Lajmet

Albulena Haxhiu: Nëse dështon shorti, nuk ka arsye për mbledhje pas 48 orëve

Published

on

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se seanca e sotme mund të jetë e fundit për konstituimin e Kuvendit, duke shtuar se nëse dështon shorti për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga komuniteti serb, nuk ka arsye për të mbajtur mbledhje të tjera pas 48 orëve.

Në një prononcim të bërë para nisjes së seancës, Haxhiu ka theksuar se kjo situatë është një pasojë e refuzimeve nga disa grupe parlamentare dhe se është e domosdoshme që Kuvendi të konstituohet.

“Kjo mund të jetë seanca e fundit, kjo për shkak se nëse sot të gjithë hedhen në short dhe nuk ka tjetër që pret, atëherë nuk ka arsye të mblidhemi pas 48 orëve. Ne do ta vendosim në votim, pasi disa kanë refuzuar,” ka thënë ajo.

Haxhiu ka fajësuar ish-opozitën për bllokimin e procesit të konstituimit të Parlamentit, duke theksuar se ky ngecje po e çon vendin drejt mundësisë për zgjedhje të parakohshme.

“Është e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi, pasi kjo situatë mund të çojë në zgjedhje, dhe ne nuk jemi të interesuar për zgjedhje,” ka përfunduar Haxhiu.

Lajmet

Konstituohet Kuvendi i Kosovës

Published

on

By

Pas më shumë se pesë muajsh, Kuvendi i Kosovës ka konstituar legjislaturën e nëntë.

Në seancën e sotme u zgjedh deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit.

Rashiq në seancën e sotme mori votat e 71 vota për, nëntë vota kundër dhe 24 abestnime./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Maria Corina Machado fiton Çmimin Nobel për Paqe 2025

Published

on

By

Liderja më me ndikim e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado, është fituesja e Çmimit Nobel për Paqe 2025.

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i akordojë çmimin Machado-s për “punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për përpjekjet e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura drejt demokracisë”, shkruan TheGuardian.

Kryetari i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Jorgen Watne Frydnes, e lavdëroi Machadon si një “kampione të guximshme dhe të përkushtuar për paqe” e cila “mban zjarrin e demokracisë ndezur gjatë një errësire në rritje”.

Komiteti thotë se demokracia varet nga njerëzit që refuzojnë të qëndrojnë të heshtur.

Duke iu përgjigjur pyetjes për përpjekjen e lobimit nga Trumpi për të fituar çmimin, kreu i komitetit tha se komiteti merr mijëra letra çdo vit dhe merr vendimin e tij në një dhomë “plot me guxim dhe integritet”./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Mbappe i gatshëm të shkëlqejë edhe me Francën

Published

on

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka deklaruar se ndihet më i relaksuar dhe plotësisht i përshtatur me jetën në Madrid, ndërsa është gati të ndihmojë përfaqësuesen franceze në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në “Parc des Princes”, ylli i Real Madridit tha se është në formë të mirë dhe se problemi i vogël në kyçin e këmbës së djathtë tashmë ka kaluar.

“Trajneri dëshiron që unë të luaj. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem të madh,” tha Mbappe.

Sulmuesi francez shtoi se ambientimi në kryeqytetin spanjoll e ka ndihmuar të gjejë qetësinë dhe ekuilibrin që kërkonte.

“Kam pasur vite më të ndërlikuara, por në Madrid jam përshtatur mirë. Nuk është një kritikë ndaj Francës, por është e vërtetë që jam më i qetë atje. Stili i jetës është më pak kaotik se në Paris,” tha Mbappe.

Deschamps ndërkohë paralajmëroi skuadrën e tij të mos e nënvlerësojë Azerbajxhanin, kundërshtarin e radhës në “Parc des Princes”.

“Sigurisht që nuk janë ndër ekipet më të mira evropiane, por vijnë nga një barazim kundër Ukrainës. Shtatë nga lojtarët e tyre luajnë për Qarabag-un, që ka fituar dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve,” theksoi ai.

Franca kryeson grupin e saj me dy fitore nga dy ndeshje dhe do të përballet me Azerbajxhanin në Paris, përpara se të udhëtojë drejt Islandës tri ditë më vonë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një grua në Dragash pas shpërthimit të bombolës së gazit

Published

on

Një grua ka humbur jetën në Dragash, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e viktimës.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, derisa trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Të kërkuara