Sport

Alexandre Lacazette, rikthehet në Lyon si transferim i lirë nga Arsenali

Publikuar

Futbollisti francez, Alexandre Lacazette, u rikthye në skuadrën e Ligue 1, Lyon, si një transferim i lirë pesë vjet pasi ai iu bashkua Arsenalit për një tarifë rekord të atëhershëm të klubit prej 46.5 milionë £ (58 milionë dollarë).

Sulmuesi 31-vjeçar iu nënshtrua testeve mjekësore të mërkurën përpara se të firmoste një kontratë trevjeçare me klubin në të cilin bëri emër pasi kaloi në sistemin e të rinjve.

Lyon tha në një deklaratë, rikthimi i Lacazette kishte qenë një prioritet për disa muaj, në mënyrë që të fusë një dinamikë të re në ekipin që përfundoi në vendin e tetë zhgënjyes në kampionatin e sezonit të kaluar. /UBTNews/

Sport

Trepça-Ylli, nesër sfida e parë e finales

Publikuar

nga

Pas një rrugëtimi të gjatë, Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të nisin nesër sfidat vendimtare për titullin e kampionit të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Trepça është në kërkim të titullit të pestë në histori dhe të parin që nga viti 2012, teksa, në anën tjetër, therandasit po e synojnë titullin e tretë në histori, pasi në të kaluarën e kanë fituar në vitin 2021 dhe 2022.

Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli, në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2.

Mitrovicasit kanë pasur një edicion mjaft të suksesshëm deri më tani, duke fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike.

Pikërisht në finale të Ligës Unike fituan ndaj Yllit, në një sfidë shumë interesante që përfundoi 66:67 për ‘Xehetarët’.

Trepça përfundoi edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, derisa therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e tri humbje.

Nga tri humbjet e Trepçës, dy kanë ardhur nga Ylli, duke paralajmëruar një sfidë shumë të ‘zjarrtë’ mes tyre.

Sfida e parë e këtyre finaleve zhvillohet nesër (e enjte) me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Marco Reus pranë kalimit në Major League Soccer

Publikuar

nga

Tanimë është e konfirmuar qe legjenda e Borussia Dortmundit, Marco Reus do të largohet në fund të këtij sezoni nga klubi gjerman.

34-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë në verë, kur edhe do t’i përfundojë kontrata e tij me Dortmundin.

Sipas spekulimeve të fundit, bëhet e ditur se mesfushori gjerman po e konsideron një lëvizje të mundshme në Ligën e Amerikës, MLS.

Samir Nasri e zbuloi në “Canal+” që Reus i ka thënë atij për një lëvizje të mundshme në MLS, pasi që bisedimet veçse janë zhvilluar./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Sport

​Murray do të rikthehet nga lëndimi në Geneva Open

Publikuar

nga

Siç bëhet e ditur nga “BBC”, Andy Murray do të rikthehet nga lëndimi në Geneva Open këtë muaj. Kampionit të trefishtë të Grand Slamit i është dhënë një dritë e gjelbër për turneun në Zvicër, i cili fillon më 18 maj.

Britaniku 36-vjeçar, i cili pritet të pensionohet këtë sezon, ka munguar për një kohë të konsiderueshme për shkak të këputjes së ligamenteve të kyçit të këmbës në Miami Open.

Murray zgjodhi të mos bëjë një operacion për dëmtimin për të reduktuar kohën e rikuperimit me shpresat për të luajtur në French Open dhe Wimbledon, si dhe në Lojërat Olimpike në Paris këtë verë.

Skocezi, i cili mbush 37 vjeç në maj, tha më parë se nuk planifikon të luajë shumë gjatë kësaj vere, por dëshiron të garojë në një tjetër Olimpiadë përpara se të pensionohet.

French Open fillon më 26 maj dhe Wimbledon, ku Murray është dy herë kampion, fillon më 1 korrik, ndërsa Lojërat Olimpike zhvillohen nga 26 korriku.

US Open është turneu i fundit Grand Slam i sezonit dhe fillon më 26 gusht në New York.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Orari i finaleve të “Play-Offit” mes Trepçës dhe Yllit

Publikuar

nga

Këtë të enjte do të fillojë beteja në finalet e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit për titullin kampion.

Cilado nga Trepça dhe Ylli që shënon tri fitore e para në këto finale do të shpallet kampione.

Ndeshja e parë do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, kurse mund të zhvillohen deri në pesë sfida.

Mitrovicasit përfunduan edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje. Nga tri humbjet e “Xehetarëve”, dy kanë ardhur nga therandasit në garat e rregullta.

Këto dy skuadra ishin takuar në finale të Ligës Unike, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve në një sfidë dramatike 66:67.

Trepça e ka fituar Kupën dhe Superkupën dhe është në kërkim të trofeut të katërt të këtij edicioni, kurse Ylli synon ta rikthejë titullin në qytetin e Suharekës dhe ta fiton atë për herë të tretë në histori.

Më poshtë mund ta gjeni orarin e finaleve.

9 Maj

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

12 Maj

19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

16 Maj

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19 Maj

19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça (e mundshme)

23 Maj

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli (e mundshme)

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara