluar persona në praktikë, për vepra të rënda penale.
Prokurorja: Jo, është me gjerë, është për të kuptuar mënyrën si e kanë ushtruar mandatin e tyre.
Gjykatësi: Pra ju po vini në pikëpyetje besueshmërinë e dëshmitarit apo po nxjerrni dëshmi për të mbështeture argumentet tuaja?
Prokurorja: Po përpiqem të kuptoj çfarë ka thënë dëshmitari në deklaratën e vetë.
Gjykatësi: Sepse më duket mua që ju po përpiqeni të përcaktoni se KFOR ka pasur mundësi të ndalonte persona për vepra të rënda penale.
Prokurorja: Nuk jam fokusuar tek mandati i KFOR-it, jam fokusuar te mënyra si është zbatuar.
Më pas seanca vazhdoi private, për t’u kthyer publike pas pushimit të drekës.
Dëshmia e Jock Covey vjen pasi në gjykatore u dëgjuan dëshmia e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ajo e ish-këshilltarit ligjor të ekipit të Kosovës në Rambuje, si dhe dëshmia e ish-diplomatit britanik John Stewart Duncan.
Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.
Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020./D.B/KP
Lajmet
Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë të Veriut, dyshohen për lëndim të lehtë
Published
49 minutes agoon
October 1, 2025By
UBTnewsTre të mitur janë arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.
Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuarit janë: I.D. – 2010, J.S. – 2010, V.M. – 2011.
“Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshimet e bazuara se ata janë të përfshirë në rastin e raportuar më 28 shtator në Mitrovicë të Veriut, kur ankuesi kishte raportuar se ishte sulmuar fizikisht derisa po lëvizte në rrugën ‘Lola Ribar’ dhe të njëjtët gjithashtu kishin kanosur nipin e tij të mitur, ankuesi pas rastit kishte pranuar edhe trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar.
“Arrestimi i të miturve është realizuar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ndërsa ata janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, pas intervistimit, të njëjtët janë liruar, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale: ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Kanosje’”, ka njoftuar Policia./D.B/EO

Lautaro Martinez është tashmë pjesë e historisë së Interit, pasi ka shënuar në shtatë sezone radhazi në Ligën e Kampionëve, dhe kjo pasi vetëm tre kolegë të nivelit të lartë si Mbappé, Haaland dhe Griezmann kanë arritur ta bëjnë këtë.
Dy golat e tij kundër Slavias e çojnë totalin e golave të tij në 23 në garën më të mirë evropiane për klube, nga 159 për Nerazzurrët.
Nëntë prej tyre erdhën sezonin e kaluar, ai që përfundoi me finalen e pafat në Mynih.
E gjithë kjo pasi hyri në pesëshen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Interit. Edhe të shtunën e kaluar, në Cagliari, ai arriti 117 gola në Serie A, duke tejkaluar Sandro Mazzola-n dhe duke u zhvendosur në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të ligës për Nerazzurrët.
Përpara tij mbeten vetëm Meazza, Lorenzi, Nyers dhe Altobelli , një përzierje e shkëlqyer e legjendave të Interit.
Ai nuk ishte aty kundër Ajax, në debutimin e tyre evropian të sezonit, por e kompensoi menjëherë pasi arriti të rikthehej në atmosferën e Ligës së Kampionëve me një dopietë që tregoi urinë e tij për gola. Së pari, duke shtypur në sulmin e ulët të Slavias dhe më pas duke qenë gati t’i përgjigjej krosit të Bastonit. Shkurt, nëse dëshiron të kesh një sezon të nivelit të lartë, duhet ta shikosh atë./S.K/KP/Copa America/

Roma synon të rinovojë kontratën e Paulo Dybala-s

Robbie Williams zbulon se ka sindromën Tourette

Covey për incidentet: Asnjë prej aktiviteteve nuk lidhen drejtpërdrejt me Thaçin
Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë të Veriut, dyshohen për lëndim të lehtë

Lautaro thyen tjetër rekord në Inter

Ekranet e palosshme të Samsung drejt një klienti nga SHBA, iPhone Fold në horizont?

Aksion i policisë në Kamenicë, tre persona të arrestuar, i kapen armë e municion

Aksident në rrugën Dragash-Prizren, tre të lënduar

Kidman luftoi për të shpëtuar martesën e saj: Ajo nuk e donte këtë ndarje
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet3 months ago
UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega