Lajmet

Ambasada e Kosovës në Austri ka një njoftim për bashkatdhetarët

Published

on

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar bashkatdhetarët se nga tani e tutje të gjitha shërbimet konsullore do të ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht përmes platformës elektronike zyrtare E-Kosova.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se shërbime si lëshimi i pasaportave, letërnjoftimeve, certifikatave dhe dokumenteve të tjera do të realizohen vetëm për qytetarët që kanë rezervuar paraprakisht një takim online.

Caktimi i terminit bëhet përmes këtij linku:

Udhëzimet për caktimin e terminit janë si më poshtë:

Hyni në platformën eKosova

Zgjidhni opsionin Shërbimet Konsullore

Klikoni: Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës

Zgjidhni: Ambasada – Austria, Vjenë

Zgjidhni shërbimin e nevojshëm dhe përfundoni aplikimin

Qytetarët që kanë caktuar termin, duhet të paraqiten në adresën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri.

 

 

 

Lajmet

Aksion në shtëpinë e yllit Nana, hajduti kapet në vendin e krimit

Published

on

Aktorja dhe këngëtarja e K-pop-it nga Koreja e Jugut, Nana, arriti të luftonte një hajdut në shtëpi së bashku me nënën e saj, raportuan mediat lokale.

Një burrë rreth të 30-ave thuhet se hyri me armë në pronën e yllit në Guri dhe kërcënoi dy gratë.

Agjencia e këngëtares i tha medias koreano-jugore se Nana – emri i vërtetë i së cilës është Im Jin-ah dhe nëna e saj arritën ta mposhtnin grabitesin derisa mbërriti policia. Nëna e aktores humbi ndjenjat gjatë trazirave dhe si ajo ashtu edhe gjyshja kërkuan ndihmë mjekësore.

Një detektiv i tha agjencisë së lajmeve AFP se hajduti po përpiqej të vidhte sende me vlerë dhe ishte ndaluar me akuzën e grabitjes së rëndë.

I dyshuari thuhet se i kërcënoi të dyja gratë dhe kërkoi para pasi hyri me forcë në shtëpi.

Nana dhe nëna e saj thirrën policinë pasi e mbajtën burrin nën kontroll, i cili u dërgua gjithashtu në spital për trajtim, thanë mediat lokale.

Nana u bë e famshme në vitin 2009 me grupin e njohur të vajzave K-pop, After School.

Grupi s’është më aktiv, që atëherë ka fituar popullaritet gjatë dekadës së fundit, ka luajtur në seriale televizive, përfshirë Kill It dhe Justice, drama kriminale që u transmetuan për herë të parë më 2019. Nana publikoi albumin e saj të parë solo në shtator. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

​Supremja shpallë të paligjshme dhe shfuqizon nene të udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike

Published

on

By

Kolegji i Gjykatës Supreme ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditëses: Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), e paraqitur kundër të paditurës: Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Gjykata Supreme e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka sqaruar se ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 8 të udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të datës 18 janar 2017.

Ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 2 të Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë. Në dritën e argumenteve të parashtruara dhe provave të administruara në shqyrtim gjyqësor, Gjykata Supreme e Kosovës konstaton se mospërputhjet ndërmjet dispozitave ligjore dhe dispozitave të akteve nënligjore normative kanë ndikuar në krijimin e një situate të pasigurisë juridike dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen e gjykatës për interpretim të unifikuar të normave dhe për mbrojtjen e parimit të sigurisë juridike dhe të trajtimit të barabartë në tregun e energjisë elektrike. Gjykata Supreme kishte parasysh se, Kosova, që nga viti 2005 është palë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, përmes të cilit ajo merr përsipër detyrimin për zbatimin e “Acquis communautaire” të Bashkimit Evropian në sektorin e energjisë elektrike, që detyron në mënyrë të veçantë zbatimin e Direktivave dhe Rregulloreve për Energji të Bashkimit Evropian. Për Kosovën, kjo do të thotë se institucionet shtetërore, janë të detyruara të harmonizojnë legjislacionin energjetik dhe rregullues me detyrimet që dalin nga traktati, të cilat janë ligjërisht të detyrueshme për Palët Kontraktuese. Gjykata thekson se parimi i “efektit të konsumuar” (actus consumatus) nuk mund të interpretohet në mënyrë që të përjashtojë nga kontrolli gjyqësor aktet nënligjore që vazhdojnë të prodhojnë efekte faktike dhe juridike, për shkak se një interpretim i tillë do të cenonte të drejtën për mjet juridik efektiv, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Gjykata Supreme e Kosovës, vlerëson se mospërputhja e dispozitave kontestuese të udhëzuesve të ZRRE-së, e kombinuar me interpretimet e neneve 3 dhe 37 të Ligjit Nr.05/L-084 për Energjinë Elektrike, në raport me Direktivën 2009/72/CE, ka rezultuar në një situatë juridike të paqëndrueshme, ku kufiri ndërmjet konsumatorëve që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal dhe atyre që janë të detyruar të kalojnë në tregun e lirë nuk është përcaktuar në mënyrë të qartë e të parashikueshme”, thuhet në komunikatë.

Gjykata, dispozitat e ligjit i interpretoi në favor të mbrojtjes së konsumatorëve dhe në frymën e direktivës së 2009/72/CE, e cila në formulimin e saj i referohet plotësimit të dy kritereve në mënyrë kumulative, si dhe mos përmbushjes së detyrimeve për hapjen efektive të tregut, konstaton se dispozitat e kontestuara të udhëzuesve të lartcekur, kanë prodhuar pasiguri juridike për konsumatorët, andaj të njëjtat shpallen të paligjshme dhe shfuqizohen./KP

Continue Reading

Lajmet

​Greva në RTK, një orë heshtje që flet

Published

on

By

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës kanë mbajtur sot një grevë njëorëshe, nga ora 11:00 deri në 12:00, si reagim ndaj mungesës së pagave.

Sipas sindikatës, gjatë grevës është kërkuar që të ndërpriten të gjitha aktivitetet e punës dhe të mos zhvillohet asnjë proces i rregullt.

Punëtorët theksojnë se situata është e rënduar dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për të zhbllokuar pagesat.

Sindikata paralajmëron se nëse problemi nuk zgjidhet, greva mund të zgjerohet edhe në ditët në vazhdim./KP

Continue Reading

Lajmet

Policia në aksion, 116 patentë të humbura

Published

on

By

Policia e Kosovës, njësia e trafikut të kryeqytetit, ka intensifikuar kontrollet në rrugët e Prishtinës në kuadër të një plani veprimi të fokusuar në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Gjatë periudhës nga 3 deri më 16 nëntor 2025, policia ka ndërmarrë aksione të vazhdueshme kontrolli, të cilat kanë rezultuar me shqiptimin e 1851 gjobave për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit. Ndër këto masa ndëshkuese përfshihen 235 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, 31 gjoba për mosrespektim të semaforit.

Për shkelje më të rënda, policia ka sekuestruar 116 patentë-shofer, duke theksuar se këto masa janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë së përgjithshme në trafik./KP

Continue Reading

Të kërkuara