Kulturë

Aleksandra, Hava dhe Musine: Gratë që ndërtuan trashëgiminë shqiptare nderohen me ekspozitë

Published

on

Në hollin e madh të Akademisë së Shkencave u çel një ekspozitë e veçantë, e titulluar “Zonjat e Trashëgimisë”. Kjo ekspozitë është një nderim për gratë me kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e monumenteve, arkeologjisë dhe kulturës popullore, duke nderuar punën dhe sakrificat e tyre që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në trashëgiminë kulturore.

Emrat e shquar të grave që paraqiten në këtë ekspozitë përbëjnë një frymëzim të përjetshëm për brezat e ardhshëm. Akademia e Shkencave, një strehë e natyrshme për këto figura të mëdha, ishte vendi ideal për të ndriçuar historitë dhe arritjet e tyre. Ekspozita nxjerr në pah kontributet e veçanta të arkeologeve të para, si Aleksandra Mano dhe Hava Hidri, si dhe të etnologeve dhe bizantologeve pionere, përfshirë Musine Kokalari dhe Sabih Kasimatit, biologia e parë shqiptare.

Pas hapjes së ekspozitës, aktiviteti vijoi me diskutime të gjalla nga studiues të njohur të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri. U debatua rreth rolit të rëndësishëm që gratë kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në arkeologji, muzikologji, art dhe në vlerësimin e monumenteve të kulturës. Këto diskutime theksuan rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe rolin e pazëvendësueshëm të grave në ruajtjen dhe zhvillimin e saj.

Ekspozita “Zonjat e Trashëgimisë” jo vetëm që nderon të kaluarën, por gjithashtu frymëzon të ardhmen, duke theksuar se roli i grave në shkencë dhe kulturë është i pazëvendësueshëm dhe jetik për një shoqëri të pasur dhe të zhvilluar./UBTNews/

Vendi

Publikohet traileri i filmit “HANA” nga regjisori Ujkan Hysaj

Published

on

Është publikuar traileri i filmit debutues “HANA”, me regji nga regjisori i vlerësuar Ujkan Hysaj.

Filmi zhvillohet në Kosovën e pasluftës dhe ndjek historinë e një aktoreje që merr pjesë në një program të terapisë artistike për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. Gjatë këtij procesi, ajo përballet papritur me traumën e saj të fshehur.

“HANA” sjell një rrëfim emocional mbi kujtesën, guximin dhe shërimin, duke eksploruar mënyrën se si arti mund të shndërrohet në një rrugë për rimarrjen e zërit dhe forcës personale./Qendra Kinematografike e Kosoves/

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”

Published

on

Më 14 qershor 2026 kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”, me skenar dhe regji nga Mjellmë Istrefi dhe producent Shkumbin Istrefi.

Në këtë projekt filmik marrin pjesë aktorë të njohur si Tristan Halilaj, Ilire Vinca, Gentrit Shala, Blerta Ismaili, Selman Jusufi, Orgeta Brahimi, Liza Curri, si dhe aktorë të tjerë.

Drejtor i fotografisë është Naum Doksevski.

Filmi është prodhim i Mayfly Productions dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

/A.K/

Continue Reading

Rajoni

UBT në qendër të artit bashkëkohor: Ekspozitë me karakter ndërkombëtar në Austri në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT, është prezantuar një ekspozitë me karakter ndërkombëtar, e realizuar në Boden, Tirol të Austrisë, si pjesë e festivalit Mediafrische, në bashkëpunim me UBT.

Ekspozita vjen si rezultat i bashkëpunimit artistik ndërmjet profesorëve të UBT-së, Uran Krasniqit dhe Besfort Salihut, duke sjellë një qasje bashkëkohore që ndërthur artin, dizajnin dhe hulumtimin urban.

Ekspozita përbëhet nga dy projekte qendrore me koncept të thellë kritik dhe reflektues:

Projekti “Wear your city (Collective memory of Prishtina)” përfaqëson një hulumtim vizual dhe konceptual mbi arkitekturën e zhdukur dhe simbolet urbane të fshirë të Prishtinës. Përmes këtij projekti dokumentohet memoria kolektive e qytetit, duke i transformuar objektet dhe hapësirat e humbura në një narrativë artistike mbi identitetin urban dhe kujtesën historike.

Ndërkohë, projekti “Truth Absorbed” trajton temën e mjegullimit të së vërtetës në epokën bashkëkohore, duke reflektuar mbi mënyrën se si qytetari përballet me një realitet të transformuar, të fragmentuar dhe shpesh të paqartë në kontekstin e shoqërisë moderne.

Pjesëmarrja e studentëve dhe artistëve të lidhur me UBT-në në një festival ndërkombëtar si Mediafrische në Austri, dëshmon angazhimin e institucionit për ndërkombëtarizimin e artit dhe dizajnit, si dhe për krijimin e platformave ku talentet e reja mund të shprehin idetë e tyre në skenën globale.

Ky aktivitet konfirmon edhe një herë rolin e UBT-së si një qendër e rëndësishme e kreativitetit, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e artit dhe dizajnit bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama pret pianistin italian Mirco Roverelli në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim pianistin dhe dirigjentin e njohur italian, Mirco Roverelli.

Takimi u mbajt me rastin e koncertit që Roverelli do të mbajë sonte nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare.

Rama vlerësoi lart pjesëmarrjen e artistit italian në kryeqytet, duke theksuar se qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin një performancë të nivelit të lartë ndërkombëtar.

Ai tha se organizimi i ngjarjeve të tilla kulturore pasuron jetën artistike të kryeqytetit dhe sjell pranë publikut emra të njohur të skenës botërore.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara