Lajmet

​Aliu: Nuk kam informacion zyrtar që ka zgjerim të hetimeve për rastin e ambalazhuesve të ujit

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se s’ka informacion zyrtar se Prokuroria Speciale ka zgjeruar hetimet në lidhje me çështjen e ambalazhuesve të ujit.

Aliu pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën ritheksoi se ai do të jetë në bashkëpunim të ligjit, derisa u shpreh më i rezervuar për të komentuar rolin e tij për rastin e ambalazhuesit e ujit.

Unë nuk kam asnjë informacion zyrtar, i tërë informacioni që e kemi marrë ka qenë nga mediat që kemi has që ka zgjerim të hetimeve në të cilën jam i përfshirë edhe unë. Me ç’rast pa pasur një qëndrim zyrtar nuk mund të deklaroj më tepër se sa atë që e kam deklaruar përmes Facebook, ku e shpreh gatishmërinë time të plotë të jem në bashkëpunim të zbatimit të ligjit dhe të vendosjes së drejtësisë së plotë. Pra, jam në dispozicion të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit pa asnjë lloj hezitimi…Informacion që e kam marrë nga mediat, dhe potencialisht nga ai informacion që kam, po konsideroj se mbase mund të jem pjesë e hetimit, por zyrtarisht nuk jam. Momentin që do të kemi sqarim të plotë dhe mundësia do të deklaroj. Në këtë situatë derisa ka hetim për mua, dhe zyrtarisht nuk kam, nuk e di cili do të duhej të ishte pozicionimi im në deklarimin tim sepse mund të ndikohet gjithsesi. Nuk mund të deklaroj pa u sqaruar kjo çështje”, ka deklaruar Aliu.

Aliu ka folur edhe për sistemin e rimbursimit të shisheve të plastikës, për çfarë tha se është hapur thirrja për administrator, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë datë se kur pritet të përfundojë i gjithë procesi. Ndonëse ka theksuar se si proces nuk është i lehtë.

“Po është hap thirrja, dhe jemi drejt krijimit të administratorit, që në këtë rast është më shumë si lehtësuese e procesit. I tërë procesi i sistemit të rimbursimit të shisheve, mbeturinave është një sistem i cili do të menaxhohet, realizohet nga vet ata që i shkaktojnë, edhe prodhuesit shitësit, importuesit e shisheve. Do të menaxhojnë vet kundrejt, për ta lehtësuar komplet trajtimin, riciklimin e këtyre mbeturinave. Si proces është duke shkuar me hapa të vet që është paraparë, ka pas sfidat e veta, nuk është proces i lehtë, por, që jemi mjaft të vendosur të shtymë përpara, nuk mund të them ndonjë datë”, tha Aliu.

Ndërkaq, sa i përket veturave elektrike, Aliu tha se në këtë politikë synojnë që në vend të ketë sistem të organizuar mirë të mbushësve elektrik, të cilët sipas tij, do të jenë me solar.

Me ligjin e ri, duhet të kemi parasysh që shpesh herë, idetë që vinë nga Ministria e Mjedisit, janë ide të cilat kërkojnë medoemos të kemi politika sa më të gjelbra. Nga ana tjetër kemi gjithmonë kërkesa edhe nga grupet e ndryshme të interesit që të ketë sa më tepër lirim tek makinat që bien ndesh dy politikat. Sidoqoftë në këtë politikë synojmë t’i liberalizojmë maksimalisht politika, drejtë veturave elektrike dhe hibride. Po synojmë që të kemi sistem të organizuar mirë të mbushëseve elektrik, të cilët kryesisht do të jenë edhe me solar, qoftë në pikat e autostradës, apo në hapësirat publike, e në veçanti edhe në zonat e banimit”, tha Aliu.

Në anën tjetër sa i përket autostradës së Gjilanit dhe rrugën për Gjakovë, Aliu ka thënë se janë projekte me probleme, porse, ka thënë se ka progres të madh në këtë drejtim.

Kur flasim për autostradën e Gjilanit dhe për rrugën Gjakovë, janë dy projekte për të cilat hezitoj dhe përtojë të flasë, sepse kemi pengesa të vazhdueshme dhe kemi pas zvarritje të vazhdueshme të këtyre projekteve. Nuk përtoj me fole për rrugët të cilat janë duke shkuar me trendë mjaft të shpejta. Këto dy projekte janë projekte të trashëguara me probleme dhe të kontraktuara qysh atëherë, por ka një progres mjaft të madh, sidomos tek autostrada e Gjilanit me krahasim me atë të Gjakovës. Nuk mund të jap datë”, nënvizon Aliu.

Ndërsa i pyetur për Kartonin e Gjelbër, ministri Aliu tha se nuk ka informacione se ku ka arrit kjo çështje, porse është zotuar se do të jap këtë informacion pasi të informohet saktë.

Lajmet

​Rrëzimi i dronit në aeroportin e Brukselit, trafiku ajror i pezulluar

Published

on

Trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Brukselit është pezulluar përkohësisht pasi një dron u raportua në hapësirën ajrore të tij.

Mbyllja e trafikut ajror ndodhi mbrëmë pak pas orës 20:00, shkruan ANSA.

“Pak para orës 20:00, një dron u raportua mbi territorin e aeroportit”, tha Kurt Verwilligen, zëdhënës i Skeyes.

“Për arsye sigurie, i gjithë trafiku ajror është pezulluar përkohësisht”, shtoi ai. Disa aeroplanë që udhëtonin për në Zaventem u detyruan të devijoheshin, veçanërisht në Aeroportin e Liège-it./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Merz: Sirianët që janë në Gjermani duhet të inkurajohen të kthehen në vendin e tyre

Published

on

Sipas politikanit gjerman Friedrich Merz, sirianët nuk kanë më arsye për t’u dhënë azil në Gjermani pas përfundimit të luftës civile në vendin e tyre. Sipas tij, ata duhet të inkurajohen të kthehen për të ndihmuar në rindërtimin e atdheut të tyre.

“Tani nuk ka më arsye për azil në Gjermani, dhe për këtë arsye mund të fillojmë gjithashtu me rivendosjet”, tha ai.

Gjatë luftës 14-vjeçare civile në Siri, Gjermania pranoi më shumë refugjatë se çdo vend tjetër në BE, por kancelari dhe të tjerët në kabinetin e tij të koalicionit argumentojnë se situata ka ndryshuar që nga rënia e qeverisë së Bashar al-Assad 11 muaj më parë.

Sipas The Guardian, Merz tha se priste që shumë nga më shumë se 1 milion sirianë që jetojnë në Gjermani do të ktheheshin vullnetarisht në atdhe.

Ai duket se kundërshtoi ministrin e tij të Jashtëm, Johann Wadephul, i cili pas një vizite në Damask javën e kaluar shprehu dyshime se shumë sirianë do të zgjidhnin të ktheheshin duke marrë parasysh shkatërrimin dhe pasigurinë e vazhdueshme, që sipas tij e bëjnë të vështirë një jetë dinjitoze.

Wadephul më parë kishte marrë një qëndrim më të ashpër, duke mbështetur linjën e qeverisë ndërsa synon të parandalojë rritjen e partisë ekstremiste dhe anti-emigruese Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Rivlerësimi i tij i dukshëm tërhoqi kritika nga disa kolegë të tij në Unionin Kristian Demokratik, disa prej të cilëve thanë se ai po pengonte kthimin e atyre që do të nevojiteshin për të rindërtuar vendin e tyre.

Pak politikanë duan të prekin efektin që mund të kenë deportimet në Gjermani, ku qindra mijëra sirianë janë integruar me sukses, duke mësuar gjuhën dhe duke u bashkuar me fuqinë punëtore e cila ka nevojë të madhe për punonjës në një kohë kur popullsia gjermane po plaket shpejt.

Më shumë se 7,000 mjekë sirianë punojnë në sektorin e shëndetësisë, shpesh në rajone rurale që kanë qenë të pakshërbyera në dekadat e fundit.

Shumë nga 1.3 milion sirianët që jetojnë në Gjermani, pothuajse një e katërta e të cilëve kanë lindur në vendin e tyre të adoptuar, kanë marrë shtetësi, megjithëse shumica mbajnë vetëm leje qëndrimi të përkohshme. Vetëm rreth 1,000 sirianë u kthyen në atdhe me ndihmën e shtetit federal në gjysmën e parë të këtij viti.

Çështja ka marrë rëndësi në rritje duke pasur parasysh se pesë zgjedhje shtetërore janë planifikuar për vitin e ardhshëm, ku AfD është në garë të fortë me Kristian Demokratët dhe mund të sigurojë poste udhëheqëse shtetërore për herë të parë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Bekim Sali do të pasojë Izet Mexitin si zëvendëskryeministër i parë

Published

on

Zëdhënësi i koalicionit “VLEN” në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Driton Sulejmani, konfirmoi sot se Bekim Sali do të pasojë Izet Mexhitin si zëvendëskryeministër i parë, pasi Mexhiti u zgjodh Kryetar i Komunës së Çairit.

“Siç ka njoftuar Mexhiti, pasardhësi i tij për pozicionin e zëvendëskryeministrit të parë do të jetë Bekim Sali, ndërsa një person tjetër do të emërohet Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe kjo është ende duke u vendosur. Ende nuk ka një emër specifik”, tha Sali.

Mexhiti, i cili ishte zëvendëskryeministër i parë, fitoi në rrethin e parë për kryetar të komunës së Çairit dhe sot edhe zyrtarisht mori përsipër postin./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kryeministri ​Rama: Brenda vitit 2027 synojmë që prokurimet publike të kryhen me IA

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria synon që brenda vitit 2027 prokurimet publike të kryhen me Inteligjencë Artificiale.

Gjatë pjesëmarrjes online në “Euronews EU Enlargement Summit”, një platformë dialogu mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama tha se kjo do të lejojë shpejtësi, transparencë e saktësi në nivele të papara më parë.

“Kur bëhet fjala për Diellën, është produkt i një lufte sistemore, që nuk ka të bëjë në luftën kundër rasteve apo luftën në gjykata, por me luftën për modernizmin, dhe brenda 2027-ës synojmë të kemi sistemin e plotë bazuar në Inteligjencën Artificiale të prokurimeve publike që do të lejojë shpejtësi, transparencë e saktësi në nivele të papara më parë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi edhe rëndësinë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale për të ndihmuar Shqipërinë në procesin teknik për transpozimin e ligjeve.

“Jam e sigurt që keni dëgjuar se Diella është “shtatzënë”, me 83 foshnja, kësisoj na duhet të presim që të “lindë” këta 83 bebe. Dhe ndërkohë dua të them diçka, që jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur Inteligjencën Artificiale në transferimin e Acquis communautaire në korpusin tonë ligjor, duke e bërë procesin më të shpejtë ndonjëherë, jo vetëm sa i takon përkthimit, por edhe analizimit të ndikimit e hartimit e përgatitjes së gjithë paketave ligjore për t’u miratuar në parlament”, tha Rama.

Gjithashtu, ai potencoi se po përpiqen të hedhin hapa të mëdhenj duke përdorur Inteligjencën Artificiale./S.K/KP/Atsh/Awesmai/

Continue Reading

Të kërkuara