Lajmet

Akuza e re nga Specialja: Bahtijari e Januzi deklarohen të pafajshëm

Published

on

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë në përputhje me rregullën 90(3), Gjykatësja e Procedurës Paraprake, Marjorie Masselot mbajti seancë për paraqitjen e mëtejshme në procesin gjyqësor kundër Ismet Bahtijarit, Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës.

Në këtë seancë është paraqitur akuza e re kundër Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit, e cila akuzë i është shtuar aktakuzës së përbashkët kundër Ismet Bahtjarit, Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës.

Sipas akuzës së re, Bahtjari dhe Jonuzi, ata ngarkohen se përmes premtimit të një dhuratë ose formë tjetër përfitimi, përkatësisht duke ofruar ndihmë për dëshmitarin një (1), në qoftë se ai do të pajtohet për tërheqjen dëshmisë së tij.

“Frikësim gjatë procedurës penale përmes premtimit të një dhuratë ose formë tjetër përfitimi, përkatësisht duke ofruar ndihmë për dëshmitarin një (1), në qoftë se ai do të pajtohet për tërheqjen e dëshmisë së tij në procedurat përpara Dhomave të Specializuara që është e dënueshme sipas parashikimit të nenit 387 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019, dhe nenit 15, paragrafi 2 i Ligjit. Kjo vepër është kryer ndërmjet 5 dhe 12 prillit të vitit 2023”, thuhej në akuzën e re.

Lidhur me këtë akuzë të re, të pafajshëm u deklaruan si Januzi, ashtu edhe Bahtijari, të cilët sot gjatë kësaj seancë u përfaqësuan nga avokatet, Hju Bouden (Jonuzi) dhe Felisiti Xherri (Bahtijari).

Ndryshe, më 8 korrik, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala konfirmoi ndryshimet në aktakuzën e përbashkët dhe urdhëroi ZPS-në të dorëzonte versionin e fundit të kësaj aktakuze deri më 10 korrik. Meqenëse pretendimet e reja faktike të akuzës së re kundër Januzit dhe Bahtijari ishin pjesë e aktakuzës fillestare kundër Haxhi Shalës, këtij të fundit nuk iu kërkua të ishte i pranishëm në seancë.

Në fund të kësaj seance, avokati i Sabit Januzit, Hju Bouden tha se do të dorëzojnë mocion paraprak lidhur me këtë akuzë të re, ndërsa avokatja e Ismet Bahtijarit, Felisiti Xherri, lidhur me dorëzimin e mocionit paraprak, lidhur me këtë akuzë të re tha se nuk kanë vendosur ende dhe po presin të shohin parashtrimet e Sabit Januzit, për të vendosur./BetimipërDrejtësi

Lajmet

​Zjarr në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar

Published

on

By

Në Prizren, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt, ku si pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë njëvjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur për KosovaPress se edhe tre fmëijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor.

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, ka bërë të ditur ai.

Bytyqi ka bërë të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht.

Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

KosovaPress do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 100% e votave të rregullta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke rrëmbyer 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të martën.

Seanca ka të bëjë me “propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2026”.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një vajzë dhe një i mitur në Fushë Kosovë

Published

on

By

Dy raste të zhdukjes janë raportuar nga Policia e Kosovës. Njëri nga rastet është një ku një vajzë është zhdukur në Fushë Kosovë mbrëmjen e 26 dhjetor, ndërsa rasti tjetër po ashtu në Fushë Kosovë por që bëhet fjalë për një të mitur.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër është në “Më 29.12.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”.

Continue Reading

Të kërkuara