Lajmet

Ambasada e SHBA-së në Kiev: Mbi 2000 fëmijë janë ‘rrëmbyer’ nga forcat ruse në Luhansk dhe Donetsk

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se forcat ruse kishin dëbuar me forcë 2,389 fëmijë.

Published

on

Ambasada e SHBA-së në Kiev citoi ministrinë e jashtme të Ukrainës të thoshte se 2,389 fëmijë ukrainas janë “larguar ilegalisht” nga territoret e kontrolluara nga Rusia në rajonet e Luhanskut dhe Donetsk dhe janë dërguar në Rusi, përcjell UBT News.

Ambasada tha: mes tjerash se “Kjo nuk është ndihmë. Është rrëmbim”.

Kievi ka akuzuar Moskën për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Mariupoli, mes raporteve se trupat ruse po drejtonin civilët drejt rajoneve separatiste lindore të Donbasit të kontrolluara nga Rusia.

Në një deklaratë të hënën, Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se forcat ruse kishin dëbuar me forcë 2,389 fëmijë nga Donetsk dhe Luhansk, dhe e quajti masën “një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”.

Nga Iryna Venediktova, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës:

The Guardian nuk i ka verifikuar ende këto shifra./UBTNews/

Lajmet

Gjashtë të arrestuar për korrupsion e keqpërdorim detyre

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një aksion në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar gjashtë persona (F.S., L.R., N.S., A.I., A.Sh. dhe B.B.), të cilët dyshohen për një sërë veprash penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës zyrtare, marrjen dhe dhënien e ryshfetit, mashtrimin dhe legalizimin e përmbajtjes së rreme.

Gjatë operacionit, organet e rendit kanë sekuestruar prova materiale të rëndësishme, ndër të cilat dy vetura në vlerë rreth 80,000 euro, një orë të markës “Rolex” me vlerë deri në 10,000 euro, pesë telefona celularë dhe dokumentacione të ndryshme.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Prokurori i Shtetit pritet të kërkojë caktimin e masave të sigurisë brenda afatit ligjor.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut, kërkohej përmes INTERPOL-it për narkotikë

Published

on

By

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, ka realizuar këtë të enjte ekstradimin e një shtetasi maqedonas për në Maqedoninë e Veriut.

I dyshuari ishte arrestuar më parë në Kosovë, pasi kërkohej me letërreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i për veprën penale “Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.

Ekstradimi u krye në përputhje me ligjet në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me organizatat ndërkombëtare për parandalimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për kapjen e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë.

Continue Reading

Lajmet

Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj Prishtinës

Published

on

Prishtina e Re ka marrë një fitore të madhe ndaj Prishtinës me rezultat 3-2 në javën e 33-të të Superligës së Kosovës, pasi përmbysi disavantazhin prej dy golash.

Prishtina krijoi epërsi 0-2 me golat e Leotrim Kryeziut dhe Ardian Mujës, por vendasit reaguan fuqishëm. Ibrahim Kargbo shënoi dy herë, ndërsa Nedim Mekic realizoi nga penalltia për t’i siguruar Prishtinës së Re tri pikë të rëndësishme.

Ndeshja mori kthesë pas kartonit të kuq të Arjol Bllacës, që la Prishtinën me një lojtar më pak.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina e Re mban gjallë shpresat për mbijetesë me 31 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e katërta me 45 pikë.

Continue Reading

Lajmet

Duartrokitje dhe emocione në premierën e baletit kushtuar Nexhmije Pagarushës

Published

on

Mbrëmja e parë e baletit “Zëri i saj”, dedikuar ikonës së muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha, u përcoll me emocione të forta dhe duartrokitje të gjata nga publiku në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Shfaqja u realizua nga Opera e Kosovës në bashkëpunim me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” – drejtimi balet, duke sjellë në skenë një homazh artistik për “Bilbilin e Kosovës”.

Organizatorët falënderuan publikun, artistët dhe bashkëpunëtorët për kontributin në realizimin e kësaj mbrëmjeje të veçantë, ndërsa interpretimet e artistëve dhe nxënësve të baletit u vlerësuan për ndjeshmërinë dhe fuqinë artistike.

Baleti “Zëri i saj” vazhdon edhe me natën e dytë, duke premtuar një tjetër mbrëmje të mbushur me art dhe emocion.

Continue Reading

Të kërkuara