Lajmet

Aleanca e fortë me Kroacinë: Ministri i Mbrojtjes pritet me nderime të larta

Published

on

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, në selinë e ministrisë së mbrojtjes kroate, me nderime të larta ushtarake, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, u prit në takim nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banožić.

Në takimin mes tyre u diskutua rreth bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes dhe mundësisë për avancimin e bashkëpunimit edhe në industrinë e mbrojtjes, pastaj rreth angazhimit dhe rolit të rëndësishëm të Kroacisë në NATO dhe misionin e KFOR-it si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë për anëtarësim të Republikës së Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes me theks të veçantë në Kartën e Adriatikut- SHBA (A5), e cila këtë vit kryesohet nga Republika e Kroacisë.

Gjatë këtij takimi, ministri Banožić, ndër të tjera, theksoi miqësinë ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës në përgjithësi dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet dy ministrive në veçanti. Ai ndër të tjera theksoi se është koha që bashkëpunimin bilateral t’a ngrisim në nivel edhe më të lartë në kontekstin e Memorandumit të ri të Mirëkuptimit midis dy ministrive, i cili është duke u përgatitur, dhe i cili do të përfshijë modalitete të reja të bashkëpunimit.

“Do të jetë një projekt kompleks shumëvjeçar, por besoj se ky bashkëpunim do të lidhë më tej vendet tona në aspektin politik, ushtarak dhe ekonomik” tha ai. Ministri Banožić gjithashtu njoftoi dhe ftoi Ministrin Mehaj në Ekspozitën dhe Konferencën Ushtarake dhe Ajrore të Adriatikut – ASDA, e cila është planifikuar të mbahet këtë vjeshtë në Split.  Nga ana e tij, Ministri Mehaj, falënderoi ministrin Banožić për mbështetjen e vazhdueshme shumëvjeçare, duke theksuar se kjo është vizita e tij e parë jashtë vendit që nga marrja e detyrës. Ai tha se ishte një nder i madh për të që është në Kroaci, të cilën Republika e Kosovës e sheh si një nga partnerët dhe mentorët më të fortë rajonalë në procesin e tranzicionit dhe avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Stabiliteti dhe siguria rajonale mund të arrihen vetëm përmes përpjekjeve dhe bashkëpunimit të përbashkët,” tha ministri, duke shprehur kënaqësinë me presidencën e Kroacisë të Kartës së Adriatikut-SHBA (A5) të këtij viti, duke theksuar se ai shpreson që Republika e Kosovës së shpejti do të bëhet anëtari më i ri i Kartës.

“Ne jemi mirënjohës Kroacisë për mbështetjen e saj gjatë gjithë këtyre viteve. Ne e shohim Kroacinë si një mentor dhe mësimet e nxjerra do të ndihmojnë Kosovën në rrugën e saj drejt NATO-s. Sot në Kosovë kemi pasur garën tradicionale për ushtarin më të mirë dhe unë sapo morra informacion se një ushtar i Ushtrisë Kroate fitoi garën. Urime për suksesin”, tha në fund Ministri i Kosovës dhe ftoi Ministrin Banožić në Prishtinë për të nënshkruar Memorandumin e ri të Mirëkuptimit.

Gjatë vizitës katërditore, ministri Mehaj me delegacionin e tij, zhvilloi vizitat në kompanitë prodhuese për t’u njohur nga afër me cilësinë e pajisjeve të prodhuara nga kompanitë kroate të industrinë e mbrojtjes.

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta, ministri Mehaj, përveç takimit me stafin diplomatik të Kosovës në Zagreb, po ashtu  vizitoi student-kadetët e Kosovës në Akademinë Ushtarake të Kroacisë ku është pritur nga komandanti i saj, gjenerallejtënant Mate Pađen dhe stafi i tij. Gjatë vizitës, ministri Mehaj, përveç tjerash rreth institucionit përkatës, u njoftua edhe me të arriturat e studentë-kadetëve të FSK-së që studiojnë aktualisht në këtë akademi. Nga ana e tij, ministri Mehaj, nikoqirët i përgëzoi për të arriturat e akademisë ushtarake kroate duke shprehur falënderimin për përkushtimin e tyre për aftësim sa më cilësor akademik e profesional të studentë-kadetëve tanë. Në bashkëbisedim të afërt me studentë-kadetët kosovar, ndër të tjera, ai i inkurajoi ata për angazhim maksimal në studime për aftësim sa më të lartë akademik dhe profesional në funksion të karrierës së tyre ushtarake si dhe përgjegjësive që i presin në të ardhmen./UBTNEWS

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Të kërkuara