Sport

Alarmojnë klubet: MKRS të licencojë FFK-në, po futemi në krizë financiare

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se dëmi që po e pësojnë klubet është shumë i madh.

Published

on

Edhe më tutje Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon të jetë njëra nga federatat e pakta që ka mbetur pa u licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Shpresat që ky proces të përfundojë ditëve në vijim janë më të mëdha pas lirimit nga akuza e kryetarit të kësaj federate Agim Ademit, që ishte njëri nga kushtet e MKRS-së që kjo federatë të licencohet.

Nga ky moslicencim i FFK-së po e pësojnë klubet e futbollit të cilat kanë bërë thirrje drejtuar MKRS-së që të merret seriozisht më këtë proces pasi janë duke u futur në një krizë të thellë financiare.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se dëmi që po e pësojnë klubet është shumë i madh dhe nëse vazhdohet kështu, futbolli kosovar do të pësojë rënie të madhe.

“Mendoj që asnjë arsye më nuk është që të moslicencohet federata duke parë që me sa kemi njohuri i gjithë procesi i cili ka ngec ka qenë për shkak të atij dënimi mbi të cilin pretendohet se kryetari (i FFK, Agim Ademi) që ka pasur një aktakuzë ka dalë i pafajshëm dhe në momentin që ka dalë i pafajshëm mendoj që duhet federata të licencohet. Dëmi është shumë i madh te klubet, te skuadrat. Mendoj që futbolli i Kosovës sapo filloi pak të këndellet, në një far forme në momentin që nuk licencohet federata edhe futbolli i Kosovës fillon të ketë rënie drastike të skuadrave sepse skuadrat nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet krahas avancimit të kushteve financiare që janë tani te skuadra tona në ligën tonë”, theksoi Batatina.

Batatina ka thënë se ministria duhet të marr parasysh rrethanat në të cilat punohet në Kosovë dhe të mos jetë aq shumë rigoroze në kërkesat e saj, por t’i shtyjë proceset përpara.

“Mendoj që duhet të jetë një thirrje urgjente nga të gjitha klubet që kam pasur kontakte, nga të gjithë njerëzit sepse ne jemi në kontakte, bisedojmë mes vete që brenga më e madhe është moslicencimi sepse shumë klube kanë humbur disa nga të hyrat që mund t’i kenë dhe çfarë do të ndodh kur në momente të caktuar klubet të mos i paguajnë lojtarët nga tre apo katër muaj ditë siç kemi informacione sepse nuk ka mundësi asnjë donator ta përballojë këtë gjendje kaq të madhe financiare… Edhe kjo ministri nuk ka ardhur nga Kazakistani këtu në Kosovë, por janë njerëzit tonë, e dinë që në këtë vend mund të ketë ndoshta edhe disa gjëra që ata i kërkojnë që nuk janë ndoshta, por duhet nganjëherë t’i shtyjmë proceset përpara dhe mos ta pengojmë procesin e futbollit”, theksoi ai.

Pasojat e moslicencimit po i ndien edhe klubi i futbolli Gjilani. Menaxheri i kësaj skuadre, Drilon Sylejmani duke folur për KosovaPress ka bërë apel që të përfundojë para datës 31 mars në mënyrë që ta kenë mundësinë të përfitojnë të hyra nga sponsorët.

“Moslicencimi i federatës faktikisht e ka stopuar për momentin Ligjin e sponsorizimit dhe si te klubet e tjera në futbollin kosovar, ashtu edhe te klubi i Gjilanit ka shkaktuar jo pak telashe, jo pak dëme, pasi jemi në pritje të marrjes së vërtetimit për disa sponsorë. Megjithëse kemi indice që procesi i licencimit do të përfundojë shumë shpejtë, ndoshta kisha bërë apel një gjë e tillë të ndodh sa më parë në mënyrë që para datës 31 mars bizneset të cilat kanë menduar ta shfrytëzojnë Ligjin për sponsorizim t’i kompletojnë edhe ata dokumentacionet e nevojshme dhe mos të kemi probleme të tjera në agjencinë tatimore të Kosovës”, tha Sylejmani.

Kurse Kushtrim Sopa, administrator te klubi i futbollit Prishtina, ka deklaruar se nga futbolli varen rreth 4 mijë familje që marrin pagë në baza mujore dhe se ky fakt duhet të merret parasysh nga Ministria e Sportit.

Sipas tij, Ligji i sponsorizimit ndikon direkt në stabilitetin financiar të klubeve.

“Falë atij ligji ne kemi funksionuar mjaftë mirë të gjitha klubet dhe patëm filluar t’i tejkalojmë krizat të cilat i kemi pasur pa këtë ligj edhe të stabilizohemi dhe ta projektojmë të ardhmen përpara, mirëpo pengesa tutje që doli që nuk u licencua Federata e Futbollit të Kosovës ka shkaktuar probleme edhe për klubet, sidomos te Prishtina sepse nuk po them me shifra saktësisht por pjesën më të madhe të buxhetit të klubit vjetor e përbënë sponsorët… Shpresojmë shumë që të licencohet Federata e Futbollit të Kosovës. Të gjitha informata që na vijnë në drejtim tonin janë që tani kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe i bëj apel Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjegjësisht ministrit Hajrulla Çeku dhe Departamentit të Sportit që të kenë mirëkuptim për të gjitha sportet, por në futboll janë 3000-4000 mijë familje që paguhen në baza mujore dhe është e domosdoshme për klubet sportive të procedohet tutje dhe të licencohet federata”, tha Sopa.

Kujtojmë se Federate e Futbollit e ka ndryshuar edhe statutin e saj në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtur më 27 janar të këtij viti që ishte një kusht tjetër i vendosur nga MKRS-ja për licencimin e saj.

Sport

Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian

Published

on

By

Albina Rrahmani ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për Kombëtaren U19 të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Dardanet e reja gjatë këtij muaji do të përballen me Moldavinë, Lituaninë dhe Ishujt Faroe.

Ndeshjet do të zhvillohen në Kaunas, në kuadër të Grupit 2 të Ligës B.

Continue Reading

Sport

Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim

Published

on

By

Juventus FC ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Luciano Spalletti deri më 30 qershor 2028, duke i dhënë stabilitet projektit afatgjatë të klubit torinez.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga drejtuesit e klubit, ku shefi ekzekutiv Damien Comolli ka theksuar rëndësinë e këtij vendimi. Sipas tij, Spalletti ka pasur ndikim të menjëhershëm pozitiv te skuadra, klubi dhe komuniteti, duke dëshmuar se është personi i duhur për të udhëhequr Juventusin drejt objektivave të mëdha. Ai shtoi se stili ambicioz i lojës dhe vlerat e trajnerit përputhen plotësisht me identitetin e klubit dhe pritjet e tifozëve.

Spalletti, një nga emrat më të njohur të futbollit italian, mori drejtimin e Juventusit më 30 tetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Igor Tudor. Më herët ai ka drejtuar edhe kombëtaren e Italisë, si dhe klube të mëdha si Napoli, Inter, Roma dhe Zenit St. Petersburg, duke ndërtuar një karrierë të pasur në Itali dhe jashtë saj.

Trajneri 67-vjeçar u ka komunikuar fillimisht vendimin lojtarëve, duke theksuar se skuadrën e presin sfida të rëndësishme, por ai mbetet i bindur në potencialin e grupit për të arritur suksese. Nën drejtimin e tij, Juventusi ka regjistruar 17 fitore në 31 ndeshje, me gjashtë humbje dhe tetë barazime.

Ndërkohë, situata e Edon Zhegrova mbetet e paqartë. Sulmuesi kosovar nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme në formacion, pasi Spalletti, ashtu si edhe paraardhësi i tij, po e lë kryesisht në stol, duke ngritur pikëpyetje për rolin e tij në të ardhmen te “Zonja e Vjetër”.

Continue Reading

Sport

Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos

Published

on

By

Silvio Baldini do të marrë përkohësisht drejtimin e kombëtares së Italy national football team për ndeshjet miqësore të muajit qershor, ka njoftuar Federata Italiane e Futbollit.

Baldini, i cili aktualisht është edhe përzgjedhës i Italisë U21, është emëruar si zgjidhje e përkohshme pas dorëheqjes së Gennaro Gattuso. Largimi i Gattusos erdhi pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, pasi “Azzurrët” u mposhtën në finalen e plejofit nga Bosnjë-Hercegovina.

Italia do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në qershor, fillimisht ndaj Luxembourg national football team më 3 qershor dhe më pas kundër Greece national football team katër ditë më vonë.

Ndërkohë, emërimi i përzgjedhësit të ri të përhershëm pritet të bëhet pas zgjedhjeve të Federatës Italiane të Futbollit, të planifikuara për 22 qershor. Kriza në futbollin italian është thelluar edhe më tej, pasi edhe presidenti i federatës, Gabriele Gravina, ka dhënë dorëheqje pas këtij dështimi të madh.

Continue Reading

Sport

Dy duele interesante në La Liga dhe Bundesliga

Published

on

By

Sot pritet të zhvillohen dy ndeshje interesante në kampionatet kryesore evropiane, me vëmendjen kryesore në La Liga dhe Bundesliga.

Në Spanjë, në La Liga, do të përballen Real Madrid dhe Girona FC, një ndeshje që pritet të sjellë intensitet të lartë, pasi Real Madrid kërkon të ruajë pozitat në garën për titull, ndërsa Girona synon të vazhdojë formën e mirë dhe të surprizojë një nga ekipet më të forta në Evropë.

Ndërkohë në Gjermani, në Bundesliga, do të luajnë FC Augsburg kundër TSG Hoffenheim, një duel ku të dy skuadrat kërkojnë pikë të rëndësishme për renditjen në tabelë, në një kampionat gjithmonë shumë konkurrues dhe me ritëm të lartë.

Continue Reading

Të kërkuara