Lajmet

Aktorja e njohur thotë se fama nga ‘Grey’s Anatomy’ e bëri atë të kërkonte terapi

Published

on

Sandra Oh thotë se rritja e shpejtë e famës me suksesin e “Grey’s Anatomy” ishte “traumatike” dhe e bëri atë të kërkonte një terapiste të mirë, transmeton UBT News.

Sandra Oh u shfaq në “Sunday Today” gjatë fundjavës me Willie Geist, ku ajo foli për humbjen e privatësisë kur u bë e famshme për herë të parë. Aktorja, e cila luajti Dr. Cristina Yang për 10 sezonet e para të dramës mjekësore ABC, tha se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Për të qenë krejtësisht e sinqertë, ishte traumatike”, tha ajo. “Arsyeja pse po them është se rrethanat që ju nevojiten për të bërë punën tuaj, janë me shumë privatësi”.

Ajo vazhdoi, “Pra, kur dikush humbet anonimitetin, ju duhet të ndërtoni aftësi që të përpiqeni dhe të jeni real. Unë kalova nga të qenit e paaftë për të dalë jashtë, përshembull të fshihesha në restorante, në atë menaxhimin e vëmendjes, të menaxhoja pritjet, duke mos humbur ndjenjën e vetes”.

Ajo ishte në gjendje të tejkalonte situatën e saj me ndihmën e një terapisti, përcjell UBT News.

“Nuk po bëj shaka. Pra është shumë, shumë e rëndësishme”, tha ajo. “Thjesht duhet të punosh për të gjetur mënyrën tënde për të qëndruar në këmbë. Dhe shumë herë kjo është duke thënë jo”.

Aktorja njoftoi largimin e saj nga seriali në vitin 2013. Ajo mori pesë nominime për Emmy dhe një Çmim Golden Globe për performancën e saj.

Ndërsa Sezoni 17 i “Grey’s” pati kthimin e Sarah Drew, Patrick Dempsey, T.R. Knight, Chyler Leigh dhe Eric Dane, aktorja Sadnra Oh vendosi të mos kthehej./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

KQZ: Aprovohen mbi 22 mijë pako me fletëvotime nga jashtë Kosovës, 755 refuzohen

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 10 qershor, në procesin e vlerësimit janë përfshirë më shumë se 23 mijë e 300 pako me fletëvotime nga jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 22,601, ndërkaq janë refuzuar 755. Sipas KQZ-së, ky proces ka filluar më 9 qershor, në orën 16:00, dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar suksesshëm.

Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 699 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ-ja do të publikojë të dhënat e plota për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat pastaj do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga gjithsej 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë e konsiderueshme e të cilave tashmë janë sjellë në Kosovë. Kujtojmë se gjatë periudhës së regjistrimit, e cila u zhvillua nga 6 maji deri më 17 maj, numri i shtetasve të regjistruar me sukses për të votuar përmes postës në këto zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Kosovës ka arritur në 104,480 votues.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa dhe Callum Turner në muaj mjalti në Itali pas dasmës madhështore

Published

on

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori Callum Turner po kalojnë muajin e mjaltit në Itali, pas një dasme luksoze që raportohet se ka kushtuar rreth 1.5 milionë paund.

Çifti është parë në hotelin e njohur “San Domenico Palace” në Taormina, pranë Catanias, si dhe duke shëtitur në qytetin piktoresk dorë për dore.

Sipas raportimeve, dasma është zhvilluar në Palermo dhe në Villa Valguarnera, me rreth 200 të ftuar, ku kanë marrë pjesë edhe emra të njohur të muzikës si Elton John, Charli XCX dhe Mark Ronson. Në ceremoni, Elton John ka interpretuar këngën “Your Song”.

Pas dasmës, çifti ka vijuar festimet dhe udhëtimet në jug të Italisë, duke shijuar ushqimin dhe kulturën lokale në disa qytete të Sicilisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rreth 23 mijë semimaturantë i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë më 26 qershor

Published

on

Rreth 23 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë më 26 qershor, i cili edhe këtë vit do të organizohet në një ditë të vetme.

Nga Ministria e Arsimit është bërë e ditur se testi do të përfshijë katër grupe lëndësh, duke përfshirë gjuhën shqipe, gjuhën angleze, matematikën, informatikën, si dhe shkencat shoqërore e natyrore.

Qëllimi i testit është vlerësimi i njohurive dhe shkathtësive të nxënësve, ndërsa rezultatet do të shërbejnë për orientimin dhe regjistrimin e tyre në shkollat e mesme të larta.

Njohës të arsimit vlerësojnë se testi ka rol të rëndësishëm në orientimin e nxënësve, por theksojnë se duhet të përmirësohet mënyra e administrimit dhe analizës së rezultateve për të rritur efikasitetin e tij./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje në Malishevë, Gjakovë dhe Graçanicë

Published

on

Tri raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në Malishevë, Gjakovë dhe Graçanicë, ku si pasojë janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Në Malishevë, më 10.06.2026 rreth orës 16:30, është arrestuar një i dyshuar kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, në të njëjtën kohë, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Graçanicë, më 10.06.2026 rreth orës 02:00, ankuesja kosovare ka njoftuar se i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara