Kulturë

Alergji apo intolerancë ushqimore, si ta dallojmë?

Si e kuptoj nëse kam një alergji ushqimore ose një intolerancë ushqimore?

Published

on

Dikush me alergji ushqimore, ka një sistem imunitar që e sheh ushqimin, si armik. Prandaj, mekanizimi mbrojtës i trupit aktivizohet. Kjo prodhon një sërë simptomash, të cilat mund të luhaten nga një kruarje e lehtë, vështirësi në frymëmarrje e deri në gjendje shoku. Këto simptoma zakonisht nisin menjëherë pasi ushqimi është konsumuar.

Kur dikush është jotolerant ndaj ushqimit, simptomat marrin shumë më tepër kohë për t’u shfaqur, dhe në përgjithësi, ato nuk janë të rrezikshme për jetën. Megjithatë, intoleranca ushqimore mund të ndikojë negativisht në shëndetin afatgjatë.

Si e kuptoj nëse kam një alergji ushqimore ose një intolerancë ushqimore?

Është shumë e rëndësishme që një hiper-ndjeshmëri ushqimore, të diagnostikohet nga mjeku. Të diagnostikuarit e vetvetes është tejet e rrezikshme, duke qenë se, shumë nga simptomat që shkaktojnë këto gjendje janë të ngjashme me një sërë sëmundjesh të tjera.

Nëse vetëdiagnostikoheni, mund të hiqni nga dieta e përditshme disa lloje ushqimesh që janë të sigurta dhe të ushqyeshme ndërkohë që, në të njëjtën kohë, vazhdoni të konsumoni ushqime që mund të jenë të rrezikshme. Nëse mendoni se keni një hiper-ndjeshmëri ndaj ushqimit, duhet të flisni me mjekun e familjes.

Çfarë ndodh në një reaksion alergjik?

Në thelb, kur një sistem imunitar reagon ndaj një përbërësi ushqimor gjatë një reaksioni alergjik, ai shkakton çlirimin e kimikateve, të tilla si histamina, nga qelizat e trupit. Kjo shkakton një ose të gjitha simptomat e mëposhtme:

– kruajtje ose ënjtje e gojës dhe fytit

– tharje në pjesë të ndryshme të trupit

– hundë dhe sy që kullojnë

– përskuqje e lëkurës

– të ndjerit në gjendje të sëmurë

– diarre dhe/ose të vjella

Nëse reaksioni është i rëndë, mund të shfaqen simptoma të tjera, duke përfshirë:

– ndjesi të papritur dobësie (shkaktuar nga rënia e tensionit të gjakut)

– probleme me frymëmarrjen (fyti mund të fillojë të fryhet ose të ngushtohet)

Cilat janë simptomat e intolerancës ushqimore?

Simptomat e intolerancës ushqimore përfshijnë probleme me tretjen, si diarre, fryrje, dhimbje stomaku, etj. Mund të shkaktojë edhe humbje në peshë, letargji ose anemi, apo edhe migrenë dhe pasoja psikologjike.

Megjithatë, këto shfaqen zakonisht në shtrirje të gjata periudhash kohore, së bashku me një llojshmëri simptomash të tjera që mund të rezultojnë nga kequshqyerja. Në disa raste, simptomat e intolerancës ushqimore ngjasojnë me ato të një reaksioni të lehtë alergjik.
Shumë nga simptomat e intolerancës ushqimore janë të ndërlidhura edhe me çrregullime të tjera të sistemit tretës, siç janë sëmundja e Crohn-it dhe Sindroma e Zorrës së Irrituar.

Continue Reading

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara