Lajmet

​Akuzat e PDK-së për Lagjen Kalabria, komuna e Prishtinës i quan puro-politike

Published

on

Gjatë ditës së sotme, përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë akuza kundër Planit Rregullues për Lagjen Kalabria në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës në një reagim thotë se veprime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën kur PDK-ja “ka tentuar përmes sabotimit të shumë proceseve të ndalin punën”.

Sipas Komunës së Prishtinës, Plani Rregullues për Lagjen Kalabria ka kaluar nëpër të gjitha procedurat e parapara ligjore për dokumentet e tilla.

“Dokumenti është hartuar nga një grup punues me ekspertë të drejtorive përkatëse, përfshirë edhe ekspertë ndërkombëtar të planifikimit urban. Plani ka kaluar nëpër periudhën 30 ditore të konsultimeve publike me banorët e Lagjes Kalabria për të informuar ata rreth detajeve të Planit si dhe për të marrë parasysh sugjerimet e tyre”, thuhet në reagim.

Komuna sqaron se janë mbajtur shumë konsultime publike grupore me banorë dhe pronarë të tokave në Lagjen Kalabria.

“Përveç rregullimit të shumë problemeve që kanë banorët e Lagjes, ky Plan parasheh rritjen e vlerës së ndërtimit në pronën komunale. Kjo është bërë në mënyrë tërësisht transparente dhe ligjore. Qëllimi i ngritjes së kësaj vlere të ndërtimit është që investitorët potencial që shprehin interes për investim në këtë pronë komunale, do të kushtëzohen me ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik. Rritja e vlerës së ndërtimit në këto prona do të sigurojë ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik pa e ngarkuar buxhetin e Kryeqytetit dhe pa ngarkuar qytetarët”, thuhet më tej në reagim.

Unaza e Kryeqytetit kap një vlerë rreth 350 milionë euro, rreth 150 milionë eksproprijim të pronave private dhe rreth 200 milionë për ndërtim, ndërsa Fshati Olimpik rreth 200 milionë euro.

Komuna thotë se me miratimin e këtij Plani Rregullues mund të financohen këto dy projekte madhore që arrijnë vlerën totale rreth 550 milionë euro.

“Sigurojmë qytetarët se miratimi i këtij Plani Rregullues nuk do të dëmtojë pronën publike, nuk do të rëndojë qytetarët e buxhetin e Kryeqytetit, por përkundrazi do të rezultojë me ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik e cila do të jetë në dobi të qytetarëve të gjithë Republikës së Kosovës. Kjo masë është ndërmarrë për shkak se ndërtimi i Unazës së Kryeqytetit është duke u vonuar tash e sa kohë si rrjedhojë e mungesës së mbështetjes dhe bashkëpunimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nevojës për ndërtimin e Fshatit Olimpik”, përfundon reagimi i komunës së Prishtinës.

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara