Lajmet

Ambasada amerikane mbështetë rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje sovrane

Published

on

Ambasada amerikane në Kosovë ka mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje sovrane, demokratike, multietnike dhe prosperuese.

Kështu thuhet në njoftimin e ambasadës, duke shtuar se e ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati iu bashkua liderëve kosovarë për të shënuar 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

E ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati iu bashkua liderëve kosovarë për të shënuar 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ambasada amerikane ka mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje sovrane, demokratike, multietnike dhe prosperuese”, thuhet në njoftim.

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës.

Qytetarë të shumët ishin mbledhur për të parë nga afër parakalimin e ushtarëve dhe policëve të Kosovës, derisa nën patronatin e presidentes dhe kryeministrit ishin organizuar aktivitete të shumta.a

Lajmet

Arrest shtëpiak ndaj katër të pandehurve për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjakovë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve A.B., E.B., A.L. dhe A.K., shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare”.

Sipas kërkesës, gjatë viteve 2018 dhe 2019, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.B., Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, dhe E.B., Udhëheqëse e Sektorit Urbanistik në Komunën e Gjakovës, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe në bashkëkryerje, me dashje dhe në kundërshtim me interesin publik, kanë lëshuar pëlqime për parcelim të paligjshëm të pronave publike në dobi të palëve të treta A.L., M.Ll. dhe Sh.B., duke u mundësuar këtyre bartjen e pronës publike në emër të tyre dhe duke dëmtuar pasurinë e Komunës së Gjakovës dhe KBI-së në Gjakovë.

Po ashtu, ekziston dyshimi se gjatë vitit 2019, A.L., Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, dhe A.K., jurist, kanë tejkaluar kompetencat duke miratuar regjistrime të reja të parcelave në kundërshtim me ligjin për kadastër dhe atë për të drejtat e pronës së paluajtshme, duke i bartur në mënyrë të kundërligjshme parcela dhe objekte në emër të palëve A.L., M.Ll. dhe Sh.B., duke dëmtuar interesin publik dhe pronën e institucioneve publike.

Me këto veprime të gjithë të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, në bashkëkryerje”, thuhet në njoftim.

Në këtë procedurë Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve por gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës penale masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e katër personave të pandehur, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Të pandehurit do të mbahen në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 23 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 23 gusht 2025.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus

Published

on

By

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se pas kërkesave dhe përpjekjeve të vazhdueshme, siç thuhet në njoftim, menaxhmenti ka pranuar dhënien e një bonusi prej 400 euro neto, për të gjithë punëtorët e KEK-ut.

Ky vendim sipas kësaj sindikate, përbën një njohje të merituar për punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë të punonjësve.

Ky vendim përbën një njohje të merituar për punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë të punonjësve, të cilët çdo ditë përballen me sfida dhe sakrifica të mëdha”.

Falënderojmë stafin menaxhues për reflektimin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në funksion të interesit të punëtorëve dhe rritjes së mirëqenies në vendin e punës. Në fundvit do të kemi sërish mundësinë për të avancuar më tej në drejtim të ngritjes së mirëqenies së punonjësve”, thuhet tutje në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Spalletti: Futbolli më ka shkatërruar jetën

Published

on

Luciano Spalletti ka folur pas dorëheqjes nga Kombëtarja e Italisë, duke pranuar se përvoja e fundit e ka rënduar shumë psikologjikisht. Spalletti pranoi se ndoshta kërkoi shumë nga lojtarët, duke u përpjekur të ushqente ndjenjën e identitetit dhe krenarisë.

“Futbolli më ka shkatërruar jetën. Nuk mund të fle pas humbjes me Norvegjinë. Kur më kërkuan të drejtoja Italinë, nuk fjeta për dy ditë. Gabimi im ishte se e shtyva shumë fort këtë ndjenjë përkatësie. Por lojtarët e mi janë të klasit të parë dhe nuk kam asnjë pendesë për zgjedhjet e bëra.”-tha ai.

Ai foli edhe për presionin e madh gjatë Kampionatit Evropian, mungesën e disa lojtarëve kyç si Chiesa dhe për dëmtimet e shumta që e vështirësuan punën. “Nga marsi deri në qershor, pësuam gola që dukeshin të pabesueshëm. Presioni ishte i jashtëzakonshëm,” shtoi ai.

Spalletti nuk i kurseu fjalët as për të kaluarën te Napoli duke shtuar se De Laurentiis i bëri një shërbim të keq dhe se fyerja më e madhe ishte që nuk i lejuan të parakalonin me autobus pas Scudetto-s.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata e Beogradit ia cakton 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit

Published

on

By

Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shtetasin shqiptar, Lulzim Halili, i arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra larg kryeqytetit serb.

Sipas mediave në Serbi, Halili dyshohet për përfshirje në “organizim dhe nxitje të kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”. Pas arrestimit, ai është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të Svilajnacit.

Nga ana tjetër, autoritetet kosovare shprehen se nuk janë informuar zyrtarisht për zhvillimet rreth këtij rasti. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bëri të ditur se, deri më tani, nuk ka marrë informacione nga pala serbe në lidhje me arrestimin dhe akuzat ndaj Halilit.

Sapo të konfirmohet nëse Halili do t’i nënshtrohej masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes” thuhet në një njoftim nga MPJD.

Rasti ka ngjallur shqetësime lidhur me të drejtat e të arrestuarit dhe transparencën e autoriteteve serbe në raport me institucionet kosovare.

 

Continue Reading

Të kërkuara