Film & TV

Aktori Bruce Willis largohet nga farmacia për shkak të maskës mbrojtëse

Publikuar

Aktori i njohur amerikan, Bruce Willis pranoi se ka bërë një gabim, pasi e larguan nga një barnatore në Los Angeles meqë refuzoi të mbante maskë.

65-vjeçari u fotografua duke hyrë dhe dalë nga një barnatore në Kaliforni pa maskë, të hënën.

“Ishte gabim në vlerësim. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe t’i mbani maskat”, shtoi ai.

Vitin e kaluar, kryebashkiaku Eric Garcetti prezantoi një masë që maskat mbrojtëse të fytyrës duhet të mbahen gjithmonë jashtë shtëpisë për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19, me përjashtime të caktuara, fëmijët nën moshën dy vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara të caktuara./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Ndahen Ben Affleck dhe Ana de Armas

Publikuar

nga

Ben Affleck dhe Ana de Armas i kanë dhënë fund romancës së tyre. Raportohet se lidhja e tyre nisi në fillim të vitit 2020, në xhirimet e filmit “Deep Water in New Orleans”.

“Ben nuk është më në lidhje me Anën. Ajo kërkoi ndarjen. Lidhja e tyre ishte e komplikuar”, i tha një burim mediumit People.

Affleck dhe de Armas u panë bashkë gjatë verës, ndërsa e kaluan periudhën e izolimit në Los Angeles. Aktorja e konfirmoi lidhjen e tyre në prill, kur shpërndau fotografi duke kaluar kohë bashkë në ditëlindjen e saj të 32-të.

Pak para ndarjes, de Armas po kalonte kohë me të dhe fëmijët e tij që i ka me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, vajzat Violet, Seraphina dhe djalin Samuel./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Betty White festoi ditëlindjen e 99-të

Publikuar

nga

Betty White mbushi 99 vjet të dielen, dhe dhjetë këshillat e saj kryesore për të jetuar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme janë po aq të rëndësishme sa kurrë më parë.

Në një intervistë për Associated Press ajo tregoi se cila është një nga benefitet që i mbushi 99 vjet.

“Meqë i mbusha 99 vjet, mund të qëndrojë zgjuar pa kërkuar leje”, deklaroi ajo.

Karriera e saj filloi në vitin 1939./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Yjet që folën hapur për abortin spontan

Publikuar

nga

Abortet spontane janë më të zakonshme sesa që mendoni. Në fakt, 10 nga 15% e grave shtatëzëna mund të abortojnë.

Nënat e pikëlluara mund ta fajësojnë veten, duke menduar se faji është i tyre, por që në realitet s’është ashtu. Prandaj turpi që ndjenjë gratë kur nuk arrijnë të lindin është ende stigmë që të famshmet po mundohen ta ndryshojnë duke ndarë eksperiencat e tyre.

Në mesin e tyre është edhe Chrissy Teigen. Ajo shkroi një ese të dhimbshme se si i tha lamtumirë djalit të saj, Jack, dhe arsyen pse deshi të realizonte fotografi për ta kujtuar atë moment. Ajo donte të kujtonte përjetësinë, njejtë sikurse e ka të nevojshme të kujtojë puthjen që ia dhuroi bashkëshortit të saj në fund të altarit. Dhe arsyeja pse zgjodhi ta tregojë storien është sepse ka të tilla femra që kanë të njëjtën storie.

Edhe Beyonce tregoi se kishte abortuar para shtatzënisë me Blue Ivy në një dokumentar dhe intervistë me Oprah në vitin 2013. Arsyeja pse zgjodhi ta tregonte storien lidhej me një pjesë të rëndësishme të saj, dhe se e dinte se shumë çifte kanë përjetuar të njëjtën eksperiencë. U shpreh se ishte periudha më e vështirë e jetës.

Nga momenti kur Tom Cruise dhe Nicole Kidman u martuan, ajo donte të kishte fëmijë. Por ajo e humbi një fëmijë kur ishte 23-vjeçe dhe abortoi në fund të martesës së saj me Tom Cruise. Ishte vërtetë periudhë e vështirë për të, dhe ajo ndau këtë dhimbje me të gjitha femrat. Tani ajo ka dy fëmijë të adoptuar dhe dy fëmijë me Keith Urban, një nga ta përmes surrogacisë.

Në tekstin e këngës “Happy”, Pink shkroi jo vetëm për pasigurinë e trupit të saj, por edhe për abortin që e përjetoi në moshën 17-vjeçare. Meqë ishte e re, ajo mendonte se nuk bëri çfarë duhej të bënte. Që nga ajo kohë, ajo përjetoi edhe disa aborte të tjera, dhe mendon se është e rëndësishme të flisni për gjërat që turpëroheni, kush jeni dhe për periudhat e vështira të jetës./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Vdiq në moshën 73-vjeçare aktorja Eileen Pollock

Publikuar

nga

Aktorja Eileen Pollock, e njohur për rolin e saj në “Bread”, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Pollock po ashtu kishte një karrierë të gjatë në skenë dhe u shfaq në disa filma, sikurse “Far and Away” dhe “Four Days in July”.

Agjentët e saj e vlerësuan atë me fjalët më të mira duke e cilësuar si zemërgjerë e shpirt human./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara