Sport

Alaba i frikësohet Italisë, por thotë se “në këtë sport gjithçka mund të ndodhë”

Published

on

Alaba është i vetëdijshëm se do ta kenë shumë të vështirë kundër Italisë në “Euro 2020”.

Austria siguroi një kualifikimin të bukur në raundin e 1/8-ve, aty ku do të ketë përballë Italinë e Roberto Mancinit, takim që do të luhet në shtunën në mbrëmje (21:00) në “Wembley” të Londrës.

Një test i vështirë për ekipin austriak, por David Alaba, ylli i Austrisë dhe lojtari i Real Madridit, beson te suksesi dhe kualifikimi në deklaratën e dhënë për ARD, edhe pse e ka të qartë forcën dhe kualitetin e skuadrës kundërshtare.

Ai gjithashtu është i vetëdijshëm për forcën e Italisë.

“Ndihem në formë dhe jam i lumtur për atë që po bën Austria”, tha ai.

“Kalimi i grupit ishte objektivi ynë dhe jemi të lumtur që e realizuam”.

“Italia? E keni parë çfarë kanë bërë në grupe?! Gjithsesi, ne jemi këtu për të ëndërruar. Gjithçka mund të ndodhë në një sport si futbolli”.

Lajmet

Llapi mposht Gjilanin, fitojnë edhe Ballkani e Malisheva

Published

on

Llapi ka shijuar fitoren në sezonin e ri në Superligë duke shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Gjilanit.

Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa kanë edhe Prishtina e re dhe Ferizaj në fundin e tabelës. Kurse, Gjilani mbetet me shtatë pikë në vendin e shtatë.

Fitore sot shënoi edhe Ballkani që lehtësisht mposhti Prishtinën e Re 0:3 në ndeshjen që u zhvillua në Lipjan.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 15 pikëve, një më pak se Prishtina që prin. Ndërsa, Prishtina e Re bie në vendin e nëntë me gjashtë pikë.

Ndërkohë, ndeshje shumë dramatike u zhvillua në Skënderaj, atje ku Malisheva shënoi fitore 3:4 në sekondat e fundit të ndeshjes.

Tani, Malisheva shkon në 10 pikë në vendin e pestë, kurse Drenica mbetet e katërta me një pikë më shumë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

FFK shpall më të mirin e xhiros së shtatë në Superligë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës, ka shpallur futbollistin e KF Llapit, Axel Gnapi, si “Ylli i Javës” për javën e shtatë të sezonit. Gnapi shkëlqeu në fitoren 4:1 të skuadrës së tij kundër SC Gjilanit, duke shënuar dy gola – hapjen dhe mbylljen e serisë së golave.

Vlerësimi për futbollistin më të dalluar të javës u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Selajdin Jerliu, Enis Zabërgja dhe Fatmir Mehmeti.

Pas marrjes së çmimit, Gnapi shprehu kënaqësinë e tij:

“Është një ndjenjë e mirë sepse fillimi i sezonit nuk ishte ashtu siç kemi pritur dhe siç kemi merituar. Kjo fitore e parë është një kënaqësi në momentin e duhur për të gjithë ekipin dhe për stafin. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe çdo lojtar po e mban këtë frymë pozitive. Besoj se do të kemi një sezon shumë të mirë dhe shpresoj të fitoj edhe shpërblime të tjera”, tha ai.

Ky çmim vjen si një motiv shtesë për KF Llapin pas një fillimi të vështirë sezoni, duke rritur shpresat për rezultate pozitive në vazhdim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Gjilani shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu

Published

on

Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Gjilani, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Ardian Nuhiu.

“Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu. Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne. Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Klubi ka bërë të ditur se do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Java speciale për Jose Mourinhon

Published

on

Jose Mourinho kthehet këtë javë në Stamford Bridge, tashmë në krye të Benficës, për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, në një moment kur trajneri i londinezëve, Enzo Maresca, ndodhet nën presion të madh.

Benfica vjen në Londër pas një fitoreje 2-1 në kampionat, ndërsa për Mourinhon kjo është një rikthim i veçantë në stadiumin ku ndërtoi legjendën e tij si “i veçanti”.

Atmosfera rreth Chelseat është e turbullt, me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, një sukses minimal ndaj Lincoln City nga League One, ndërkohë që humbjet nga Bayern Munich, Manchester United dhe Brighton kanë lënë gjurmë të thella.

Disfata ndaj Brighton ka rritur debatet për të ardhmen e Maresca-s, edhe pse drejtuesit e klubit londinez e mbështesin për momentin dhe pritet ta gjykojnë në fund të sezonit. Megjithatë, vetë trajneri italian nuk është i kënaqur, pasi prej verës ka kërkuar përforcime në dy pozita kyçe, portier dhe qendërmbrojtës, që tashmë janë shfaqur si pikat më të dobëta të skuadrës.

Chelsea e sheh kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm si objektiv të panegociueshëm, ndërsa në janar priten lëvizje serioze në merkato. Megjithatë, një humbje në shtëpi nga Benfica e Mourinhos do të ishte shumë e dhimbshme për tifozët e “Bluve” dhe mund të thellonte më tej krizën.

Mourinho, i njohur për aftësinë e tij për të sfiduar pritshmëritë dhe për të provuar skeptikët si të gabuar, synon t’i kujtojë Chelseat fuqitë e tij, ndërsa Maresca kërkon mbi të gjitha besimin se projekti i tij mund të funksionojë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara