Lajmet

Ambasada amerikane ia dorëzon Qeverisë së Kosovës raportin e studimit për Ujmanin

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se ia kanë dorëzuar sot Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, një nga katër zotimet të marrëveshjes së 4 shtatorit, që ishte nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë.

Ky raport nxjerr katër rekomandime për të përmirësuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë nga Ujmani:

  1. Përditësimi i infrastrukturës së ujit. Implementimi i rekomandimeve të Bankës Botërore për riparimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e kanalit të Ibër-Lepencit përfshirë rezervuarin e Mihaliqit, për të përforcuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë dhe sigurinë e ujit në rajon.
  2. Të implementohet sistemi i Kontrollit Mbikëqyrës dhe Marrjes së të Dhënave (SCADA) në hidrocentralin Ujman për të rritur të hyrat e termocentralit dhe për të mbështetur më tej balancimin e ngarkesës. Duke përdorur sistemet SCADA, përmirësoni infrastrukturën e ujit dhe elektricitetit në sistemin në Ujman. Duke lidhur të dhënat e siguruara dhe kontrollet me sistemin menaxhues të energjisë KOSTT, do të ofrohen mundësitë për KOSTT-in që të balancojë ngarkesën dhe të menaxhojë çmimet rajonale të energjisë elektrike. Për hidrocentralin Gazivodë/Ujman, parashikimet për kërkesat për energji ndër të tjera do të rrisnin të hyrat, duke planifikuar operacionet e energjisë ujore kur çmimet janë të lartas. Marrëveshjet operuese janë të nevojshme. Të dhënat SCADA mund po ashtu të përdoren për të informuar planifikimin e modeleve të sistemit të energjisë dhe për të ndihmuar të të identifikohen investimet e nevojshme në infrastrukturë që mund të duhen për të ofruar shërbime operacionale më ekonomike, ndër të shtohet fleksibiliteti i nevojshëm për të integruar energjinë së ripërtërishme.
  3. Implementimin e një komisioni lumor dhe vlerësimi i shërbimeve. Të formohet një komision i Lumit Ibër i cili do të përkrahte operimet akterët rajonalë dhe koordinonte operimet e lumit. Një komision i lumit do të përkrahte diskutimet mes palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore, përfshirë ndërmarrjen e aksioneve nga palët për të ndikuar direkt në furnizim me ujë dhe shërbime lumore për të dyja palët. Për këtë, SHBA-ja ka thënë se ka rishikuar nëntë marrëveshje ndërkufitare të lumenjve në Evropë. Sipas SHBA-së, asnjë nga këto marrëveshje evropiane nuk i mbulon sfidat rajonale të lumit Ibër. Për këtë ka propozuar një koordinim teknik siç zhvillohet në lumin Columbia, në bazë të Traktatit mes SHBA-së dhe Kanadasë.
  4. 4. Të përmirësohet parashikueshmëria e furnizimit me ujë. Sistemi i Ujmanit duket se luan rol të ngjashëm me Digën e Grand Couleet në lumin Columbia në Paqësorin Veriperëndimor në SHBA sa i përket kontributit të tij për sistemin e maganizimit për furnizim me ujë gjatë sezoneve, dhe energjinë ujore dhe po ashtu për shërbimet e kontrollit të përmbytjes – të gjitha të bazuara në një kombinim të parashikimeve të fluksit sezonal dhe afatshkurtër, të gjitha të bazuara në një kombinim të parashkimeve të fluksit sezonal dhe afatshkurtër. Ne propozojmë që Serbia dhe Kosova të eksplorojnë vlerën e parashikimeve të fluksit sezonal dhe fluksit të parashikimeve, që janë produkte të parashikimeve në dispozicion të Komisionit Evropian në rajonin e Ballkanit, për të përmirësuar planifikimin e operacioneve në sistemin e Ujmanit, thuhet ndër tjera.

Kurti më herët kishte deklaruar se Marrëveshja e Uashingtonit nuk do të dërgohet në Kuvend dhe e sheh si të pazbatueshme.

Vendi

Disa të arrestuar e në kërkim për dhunë në familje në Gjilan, Pejë, Gjakovë e Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në disa raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, ku disa persona janë dërguar në mbajtje e një tjetër ndodhet në arrati.

Në Gjilan, policia ka arrestuar një burrë i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Ndërkaq, në Pejë është hapur një rast hetimor pasi një grua ka raportuar se është kanosur nga ish-burri i saj, i cili hëpërhë ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Gjakovë, ku janë identifikuar dy raste të ndara. Në njrin prej tyre, një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa i dyshuari është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin tjetër në këtë qytet, një burrë është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje të ndodhur në Rahovec, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar po ashtu në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prizren, policia nis hetimet

Published

on

By

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, prindi i të miturës ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e vendndodhjes së saj. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohen tre persona për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe Shtime

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndara në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në rastin e parë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar dy persona gjatë kontrollit të veturës së tyre. Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar 59.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 6,455 euro me para në dorë, dy telefona celularë, dy shufra metalike si dhe vetura me të cilën po udhëtonin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “De Rada” në Shtime, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe sekuestruar 3.15 gramë hashash. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Published

on

By

Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka kryer një proces zhvarrosjeje në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të urdhëresës përkatëse nga gjykata.

Gjatë gërmimeve në terren janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së viteve 1998–1999.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e gjetura janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekësoro-ligjore dhe identifikim.

Continue Reading

Të kërkuara