Lajmet

Ambasadori amerikan takon Bislimin: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përqendrohet në njohje reciproke

Hovenier tha se temë e takimit ishte përpjekja e shtetit të tij për rrugën euroatlantike të Kosovës.

Published

on

Ambasadori i ri amerikan, Jeff Hovenier, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Hovenier tha se temë e takimit ishte përpjekja e shtetit të tij për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogu me Serbinë, njofton Klan Kosova.

“Diskutim produktiv me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi për angazhimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën me marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Hovenier dorëzoi letrat kredenciale te presidentja Osmani më 10 janar të këtij viti, duke u zotuar për vazhdim të partneritetit Kosovë-SHBA.

Continue Reading

Bota

Shkarkohet shefi i Njësisë Speciale të MPB-së serbe

Published

on

Ish-komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të MUP-it serb, Spasoje Vuleviq, është shkarkuar nga posti i tij.

Vuleviq tha se një sistematizim i ri i vendeve të punës u miratua të enjten dhe se ai u informua të premten se nuk llogaritej më tek ai pasi nuk është nën kontrollin e Aleksandar Vuçiq, raporton N1.

Ai shtoi se ishte informuar për shkarkimin nga ministri i Brendshëm Ivica Daçiq dhe drejtori i policisë Dragan Vasileviq.

“Më thanë se presidenti nuk dëshiron të ketë një formacion të armatosur që nuk është nën kontrollin e tij absolut dhe se për shkak të kësaj unë nuk mund të jem më komandant”, tha Vuleviq.

Ai deklaroi se Daçiq i ofroi atij pozicionin e këshilltarit, por ai e refuzoi pasi dëshiron pensionohet para kohe.

Spasoje Vuleviq, i lindur më 1971 në Pejë, ka punuar në SAJ qe nga 1993./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Kroaci: Rritën ndjeshëm çmimet e disa artikujve pas kalimit në euro

Published

on

Që nga vendosja e euros në Kroaci, çmimi i ushqimit është rritur ndjeshëm më shumë se mesatarja evropiane. Në vjeshtë 2022, kur kroatët paguanim me valutën e tyre nacionale, me 100 kuna mund të blinin shtatë produkte shtëpiake, por tani ata përballen me çmime dukshëm më të larta në euro.

Sot, e njëjta shportë nuk kushton më 100 kuna, por pothuajse 20 euro ose gati 50 për qind më e shtrenjtë.

Në listë janë përfshirë qepa e kuqe, mish gjeldeti i grirë, pure domatesh, oriz, kos, letra higjienike dhe shamponi.

Çmimet e produkteve të njëjta në të njëjtin market në vitin 2022 ishin më të lira krahasuar me ato në valutën euro tri vjet më vonë.

Edhe pse qeveria kroate që atëherë ka kufizuar çmimet e disa produkteve, siç është pureja e domates dhe orizi, nuk në listë nuk ekziston në asnjë artikull i mbetur në të njëjtin nivel.

Në total, kroatët paguan 19.90 euro për këto shtatë produkte, ndërsa tri vjet më parë të njëjtit artikuj kushtonin 100 kuna e 43 lipa ose 13.33 euro, që paraqet rritje 49.4 për qind.

Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm, që do të thotë se kroatët mund të blejnë dukshëm më pak për të njëjtat gjëra para sesa tri vjet më parë.

Kjo rënie, e kombinuar me rritjen e çmimeve, ndihet nga pothuajse çdo buxhet familjar paratë vlejnë më pak, dhe kostoja e jetesës është vazhdimisht në rritje, raportojnë mediat kroate./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Nis sot viti i ri shkollor në Shqipëri 2025-2026

Published

on

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit në Shqipëri njoftoi se këtë të hënë nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës. Gjithashtu këtë vit është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara. Konkretisht janë 2,260 mësues ndihmës, një rritje prej 150 më shumë se në vitin 2024.

Transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Po ashtu, janë të disponueshme 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare.

Librat janë shpërndarë falas për të vegjlit që i rikthehen shkollës. Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Elbasan u bë shpërndarja e librave për fëmijët në çdo shkollë.

Diku të mirëmbajtura e diku më pak, prindërit në masë kanë nxituar të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, por ndërkohë, sipas buxheteve, ndajnë mendime të ndryshme mbi koston e materialeve të tjera shkollore, shkruan Top Channel.

Ndërkohë, në Korçë viti i ri shkollor nis me një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve. Krahasuar me një vit më parë, janë 3 726 më pak, duke e ulur shifrën nga 21 080 në 17 354 nxënës.

Kjo situatë ka bërë që në qytetin e Korçës disa shkolla të bashkohen, ndërsa dhjetëra klasa të para nuk janë hapur pasi nuk kanë pasur regjistrime. Sipas nënkryetarit të sindikatës së mësuesve në Korçë, reduktimi me gati një të katërtën e nxënësve është një tregues alarmant që kërkon ndërhyrje emergjente në sistemin arsimor.

Ulja e numrit të nxënësve reflektohet edhe tek mësuesit, të cilët mbeten pa ngarkesë mësimore. Një pjesë e tyre pritet të kalojë si mësues ndihmës ose të angazhohet në programe pas shkollore./S.K/TopChannel/

Continue Reading

Aktualitet

Suhareka bëhet kryeqendra e teatrit në edicionin e gjashtë

Published

on

Këtë vit, do të mbahet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në qytetin e Suharekës për pesë net radhazi.

Edicioni fillon nga sot data 08 deri më 12 shtator, ku mbrëmjet duhet të rezervohen për t’i duartrokitu  pesë shfaqjet që do të shfaqen aty.

Festivali i Teatrove do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.

Ky festival tash e gjashtë vite është bërë traditë e qytetit, duke mbledhur artistë vendorë për të luajtur shfaqje të përzgjedhura me kujdes nga ekipi i festivalit./S.K./EO/FTS/

Continue Reading

Të kërkuara