Kulturë

Aleksandër Xhuvani, studiuesi që i kushtoi jetën gjuhës shqipe

Xhuvani ndërroi jetë më 22 nëntor 1961.

Published

on

/ATSH/ Më 14 mars të vitit 1880 lindi në Elbasan arsimtari dhe gjuhëtari Aleksandër Xhuvani.

Mësimet para i mori në vendlindje, ndërsa për të ndjekur shkollën mesme u zhvendos në Vilajetin e Manastirit. Përgjatë viteve 1903-1906 kreu studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Athinës. Më pas, iu drejtua Italisë dhe u vendos në Shën Mitër, Koronë, ku nisi të jepte mësime të gjuhës shqipe.

Xhuvani mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe u caktua mësues dhe drejtues i Normales. Asokohe, iu përvesh punës për hartimin e tekstit shkollor të gramatikës shqipe. Krahas veprimtarisë në arsim përmes mësimëdhënies, që e quante si “më të lartin e më fisnikun e arteve”, Xhuvani ushtroi në dhjetor 1921 edhe detyrën e ministrit të Arsimit. Po ashtu, do të kontribuonte edhe në zhvillimin e gjuhësisë.

Trajtimi i çështjeve themelore të mësimdhënies, i përmbajtjeve mësimore, si edhe i parimeve didaktike, qenë në qendër të hulumtimeve dhe studimeve të tij.

Në krijimtarinë e tij të ngjeshur hasim publikime të shumta lidhur me metodologjitë e pedagogjisë, stilistikën dhe njohuritë sintaksore të shqipes, sikurse janë: “Fillime të pedagogjisë / Pjes`e parë; Psikologji e shtime në punë t’edukatës”, “Fillime të pedagogjisë/ Pjes`e dytë/ Didaktika”, “Edukatë, Libri i gjuhës shqipe”, “Njohuritë e para të sintaksës shqipe” dhe “Fillime të stilistikës dhe të letërsisë së përgjithshme”.

Xhuvani ndërroi jetë më 22 nëntor 1961.

Continue Reading

Lajmet

Duartrokitje dhe emocione në premierën e baletit kushtuar Nexhmije Pagarushës

Published

on

Mbrëmja e parë e baletit “Zëri i saj”, dedikuar ikonës së muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha, u përcoll me emocione të forta dhe duartrokitje të gjata nga publiku në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Shfaqja u realizua nga Opera e Kosovës në bashkëpunim me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” – drejtimi balet, duke sjellë në skenë një homazh artistik për “Bilbilin e Kosovës”.

Organizatorët falënderuan publikun, artistët dhe bashkëpunëtorët për kontributin në realizimin e kësaj mbrëmjeje të veçantë, ndërsa interpretimet e artistëve dhe nxënësve të baletit u vlerësuan për ndjeshmërinë dhe fuqinë artistike.

Baleti “Zëri i saj” vazhdon edhe me natën e dytë, duke premtuar një tjetër mbrëmje të mbushur me art dhe emocion.

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ambasada e Shqipërisë diskutojnë bashkëpunimin kulturor

Published

on

Drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, së bashku me diplomatin Francesk Fusha.

Në qendër të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy institucioneve, me fokus organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe promovuese.

Një nga temat kryesore ishte edhe organizimi i një ekspozite në kuadër të Vitit të Kadaresë, kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Takimi u vlerësua si i frytshëm dhe u theksua angazhimi i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe afrimin e publikut me vlerat letrare shqiptare.

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës dhe ai i El Salvadorit në prova të përbashkëta për gala mbrëmjet në El Salvador

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës, së bashku me Baletin Kombëtar të El Salvadorit, kanë zhvilluar ushtrime dhe prova të përbashkëta në sallën e institucionit në Prishtinë.

Këto prova shënojnë fazën e fundit të përgatitjeve në sallë, para kalimit në Teatro Nacional de El Salvador, ku nesër do të mbahen provat finale në skenë.

Performancat janë në kuadër të përgatitjeve për tre mbrëmje gala që do të zhvillohen më 8, 9 dhe 10 maj, duke shënuar një bashkëpunim artistik mes dy trupave të baletit.

Continue Reading

Lajmet

93 vjet nga lindja e Nexhmije Pagarushës, “Bilbili i Kosovës”

Published

on

Sot shënohen 93 vjet nga lindja e Nexhmije Pagarushës, një prej figurave më të mëdha të muzikës shqiptare dhe një emër i pazëvendësueshëm i kulturës kombëtare.

E lindur më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë, ajo u dallua që në moshë të re për zërin e saj unik dhe talentin interpretues, që më vonë do ta shndërronin në një ikonë të muzikës shqiptare. Gjatë një karriere mbi pesë dekada, Pagarusha la gjurmë të thella në muzikën popullore, atë qytetare dhe në interpretimin artistik me elemente operistike.

Një nga interpretimet e saj më të njohura mbetet kënga “Baresha”, me tekst të Rifat Kukajt, e cila konsiderohet një ndër kryeveprat e muzikës shqipe.

Përveç muzikës, ajo u angazhua edhe në aktrim, duke luajtur në filma si “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin” dhe “Fluturimi i Micakut”, duke treguar një prani të gjithanshme në art.

Në vitin 1984 u tërhoq nga skena muzikore, ndërsa në vitin 2012 u nderua me titullin “Nderi i Kombit” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kulturë.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë më 7 shkurt 2020, në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike që vazhdon të frymëzojë breza të tërë.

Continue Reading

Të kërkuara