Teknologji

Amazon njofton mbylljen e librarisë së saj, Kindle, në Kinë

Amazon konfirmoi se do të ofrojë ende shërbim garancie dhe ndihmë të tjera për lexuesit elektronikë, Kindle.

Published

on

Amazon ka njoftuar planet për mbylljen e dyqanit të librave elektronikë, Kindle, në Kinë vitin e ardhshëm, duke e bërë atë kompaninë më të fundit të teknologjisë amerikane që zvogëlon praninë e saj në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Kompania tashmë ka ndaluar furnizimin me lexues elektronikë Kindle për shitësit vendas dhe planifikon të mbyllë përgjithmonë librarinë e saj dixhitale në vend më 30 qershor 2023.

Përdoruesit kinezë të Kindle do të jenë në gjendje të shkarkojnë libra elektronikë të blerë më parë deri më 30 qershor 2024 dhe t’i lexojnë ato pafundësisht pas kësaj, tha Amazon.

Amazon konfirmoi se do të ofrojë ende shërbim garancie dhe ndihmë të tjera për lexuesit elektronikë Kindle, dhe do të pranojë kthime për çështjet jo cilësore, për çdo pajisje të blerë pas 1 janarit 2022.

Angazhimi afatgjatë i Amazon për zhvillimin në Kinë nuk do të ndryshojë. Ne kemi krijuar një bazë të gjerë biznesi në Kinë dhe do të vazhdojmë të inovojmë dhe investojmë”, tha Amazon në një postim në faqen kineze të mikroblogging, Weibo.

Amazon nuk është e vetmja kompani amerikane që ka zvogëluar operacionet e saj në Kinë, me gjigantët e teknologjisë duke përfshirë Airbnb, LinkedIn dhe Yahoo që të gjithë kanë shërbime të kufizuara ose janë larguar nga vendi tërësisht për shkak të konkurrencës së shtuar dhe censurës së rreptë. /UBTNews/

Teknologji

27 vjet nga themelimi i Google, korporata më e suksesshme në internet

Published

on

27 vjet nga themelimi i Google, korporata më e suksesshme në internet.

Google Inc u themelua më 4 shtator në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin të cilët zhvilluan pjesën programore të motorit të tanishëm të kërkimit Google.

Pas suksesit të madh të arritur me motorin e kërkimit kjo korporatë bëri globalizimin gjuhësor të programit të vet si dhe filloi ofrimin e shumë shërbimeve të tjera brenda aktivitetit kryesor, do të thotë ofrimin e mundësisë për gjetjen e shpejtë të informacioneve.

Google Inc. (NASDAQ:GOOG) tani është korporata më e suksesshme në internet me $1.919 miliardë të paraqitura në çerekun fundit të vitit më 31 dhjetor 2005, me një rritje prej 86%, krahasuar me çerekun e njejtë të vitit 2004.

Kjo korporatë ka përdorur me shumë sukses elementet e marketing miksit duke u bërë kështu konkurente e Microsoft Inc. i cili për një kohë të gjatë konsiderohej i pathyeshëm.

Në tetor të vitit 2006 Google bleu video portalin YouTube për 1,6 milliardë dollarë amerikan.

Continue Reading

Teknologji

Shërbimet e Google-it jashtë funksionit në një pjesë të Evropës, përfshirë Kosovën

Published

on

Disa shërbime të gjigantit Google, përfshirë platformën YouTube, nuk kanë qenë të qasshme në Kosovë dhe disa pjesë tjera të Evropës në paraditen e së enjtes.

Asociacioni për Liri të Shprehjes, që monitoron censurën lokale në internet në Turqi, ka thënë se shërbimet janë ndërprerë prej orës 10:00.

Autoritete turke kanë thënë se kanë kërkuar raport teknik nga kompania Google për të mësuar më shumë.

Continue Reading

Teknologji

Më në fund! Instagram do të lansojë një aplikacion për iPad

Published

on

Instagram ka lansuar për herë të parë një aplikacion të dedikuar për iPad, pas kërkesave shumëvjeçare nga përdoruesit.

Deri tani, përdoruesit shfrytëzonin aplikacionin e iPhone-it ose versionin web, që nuk ishin të përshtatur për ekranet e mëdha.

Aplikacioni i ri hapet automatikisht te Reels, ndërsa Stories shfaqen në krye dhe opsionet kryesore gjenden në një shirit anësor.

“Feed-i” ofron tre kategori: “All” me postime të rekomanduara, “Friends” për miqtë dhe “Latest” për renditje kronologjike.

Përvoja është ridizenjuar posaçërisht për ekranin e madh, duke mundësuar p.sh. leximin e komenteve anash videove ose hapjen e bisedave duke parë njëkohësisht listën e mesazheve. Aplikacioni është i disponueshëm për të gjitha iPad-ët me iOS 15.1 ose më të ri.

Continue Reading

Teknologji

Këto vende kryesojnë listën për shpejtësinë e internetit

Published

on

Emiratet e Bashkuara Arabe kryesojnë listën për shpejtësinë e internetit, ndërsa për internetin fiks i prin Singapori.

Këto të dhëna dalin nga Indeksi Global i Speedtest, i cili përfshin renditjen e shpejtësisë së internetit për disa nga vendet në botë.

Sipas raportit, Emiratet e Bashkuara udhëheqin listën për internetin mobil me 584.97 Mbps, ndjekur nga Katari me 507.47 Mbps dhe Kuvajti me 413.57 Mbps. Për internetin fiks, Singapori kryeson me 386.96 Mbps, pastaj Kili me 332.41 Mbps, Hong Kongu me 324.97 Mbps.

Indeksi përfshin edhe të dhënat për internetin mobil më të shpejtë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë internet mobil me shpejtësi 161.53 Mbps, ndërsa Serbia prin për internetin fiks në rajon me 92.21 Mbps.

Bosnja e Hercegovina ka internetin më të ngadaltë, me 29.65 Mbps në celularë dhe 35.71 Mbps për internetin fiks. Sa i përket Kosovës, thuhet se interneti mobil ka shpejtësi 97.43 Mbps (renditet në vendin e 45-të), ndërsa interneti fiks 82.24 Mbps (renditet në vendin e 82-të).

Shqipëria ka internet mobil me shpejtësi 104.11 Mbps (renditet në vendin e 41-të) dhe internet fiks 84.64 Mbps (renditet në vendin e 76-të).

Continue Reading

Të kërkuara