Kulturë

Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së dytë

Shay Mitchell së shpejti do të bëhet nënë e dy fëmijëve.

Published

on

Shay Mitchell është shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë me Matte Babel.

Aktorja e “Pretty Little Liars”, 34, njoftoi në Instagram të hënën se është shtatzënë me fëmijën e dytë të saj dhe të dashurit Matte Babel.

Aktorja njoftoi për shtatëzëninë disa ditë pas humbjes së gjyshes, e cila vdiq javën e kaluar.

“Nuk mund të mos mendoj se ky ishte plani i universit gjatë gjithë kohës, duke e ditur se do të kisha nevojë për një gëzim tjetër të kësaj bote për të zbutur goditjen e humbjes së një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time”, ka shkruar mes tjerash Mitchell. “Megjithatë, kjo është provë se dashuria, jeta dhe humbja mund të ekzistojnë thellësisht të gjitha në të njëjtën kohë.”

Mitchell dhe Babel, 41 vjeç, janë tashmë prindër të vajzës 2-vjeçare Atlas, të cilën e mirëpritën në tetor të vitit 2019./UBTNews/

Magazinë

Mbretëresha Camilla zbulon sekretet e martesës së lumtur me Mbretin Charles

Published

on

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Camilla ka ndarë sekretet e një martese të qëndrueshme me Mbretin Charles, teksa çifti mbretëror festoi 20-vjetorin e martesës ditë më parë, gjatë një vizite shtetërore në Itali.

“20 vjet… kush do ta besonte?!” ka thënë ajo për mediat britanike, ka raportuar FemaleFirst.

E pyetur për sekretin e një martese të suksesshme, ajo u përgjigj me thjeshtësi dhe humor duke thënë se mendon që ka të bëjë me miqësinë.

“Të qeshësh për të njëjtat gjëra. Të vazhdosh përpara me jetën. Shpesh jemi si dy anije që kalojnë pranë njëra-tjetrës gjatë natës. Kalojmë me shpejtësi përkrah njëri-tjetrit”, ka thënë ajo.

Më herët gjatë ditës, Camilla kishte veshur një version të modifikuar të veshjes që kishte mbajtur në ceremoninë e martesës së tyre në vitin 2005, e rifreskuar me detaje të reja qëndisjeje.

77-vjeçarja ka treguar se ajo dhe mbreti kishin rezervuar “pak kohë për të biseduar pas pesë angazhimeve publike dhe para darkës shtetërore”. E pyetur nëse Charles do ta konsideronte një ditë pushimi si dhuratë për përvjetor, ajo tha me humor “Ëndërroj!”

E pyetur nëse arrijnë të relaksohen bashkë gjatë turneve zyrtare, Camilla ka thënë se flasin gjatë darkës.

“Po, kemi pak kohë për të biseduar gjatë darkës. Do të ishte bukur të kishim një ditë pushimi për të vizituar ndonjë vend, por nuk do të ndodhë!”, ka thënë ajo.

Çifti nuk kishte shkëmbyer dhurata për përvjetorin, por Camilla planifikonte t’i dhuronte Charlesit diçka tradicionale, një komplet porcelani, si dhuratë klasike për 20-vjetorin e martesës.

“Do ta bëjmë kur të kthehemi. Nëse e bën tani, gjithçka bëhet me ngut dhe nuk ke kohë të thuash asgjë me kuptim. Mendoj se në fund të ditës, do të nxjerrim diçka nga xhepi. Kam diçka gati.”

Camilla e ndiente veten veçanërisht të lumtur që përvjetori u festua në Itali, një vend me të cilin ajo ka lidhje personale që nga fëmijëria, pasi familja e saj kishte një shtëpi pushimi në Firence.

“E kam dashur gjithmonë Italinë. Këtu ndihesh më mirë. Janë kaq miqësorë, të dashur. Ushqimi, moti… është diçka në ajër. Gjithçka ka më shumë shije. Pse domatet e makaronat kanë më shumë shije? I merr me vete në Angli, por nuk kanë të njëjtin shije”, ka thënë ajo.

Gjatë darkës shtetërore me 150 të ftuar, mbreti Charles, në një fjalim plot humor dhe mirënjohje, ai ka thënë se kjo vizitë është e veçantë për çiftin pasi festojnë 20 vjetorin e martesës.

“Kjo vizitë është dhe më e veçantë për ne, pasi festojmë 20-vjetorin e martesës. Duhet të them se është w mirë nga ana juaj, zoti president, që na keni organizuar këtë darkë me qirinj për dy vetë”, tha Charles.

Pak orë para darkës, çifti ka bërë një vizitë të papritur te Papa Françesku, i cili u uroi përvjetorin gjatë një takimi 20-minutësh.

Pallati Buckingham më pas ndau një fotografi në rrjetet sociale, me mbishkrimin: “Mbretit dhe Mbretëresha u prekën shumë nga fjalët e Papës për përvjetorin e tyre dhe u ndien të nderuar që ndanë urimet personalisht me të”.

Continue Reading

Magazinë

Ed Sheeran mbështetës i pandashëm i Swift: Sekretet e miqësisë së tyre të fortë

Published

on

Ed Sheeran dhe Taylor Swift kanë një miqësi të gjatë që daton që nga viti 2012, kur Sheeran u bë akti mbështetës në turneun “Red” të Swift.

Pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale, ata vazhdojnë të mbajnë një lidhje të ngushtë dhe të fortë.

Në një intervistë të fundit, Sheeran theksoi se ata takohen rreth katër herë në vit dhe kalojnë kohë të konsiderueshme së bashku, duke pasur biseda të thella që mund të zgjasin deri në gjashtë orë.

Për Taylor Swift, Ed është një nga pak njerëzit që e kupton jetën e saj si figurë publike, duke e përshkruar miqësinë e tyre si një formë terapie.

Kjo miqësi është shumë e rëndësishme për të dy, dhe takimi i fundit publik i tyre ishte gjatë turneut të Swift “Eras” në Londër, ku Sheeran u bashkua me të në skenë, duke dhënë një moment të paharrueshëm për fansat.

Pavarësisht shkrimeve dhe angazhimeve, miqësia e tyre vazhdon të qëndrojë një model i pasionit dhe mbështetjes reciproke.

 

Continue Reading

Lifestyle

Gabimet që bëni gjatë udhëtimeve të gjata me avion

Published

on

Në listën e mënyrave sesi njerëzit duan ta kalojnë kohën e tyre, sidomos gjatë një udhëtimi të largët dhe ulur për orë të tëra në avion, ka shumë gjëra. Disa prej gjërave që bëjmë gabim po i rendisim si më poshtë:

Vishni rroba të papërshtatshme – Fakti që do të rrini ulur gjashtë apo tetë orë në avion, do të thotë që duhet të ndiheni sa më rehat. Shmangni veshjet e trasha apo të ngushta dhe në vend të tyre zgjidhni pëlhura të buta dhe elastike për rehati maksimale.

hikoni shpesh orën – Nëse e bëni shpesh këtë, do ju duket sikur koha kalon shumë ngadalë, sidomos gjatë një fluturimi të gjatë me avion.

Udhëtoni pa gjërat e nevojshme për gjumë – Kufje për veshët, ta izoloni veten nga çdo zhurmë e mundshme. Përveç kësaj, një maskë për sytë dhe një gjumë i mirë janë gjithçka që rekomandohet për t’u ndjerë rehat në avion.

Nuk shkarkoni filma apo muzikë të mirë – Para fluturimit, shkarkoni filma, muzikë në pajisjet elektronike si telefoni, iPad ose laptopi dhe sigurohuni që ato të jenë të karikuara para se të udhëtoni, që të keni mundësi për t’u argëtuar gjatë orëve të gjata në avion.

Udhëtoni pa një plan për gjumin – Është e rëndësishme të kuptosh çfarë do të bësh në fluturim, a është qëllimi juaj të dilni nga avioni me sy të kuq? Mundohuni të flini gjatë udhëtimit kur është natë, shmangni kafeinën para se të hipni në avion dhe shijoni fluturimin.

Ndiheni të detyruar të flisni gjithë kohës – Kur udhëtoni me kolegët, nuk keni pse të uleni pranë tyre, pasi nuk është e nevojshme t’ju shohin si flini apo si gërhisni gjatë gjumit. Zgjidhni një vend ku të ndiheni rehat,

Hani vetëm ushqimin e avionit – Nëse nuk jeni ulur në business class, nuk keni shumë opsione vaktesh, ndaj është mirë të hani diçka pak para fluturimit që të mos ndiheni me stomakun bosh.

Neglizhoni kujdesin ndaj vetes – Të jesh në fluturim të gjatë mund të duket si lloj realiteti alternativ ku koha e rregullat nuk zbatohen, është e rëndësishme të kujdesesh për veten. Mos harroni të qëndroni të hidratuar dhe të merrni vitaminat e duhura. /UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Përkujtohet Asdreni, 153 vjetori i lindjes së Aleksandër Stavre Drenova

Published

on

Asdreni me figurën shumë dimensionale të tij si poet, erudit apo atdhetar këtë muaj përkujtohet për 153 vjetorin e lindjes.

Emrin e tij e lidhim në mënyrë të menjëhershme me himin kombëtar dhe me  sferën letrare ku Asdreni mbetet një pikë shumë e fuqishme.

Aleksandër Stavre Drenova shquhet për idilizmin në paraqitjen e jetës fshatare, ka fjalë simpatie vezulluese për bujqit mediates.

Mendohet se tek poezia e tij në fillim reflektohet një kalim romanticizmi në realizëm, i ndikuar nga Emil Zola.

Poezia e tij u shkri që nga faza e fundit e Rilindjes deri në periudhën e Pavarësisë. Poeti pati një jetë të gjatë krijuese, rreth dyzet vjet.

Në lirikën poetike Asdreni u rikthehet të gjitha temave të poezisë së Rilindjes, u jep frymë më të hapur kushtruese, jo më kot ai lëvron llojet e himnit dhe të marrshit. Të njohura janë vjershat “Betimi mbi flamur” (1907) që pas vitit 1912 u bë dhe është Himni Kombëtar, vjersha “Përpara”, që dallohen nga një stil patetiko-oratorik, i cili shpreh një patos të zjarrtë të brendshëm.

Vargjet e shumta dhe dinamike dhe njëkohësisht të thjeshta, kanë një forcë komunikuese të veçantë.

Adreni u nda nga jeta në 1947 në Rumani.

Continue Reading

Të kërkuara