Magazinë

Aktori Tom Cruise hyn në librin e Guinness

Published

on

Në moshën 62-vjeçare, ylli i pandalshëm i “Mission: Impossible” ka shkruar emrin në Librin e Rekordeve Guinness, duke kryer një nga akrobacitë më të rrezikshme të realizuara ndonjëherë nga një aktor dhe pa përdorur dublant.

Në episodin e tetë të sagës “Mission: Impossible – The Final Reckoning”, aktori legjendar u hodh plot 16 herë nga një helikopter, me një parashutë të lagur me karburant dhe të ndezur në flakë.

Kjo skenë sfiduese, e cila u xhirua për një nga sekuencat kulmore të filmit, është tashmë zyrtarisht e njohur nga Guinness World Records, të cilët publikuan lajmin me një postim në rrjetet sociale.

“Tom nuk është vetëm një aktor hero aksioni, ai është heroi i aksionit”, deklaroi Craig Glenday , drejtori i Guinness World Records. “Ajo që e bën unik është përkushtimi i tij për autenticitet. Ai e shtyn veten vazhdimisht përtej kufijve njerëzorë”.

Në një video të publikuar nga Paramount Pictures, Cruise shpjegon procesin e përgatitjes dhe diskutimet me ekipin për rrezikun e skenës. “Jam gati të hidhem. Nëse përdridhet ndërsa është në flakë, do të rrotullohem dhe do të digjem”, dëgjohet ai të thotë me qetësi befasuese.

Aktori, i nominuar tri herë për çmimin Oscar, është i njohur për faktin se realizon vetë akrobacitë e rrezikshme në filmat e tij nga ngjitja në Burj Khalifa, tek varja nga aeroplani në fluturim. Por kjo arritje e fundit i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

Gjatë çdo kërcimi, Cruise u lidh me një parashutë të përgatitur për t’u ndezur, shkëputej në ajër dhe vendoste parashutën rezervë për të përfunduar uljen në siguri.

Krahas suksesit në ekran, Cruise mban edhe rekorde tjera: është aktori me më shumë filma radhazi që kanë kaluar 100 milionë dollarë në arkëtimet botërore, dhe figura më e fuqishme e aksionit në Hollyvud për dekada me radhë.

 

Magazinë

Hollywood-i në zi, ylli latin qëllohet për vdekje në LA

Published

on

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin latin dhe botën e rrjeteve sociale, pasi këngëtarja dhe influencuesja 22-vjeçare Maria De La Rosa, e njohur me emrin artistik DELAROSA, u qëllua për vdekje në Los Angeles.

Dy persona të tjerë që ndodheshin me të mbetën rëndë të plagosur.

Sipas policisë së Los Angeles (LAPD), sulmi ndodhi në Northridge, në Luginën e San Fernando, rreth orës 01:30 të mëngjesit të së shtunës.

Të shtënat u dëgjuan në Rrugën Bryant, një zonë e qetë ku tre persona po qëndronin brenda një automjeti të parkuar.

Dëshmitarët raportuan se dy meshkuj të dyshuar iu afruan automjetit dhe hapën zjarr nga afër ndaj pasagjerëve. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me aktivitetet e bandave kriminale, megjithëse hetimet janë ende në fazat fillestare.

DELAROSA u transportua me urgjencë në spital nga një person privat, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Dy personat e tjerë mbeten në spital në gjendje të rëndë, por stabile.

LAPD vazhdon hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivin e sulmit, ndërsa familjarët, fansat dhe komuniteti artistik kanë shpërthyer në reagime të dhimbshme në rrjetet sociale, duke kërkuar drejtësi për 22-vjeçaren. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

Gati për Eurovision? Biletat në shitje nga janari, ja sa do të kushtojnë

Published

on

Transmetuesi austriak ORF ka njoftuar se shitja e biletave për Eurovision 2026 do të nisë më 13 janar, vetëm një ditë pas shortit që do të përcaktojë renditjen e vendeve në gjysmëfinale.

Ngjarja do të zhvillohet në Stadthalle të Vjenës, ku do të jenë në dispozicion rreth 90,000 bileta.

Fansat do të mund të rezervojnë vende për gjysmëfinalet e datave 12 dhe 14 maj, si dhe për finalen e madhe që do të mbahet më 16 maj.

Kushdo që regjistrohet online deri më 18 dhjetor do të ketë të drejtën të aplikojë për blerjen e biletave.

Çmimet variojnë nga 15 deri në 360 euro, ku biletat më të shtrenjta ofrojnë qasje në zonën pranë skenës gjatë natës së finales.

Austria siguroi të drejtën për të organizuar Eurovision 2026 pasi JJ fitoi edicionin e këtij viti, i cili u mbajt në Bazel të Zvicrës.

Konkursi i Këngës në Eurovision ka ndryshuar disa prej rregullave të votimit dhe promovimit pas polemikave që u shfaqën rreth rezultateve të Izraelit këtë vit.

Ata do të mund të hedhin deri 10 vota, në vend të 20, votat e jurisë do të rikthehen në llogaritje edhe në gjysmëfinale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Kush i dha George Clooney-t këshillën që ia ndryshoi jetën në Hollywood?

Published

on

Para se të bëhej një nga yjet më të njohur të Hollywood-it, George Clooney mori një këshillë që do t’i mbetej mend për dekada.  Fjalët e mençura erdhën nga legjenda Paul Newman.

Takimi i tyre i parë ndodhi gjatë xhirimeve të filmit Mesazh në një shishe (1999). Clooney, i njohur atëkohë si Dr. Doug Ross në Urgjencë, ndaloi me një karrocë golfi për t’u përshëndetur me Newman. Megjithatë, Newman nuk kishte idenë se kush ishte ai.

“Ai nuk dinte se kush isha unë, por të gjithë ata që vinin me karroca golfi thoshin, ‘Hej, George’. Pak nga pak, ai kuptoi se kisha një farë suksesi në industri,” rrëfeu Clooney për The New York Times.

Në një bisedë të hapur me Jay Kelly, bashkë-yllin Adam Sandler dhe regjisorin Noah Baumbach, Clooney tregoi se Newman i tha një gjë që ia ndryshoi perspektivën: “George, mos i lejo të të mbajnë brenda,” – duke i sugjeruar që të mos izolohej për të ruajtur privatësinë.

64-vjeçari pranoi se ishte i tunduar të qëndronte brenda dhe të shmangte vëmendjen, por fjalët e Newmanit i dhanë një këndvështrim të ri:

“Tendenca ime ishte të qëndroja brenda, por kur e dëgjova Newmanin, gjithçka mori kuptim menjëherë.” /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

Eva Longoria për lindjen në 43 vjeç: “Koha e duhur”!

Published

on

Eva Longoria ka folur për lindjen e djalit të saj në moshën 43-vjeçare, duke theksuar se për të ishte momenti i duhur për t’u bërë nënë.

Aktorja, sot 50 vjeç, e cila solli në jetë Santiagon në vitin 2018, u shpreh se ndjehej shumë më e mençur dhe më e duruar sesa në vitet e mëparshme.

Në një intervistë për revistën Sunday Times Style, ylli tha: “Ishte koha e duhur. Kur bëhesh nënë në të 40-at, ke më tepër mençuri dhe durim. Për një kohë shumë të gjatë, gjithçka ishte e fokusuar tek unë.”

Ajo shtoi se vitet e mëparshme ia kishte kushtuar vetes e karrierës: “Dyzet vjet me fokus tek vetja ishin të mjaftueshme. Jam me të vërtetë e bekuar që linda më vonë, pata mundësi të udhëtoj, të përmbush të gjitha objektivat e karrierës. Tani gjithçka që bëj është qershia mbi tortë, mund ta ndaj me djalin tim.”

Më tej, Longoria theksoi se pranon një rol vetëm nëse ai përfshin njerëz me të cilët dëshiron vërtet të punojë, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në kohën që mund të kalojë me Santiagon.

“Familja ime është prioritet. Nëse i them ‘po’ diçkaje që më largon prej tyre, duhet të jetë diçka që e shijoj vërtet dhe me njerëz që dua të kem pranë,” tha ajo. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara