Kulturë

Allafrënga dhe allaturka: Një histori e shkurtër e kalendareve në Shqipëri!

Published

on

Më 15 tetor 1582, vitit kalendarik iu hoqën 10 ditë, një masë e domosdoshme për të korrigjuar një gabim të gjatë në përllogaritje. Kjo ngjarje e rëndësishme shënon fillimin e përdorimit të kalendarit gregorian, i njohur ndryshe si “kalendar allafrënga” në traditën shqiptare, në kontrast me kalendarin julian, i quajtur “kalendar allaturka” ose “kalendar i vjetër”.

Kalendarët gregorian dhe julian, të dy nga më të përdorurit në Evropë dhe jashtë saj, tani ndahen me 14 ditë. Kalendari gregorian është 14 ditë më i avancuar se ai julian. Ky ndryshim shfaqet qartë në festimin e stinëve; për shembull, shqiptarët e festojnë “Ditën e Verës” më 14 mars, e cila është një trashëgimi nga kalendari romak i kohës së Jul Cezarit, dhe nuk lidhet me kalendarin turk siç mund të besohet ndonjëherë.

Që nga shekulli VIII, dijetarë të ndryshëm kishin vënë re nevojën për një kalendar të ri. Megjithatë, ishte vetëm në vitin 1582, nën udhëheqjen e Papa Gregori XIII, që plani për korrigjimin e gabimit u realizua. Papa vendosi që pas datës 4 tetor 1582, të mos ndodhte data 5 tetor, por të kalonte direkt në 15 tetor, duke rregulluar kështu kalendarin, i cili kishte qenë i pasaktë për shekuj me radhë. Njëra nga risitë e kalendarit të ri ishte se çdo vit që është i plotëshkruar me 400 do të konsiderohej vit i brishtë, duke shtuar një ditë pas datës 28 shkurt.

Gabimi i kalendarit julian u vërejt nga Papa Gregori në përllogaritjen e datës së Pashkëve. Të dy kalendarët, Julian dhe Gregorian, janë kalendarë diellorë, dhe përllogaritja e tyre bazohet në rrotullimin e Tokës rreth Diellit.

Për të ilustruar këtë ngjarje historike, një burim i rëndësishëm është “Breve trattato gnomonico d’orologi solari”, një dorëshkrim i ruajtur në Arkivin Qendror Shtetëror, i shkruar në italisht në vitin 1843. Ky dokument përshkruan konceptin dhe funksionimin e orës diellore, duke theksuar se orientimi është i nevojshëm jo vetëm gjatë natës, por edhe gjatë ditës.

Kjo histori e kalendarëve dhe ndryshimet që sollën ata, reflektuan një përpjekje të thellë për të arritur saktësinë dhe rendin në jetën e përditshme, duke ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në kulturën dhe traditat shqiptare./UBTNews/

Kulturë

Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të rikthehet para publikut më 17 prill 2026 me një koncert të radhës, duke sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në këtë mbrëmje muzikore do të interpretohen vepra nga Baki Jashari, Francis Poulenc dhe Ludwig van Beethoven, duke ofruar një përvojë artistike që ndërthur traditën dhe klasikën botërore me krijimtarinë vendore.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Continue Reading

Kulturë

Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni

Published

on

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një koncert solemn, i organizuar në nder të Shën Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj, si dhe për të shënuar 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni.

Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni “Kardinal Domenico Bartolucci”, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë, nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Koncerti u hap nga Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, së bashku me sopranon Arta Jashari, të cilët interpretuan veprën “Rri me ne” të kompozitorit Marco Frisina, nën dirigjimin e motrës Lidvina Marku dhe me shoqërim në organo nga Emanuel Mates.

Në vijim, performoi Kori i Fondacionit “Bartolucci”, nën drejtimin e dirigjentit Adriano Caroletti dhe organistit Josep Solé Coll, duke sjellë një program të pasur me vepra me tematikë pashkore, që u prit me emocione të veçanta nga publiku.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, Kardinali Ernest Simoni, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, si dhe përfaqësues institucionalë, diplomatë, artistë dhe besimtarë të shumtë.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Terminal” për herë të parë në Çeki

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar për herë të parë në Republikën e Çekisë shfaqjen “Terminal”, në qytetin e Trutnovit, duke zgjuar interes të veçantë te publiku vendas.

“Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Roland Petite, solli një rrëfim bashkëkohor, i cili u komunikua fuqishëm me audiencën përmes lëvizjes dhe interpretimit artistik.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Ilir Tepelena, së bashku me diplomatë dhe dashamirë të artit, të cilët e përjetuan nga afër këtë ngjarje kulturore.

Kjo paraqitje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të artit kosovar dhe dëshmon rolin e fuqishëm të diplomacisë kulturore në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve.

Continue Reading

Kulturë

“Nderi” prezantohet në Prishtinë pas rrugëtimit në festivale ndërkombëtare

Published

on

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe një prezantimi të mëhershëm në Podgoricë, filmi artistik me metrazh të gjatë “Nderi” u shfaq edhe për publikun në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes. Kjo premierë përkoi simbolikisht me shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, vend nga i cili vjen edhe produksioni i filmit.

Me regji të Nikola Vukčević, “Nderi” është rezultat i një pune disavjeçare, që i ka marrë regjisorit rreth tetë vite për ta sjellë në ekran. Filmi ndërton boshtin e tij narrativ mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke trajtuar tema të thella si morali, nderi dhe sakrifica.

Ngjarja bazohet në një histori të vërtetë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Rrëfimi ndjek fatin e një fëmije ortodoks që, duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehim te një familje muslimane shqiptare. Pikërisht në këtë raport zhvillohet drama e filmit, duke vënë në pah besën shqiptare dhe vendosmërinë për të mbrojtur jetën e tjetrit, edhe përballë rrezikut ekstrem.

Në rolet kryesore paraqiten aktorët Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović dhe emra të tjerë të njohur të skenës.

“Nderi” është propozuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi për çmimin Oscar, megjithatë nuk arriti të përfshihet në listën e ngushtë. Pavarësisht kësaj, filmi ka shënuar suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmime dhe duke u shfaqur në festivale prestigjioze, përfshirë edhe ato të kategorisë A, si në Kajro, Goa dhe Palm Springs.

 

Continue Reading

Të kërkuara