Teknologji
Amazon me 44 miliardë euro shitje në Evropë paguan zero taksa
Published
4 years agoon
By
Betim GashiAmazon me 44 miliardë euro shitje në Evropë paguan zero taksa.
Dyshime të reja janë ngritur mbi Amazon pasi një raport zbuloi se kompania kishte 44 miliardë euro shitje në Evropë por nuk kishte paguar asnjë taksë.
Llogaritë e Amazon EU Sarl, filiali përmes të cilit Amazon shet në Britani dhe Evropë, tregojnë se pavarësisht shitjeve rekord, kishte pasur humbje prej 1.2 miliardë euro dhe si rezultat ska paguar taksa.
Në të vërtetë kompania përfitoi një grant prej 56 milionë eurosh për të përballuar vështirësitë dhe shtyrë drejt fitimit. Kompania ka 2.7 miliardë euro humbje prandaj si rezultat mund të shmangë taksat nëse kthehet fitimprurëse në të ardhmen.
Filiali i Luksemburgut menaxhon shitjet në Britani, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Poloni, Spanjë dhe Suedi si dhe numëron 5,262 punonjës me paga total prej 8.4 milionë euro.
Të dhëna të tjera tregojnë se shitjet e Amazon në 2020-ën u rritën me 12 miliardë euro krahasuar me një vit më parë. Luksemburgu ka një popullsi prej vetëm 600 mijë banorësh, ende kompanitë më të mëdha të botës kanë filialet e tyre në këtë vend me taksa të ulëta. /PCWorld Albanian
You may like
Teknologji
Ky është telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Published
9 hours agoon
December 26, 2024Përdoruesit kanë treguar qartë dashurinë e tyre për telefonat më të fundit të Google. Portali teknologjik 9to5Google, i fokusuar në pajisjet Android, kreu një sondazh mes lexuesve për të zgjedhur telefonin më të mirë Android të vitit 2024.
Seria GooglePixel 9 dominoi rezultatet, me Pixel 9 Pro që zuri vendin e parë, ndërsa Pixel 9 Pro XL përfundoi i dyti. Lexuesit e tyre kanë treguar qartë dashurinë e tyre për pajisjet më të fundit të Google.
Surprizë ishte suksesi i Sony Xperia 1 VI, që me 12.35 për qind të votave erdhi në vendin e tretë. Madje, i’a kaloi Samsung Galaxy S24 Ultra, që fitoi 11.53 për qind të votave. Pajisjet Sony Xperia dihet se kanë disponueshmëri të dobët në disa tregje dhe mbështetje të pamjaftueshme të marketingut, ka tërhequr entuziastë me veçoritë harduerike klasike, si foleja e kufjeve 3,5 mm dhe zgjerimi i kartës microSD.
Redaktorët e portalit theksuan se besnikëria e fansave është çelësi i këtij suksesi, kështu që Xperia 1 VI siguroi me meritë vendin e tij në mesin e telefonave më të mirë të vitit. Renditja e të 25 pajisjeve është më poshtë:
Google Pixel 9 Pro: 1238 vota (23,78%)
Google Pixel 9 Pro XL: 1149 vota (22.07%)
Sony Xperia 1 VI: 643 vota (12.35%)
Samsung Galaxy S24 Ultra: 600 vota (11.53%)
Google Pixel 9: 358 vota (6,88%)
OnePlus 12: 241 vota (4.63%)
Google Pixel 9 Pro Fold: 157 vota (3,02%)
Samsung Galaxy S24 / 24+: 157 vota (3.02%)
Google Pixel 8a: 126 vota (2.42%)
Të tjerët: 99 vota (1.90%)
Honor Magic V3: 58 vota (1.11%)
Xiaomi 14 Ultra: 55 vota (1.06%)
Oppo Find X8 Pro: 47 vota (0,90%)
Honor Magic 6 Pro: 45 vota (0,86%)
Samsung Galaxy Z Fold 6: 43 vota (0,83%)
OnePlus 12R: 41 vota (0,79%)
Asgjë 2a: 31 vota (0.60%)
Samsung Galaxy A55: 24 vota (0,46%)
Motorola Razr Plus (2024): 23 vota (0,44%)
Nothing 2a Plus: 23 vota (0.44%)
Samsung Galaxy S24 FE: 22 vota (0,42%)
Samsung Galaxy Z Flip 6: 15 vota (0,29%)
Motorola Razr (2024): 7 vota (0,13%)
Xiaomi Mix Flip: 2 vota (0.04%)
Xiaomi Mix Fold 4: 1 votë (0.02%)
Teknologji
Instagram shton opsionin që të gjithë e kanë kërkuar!
Published
3 days agoon
December 23, 2024Instagram ka mundësuar skedulimin e mesazheve, opsioni është duke u aplikuar te përdoruesit mbarë botën. Vendosja e një orari për të dërguar një mesazh do të jetë e dobishme dhe bizneset që duan të përcaktojnë orën e duhur për dërgimin e mesazhit, shërben si kujtesë për plan në të ardhmen apo edhe një urim që doni ta dërgoni në kohën e duhur.
Si funksionon?
Mjafton të shkruani mesazhin, mbani shtypur butonin e dërgimit dhe përzgjidhni datën dhe orën. Instagram lejon një afat prej 29 ditësh si më të hershmin për të skeduluar një mesazh.
Pasi ta keni përfunduar procesin, do shihni një njoftim që thotë se keni “1 mesazh të skeduluar” që shfaqet deri në momentin që dërgohet.
Instagram ka bërë ndryshime në sektorin e mesazheve si dërgimi i vendndodhjes, vendosja e pseudonimeve për veten apo personin tjetër. Ata që kanë llogari “creator” mund të filtrojnë kërkesat e mesazheve përmes numrit të ndjekësve, llogarive të verifikuara, bizneseve etj. /UBT News/
Teknologji
Threads arrin arritje të jashtëzakonshme: 300 milionë përdorues
Published
6 days agoon
December 20, 2024Threads tani ka arritur të numërojë 300 milionë përdorues, me më shumë se 100 milionë që e përdorin platformën çdo ditë.
Këto të dhëna u bëjnë të ditura nga CEO i Meta, Mark Zuckerberg, përmes një postimi në platformë. Rritja e saj është domethënëse dhe shembull i sukseseve të shpejta që mund të arrihen në botën e rrjeteve sociale. Zuckerberg ka spekuluar se Threads ka potencialin të bëhet aplikacioni i ardhshëm lider, duke synuar të kapë audiencë të gjerë të përdoruesve mbarë botën.
Shikimi i rritjes së Threads është një tregues i qartë se paketa e funksioneve dhe mundësive të saj po tërheq vëmendjen e përdoruesve.
Përdoruesit janë duke gjetur shumë mënyra për t’u angazhuar, duke i dhënë impuls të rëndësishëm platformës. Një pjesë e madhe e rritjes lidhet me përmirësimet e vazhdueshme në ndërfaqen dhe përvojën e përdoruesit. Rënia e përdoruesve në platforma të njohura dhe iniciativat që promovojnë komunikimin direkt pa filtra ka sjellë një interes të ri për Threads. Me më shumë se 100 milionë përdorues aktivë çdo ditë, duket se Threads po shndërrohet në opsion të preferuar për ata që duan të angazhohen në biseda e përmbajtje të rëndësishme.
Kjo rritje e shpejtë është e dallueshme kur krahasohet me momentumet tjera në treg. Vjeshtën e kaluar, Threads arriti shifrën e 100 milionë përdoruesve e tani janë numëruar 275 milionë përdorues. Threads është duke u zhvilluar me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke u renditur mes aplikacioneve më të shkarkuara për vitin 2024, pas aplikacionit Temu. Arritja e drejtpërdrejt rrit pozitat e Threads në treg të mbushur, me shkallëzime e konkurencë. Sfidat para platformës janë të shumta, shanset për të kapur tregun si angazhimi, besimi dhe përmbajtja e krijuar nga përdoruesit janë kritike për suksesin e saj në të ardhmen.
Rritja e Threads nxit një transformim të rëndësishëm në mënyrën sesi përdoruesit ndërveprojnë në rrjete sociale. Kjo sjellë gamë të re mundësish për kompanitë dhe brandet e njohura, që mund të shohin platformë të re për marketing dhe angazhim me klientët e tyre.
Si çdo platformë tjetër, Threads duhet të mbajë e të zgjerojë këtë momentum të saj, duke e bërë të rëndësishme për përmirësimin e vazhdueshëm të përvojës së përdoruesit e veçorive të saj. Një fokus në atë që duan dhe e kanë nevojë është thelbësor për të mbajtur rritjen dhe zgjidhjen e sfidave të ardhshme që do të dalin në këtë fushë dinamike të rrjeteve sociale. /UBT News/
Bashkimi Evropian (BE) ka hapur një hetim ndaj platformës kineze të rrjeteve sociale, TikTok, pas akuzave se Rusia mund të ketë përdorur këtë platformë për të ndikuar në rezultatin e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, ku fitoi një kandidat miqësor me Moskën. Kandidati i pavarur, Calin Georgescu, i panjohur për shumicën, fitoi një rezultat befasues në zgjedhjet e 24 nëntorit, duke marrë rreth 23 përqind të votave.
Georgescu pritej të përballej me kandidaten proevropiane, Elena Lasconi, në balotazhin e 8 dhjetorit, por pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Rumanisë publikoi dokumente të klasifikuara që sugjeronin ndërhyrjen e një “aktorit shtetëror”, të cilit i ishte drejtuar gishtin, por që nuk ishte identifikuar për emër, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi rundin e parë dhe urdhëroi që zgjedhjet të zhvillohen përsëri. Kjo ka çuar në shtyrjen e afatit të mandatit të presidentit aktual, Klaus Iohannis, edhe pse mandati i tij përfundoi këtë muaj.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar më 17 dhjetor se BE po heton seriozisht mundësinë që TikTok të ketë shkelur Aktin për Shërbimet Digjitale, duke mos trajtuar siç duhet kërcënimet që mund të shkaktonin ndikime të jashtme në zgjedhjet e Rumanisë. Ajo shtoi se Komisioni do të vazhdojë mbledhjen e provave, përfshirë dërgimin e kërkesave për informacion, intervista, inspektime dhe kërkesa për qasje në algoritmet e platformës.
Në 5 dhjetor, BE ka urdhëruar TikTok-un të ruajë të dhënat dhe informacionet që lidhen me “rreziqet sistematike”, që mund të ndikojnë në zgjedhjet kombëtare të shteteve anëtare të BE-së, deri në mars të vitit 2025. TikTok tani është i detyruar të ofrojë dokumentet e nevojshme për të respektuar këtë urdhër.
Ky veprim i BE-së pason një reagim të fortë nga senatorët amerikanë, të cilët e dënuan ndikimin e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Rumani. Ata theksuan se manipulimi i zgjedhjeve përmes TikTok-ut, i kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze, është pjesë e një strategjie të luftës hibride që po zhvillohet nga Vladimir Putin kundër aleatëve dhe partnerëve evropianë./UBTNews/
Regjistrimi i diasporës, KQZ ende pa vendim për shtyrjen e afatit
LVV-ja nuk do të ankohet për vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe
Kryqëzimi në Novi Sad u bllokua për dy orë, studentët: “Shihemi të hënën”
Mbi 10.000 imigrantë u mbytën këtë vit në tentim për të shkuar në Spanjë
Shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi, ky është vendimi i Kushtetueses
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Taylor Swift lë pas muzikën? Do të ndjek ëndrrën e saj në Hollivud!
Dështon mbledhja e KQZ-së, shkak mungesa e kuorumit
Mbyllja e objektit ilegal në veri, Sveçla: Do të hetohet deri në fund
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman