28 mars 1994
Lajmet kryesore:
Mbi 40 mijë shqiptarë në tubimin protestues në Bernë të Zvicrës;
Jehona e tubimit të shqiptarëve në Bernë në mjetet e informacionit të Zvicrës;
Në Melbourn të Australisë u mbajt tubim për Kosovën e pavarur dhe neutrale;
Pesëvjetori i vrasjes së 21 shqiptarëve dhe i suspendimit të dhunshëm të Kosovës nga ish-federata;
Partia Parlamentare e Kosovës u shkroi letër disa ambasadave në Beograd;
Mplakja e popullsisë serbe;
Kryetari i ASHAK-së njofton Klintonin e Miteranin për keqtrajtimin e shkencëtarëve shqiptarë;
Represioni i policisë serbe në Kosovë.
28 mars 1995
Lajmet kryesore:
Gjashtëvjetori i rezistencës kundër suspendimit të mëvetësisë së Kosovës nga ish-federata jugosllave;
Ata që ranë tash gjashtë vjet në mbrojtje të mëvetësisë së Kosovës;
Përkujtime me rastin e 6-vjetorit të vrasjes së Ismet Krasniqit, Sevdet Xhafollit e Mehmet Ejupit;
Serbët penguan mbajtjen e mësimit në shumë shkolla;
Shtypi gjerman rreth manifestimit të shqiptarëve në Bon për njohjen e Republikës së Kosovës;
Tirana dhe Bukureshti thellojnë bashkëpunimin;
Marrëveshje për shtimin e programit shqip televiziv në Maqedoni;
Në komunën e Gllogovcit u shpërndanë afro 600 thirrje për armatën serbe;
Drejtori i SHM “Marin Beçikemi” në Vushtrri u dërgua në vuajtje të dënimit;
Me burg u dënua edhe një profesor i gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë;
Forca të policisë serbe ndërhynë sot në lokalet e shkollës fillore “Migjeni” në Mitrovicë;
Ulja e vlerës së dinarit shkaktoi çrregullim në furnizimin me bukë;
Borë e madhe në Prishtinë;
Dhuna e përditshme në Kosovë;
Ushtarakët serbë vëzhguan terrenet e dy fshatrave të Skënderajt;
Në Skënderaj rreth 200 policë serbë keqtrajtuan dhe plaçkitën disa qytetarë shqiptarë;
Gjaku që mirret në emër të pacientëve shqiptarë, shkon tjetërkund;
Policia financiare serbe në Prizren plaçkiti rreth 2 milionë dinarë;
Shtypi serb fajëson shqiptarët për rënien e dinarit;
Forcat e Maqedonisë ndërhynë kundër grevistëve në burgun e Idrizovës .
28 mars 1997
Lajmet kryesore:
Konferencë për gazetarë e kryetarit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova;
Në Kosovë shënohet 8- vjetori i rënies së dëshmorëve;
U pengua mbajtja e mësimit në shkollat shqipe;
Takim i përfaqësuesve të forcave politike të Tiranës;
Vazhdon puna në portin e Durrësit;
KS i OKB do të zhvillojë sot konsultimet rreth dërgimit të forcave evropiane në Shqipëri;
Trupat jugosllave në kufi me Shqipërinë në gjendje gatishmërie;
OSBE‑ja mbështeti dërgimin e një forcës në Shqipëri;
Dhuna e përditshme në Kosovë;
U thyen lokalet e ambulancës dhe të SHF në Panorc të Malishevës;
Studentët kërkojnë regjistrimin administrativ të semestrit;
Leka i Parë dëshiron ta udhëheqë vendin;
“Fantomët” grekë shkelën hapësirën ajrore të Maqedonisë;
Athina mohon përzierjen e saj në krizën shqiptare;
Parlamenti i Maqedonisë emëroi prokurorët dhe zëvendësprokurorët;
Në Bukuresht u botua libri “Marrëdhëniet rumuno-shqiptare”.
U ngrit aktakuza kundër 15 shqiptarëve
Prishtinë, 28 mars (QIK)
Prokuroria publike serbe e qarkut të Prishtinës ka ngritur aktakuzën kundër 15 shqiptarëve, për të cilët thuhet se kanë qenë anëtarë të organizatës “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Tre nga të akuzuarit: Besim Rama (32) nga Prekazi i Ulët, Avni Nura (42) nga Prellovci dhe Idriz Asllani (43) nga Vushtrria gjenden në paraburgim, ndërsa Adem Jashari (42) nga Prekazi i Epërm, Jakup Nura (32) nga Prellovci, Fadil Kadriu (32) nga Prekazi i Ulët, Nuredin Lushtraku (30) dhe Safet Jashari (32), po ashtu nga Prekazi i Ulët, Rafet Rama (36) nga Prekazi i Epërm, Sami Lushtaku (36) dhe Iliaz Kadriu (31) nga Prekazi i Epërm, Rexhep Selmani (26) nga Açareva, Hashim Thaçi (29) nga Broçani, Zenun Kadriu (34) nga Prekazi i Epërm dhe Avni Jonuzi (23) nga Vushtrria janë në arrati.
Siç shkruan shtypi i sotëm serb, aktakuza i ngarkon të gjithë këta se prej vitit 1992, pas qëndrimit në Shqipëri ku gjoja paskan bërë stërvitje, në Kosovë kanë organizuar grupin “terrorist” i cili ka kryer shumë sulme, në të cilat janë vrarë 4 persona dhe janë plagosur rëndë ose lehtë 16 të tjerë.
Anëtarët e këtij grupi akuzohen se gjoja në maj të vitit 1993 kanë vrarë policët Zvonko Jevtiq dhe Nebojsha Gjorgjeviq, kurse kanë plagosur pesë policë të tjerë.
Besim Rama e Safet Jashari akuzohen se kanë kryer një sulm në qendrën shkollore në Vushtrri ku janë të vendosur refugjatët serbë. Ndërkaq, Nuredin Lushtaku dhe Zenun Kadriu akuzohen se në prill të vitit të kaluar kanë vrarë Dragan Neshiqin dhe kanë plagosur policin Slobodan Grudiq. Më tutje thuhet se anëtarët e kësaj organizate kanë kryer disa sulme në Deçan, në Pejë dhe në Shtime. Me këtë rast në Deçan janë vrarë dy persona civilë dhe janë plagosur dy policë dhe një civil.
Po ashtu, Besim Rama, Nuredin Lushtaku, Fadil Kadriu, Rexhep Selimi dhe Adem Jashari më 17 qershor të vitit të kaluar në Mitrovicë kanë vrarë policin Predrag Gjorgjeviq dhe kanë plagosur një polic tjetër.
Shtypi serb shkruan se është paralajmëruar edhe ngritja e aktakuzës kundër nja dhjetë personave të tjerë të një organizate tjetër e cila cilësohet “terroriste” me seli në rrethin e Prizrenit.
28 mars 1998
Lajmet kryesore:
Kosova përkujton 22 martirët e marsit të vitit 1989;
Krenaria dhe turpi i 28 marsit të vitit 1989;
Gelbard: Rugova e ka bërë hapin e parë;
Gelbardi: Simpatitë e opinonit ndërkombëtar plotësisht janë në anën e Kosovës;
Zëdhënësi i Stejtdepartamentit tha se Milosheviqi nuk po e kupton se po i përgatiten më shumë sanksione;
Riçard Holbruk: Qëndrimi i SHBA-të ndaj Beogradit është i ashpër;
Nga postblloku i policisë në Kijevë u shti në një qytetar shqiptar;
Gjakovë: Lëvizje të shumta të forcave serbe, një helikoter fluturon mbi qytet;
Gjilan: Tre autobusë me gra e fëmijë shkuan drejt Bujanocit;
Vazhdon keqtrajtimi i shqiptarëve në postbllokun e Komoranit;
Në Athinë filloi një tryezë ndërkombëtare për Kosovën;
UNCHR: Disa fshatra në Kosovë janë zbrazura fare;
“U. Post”: Beogradi po sjellë përforcime policore në Kosovë;
Ushtria serbe nuk i ka ndihmuar policisë në Kosovë.
Foto: Riçard Holbruk, diplomat amerikan