Kulturë

Aktori i njohur spanjoll kërkon drejtësi për popullin e Kosovës

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e falënderoi aktorin për mbështetjen.

Published

on

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, sot informoi se pas përkrahjes që dha shkrimtarja dhe gazetarja galiciane, Ana Exposito Valle, që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë edhe aktori i njohur spanjoll, Miguel Angel Garzon Utrilla doli në mbështetje të kësaj kërkese.

Në komentin që i bëri postimit së Valle, ai shkroi: “Historinë e tragjedisë që pësuan shqiptarët e Kosovës e di nga miq të ngushtë. Dëshiroj të shpreh mbështetjen time të plotë për nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, dhe se me mbështetjen e shumë njerëzve, lulëkuqja me katër petale është simboli me të cilin përkujtohen të gjitha viktimat e gjenocidit në fjalë. Drejtësi për popullin shqiptar të Kosovës!”

“Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e falënderon aktorin Miguel Angel Garzon Utrilla për këtë përkrahje të rëndësishme për ne dhe sidomos e vlerëson lart kërkesën e tij që të ngahnjejë drejtësia për viktimat e këtij gjenocidi”, u bë e ditur në komunikatë.

Aktori Miguel Angel Garzon Utrilla ka luajtur në shumë filma spanjoll dhe për shkak të zërit të tij karakteristik, viteve të fundit është i angazhuar si dublues zëri në sinkronizimin e filmave, kryesisht të zërit të aktorit të famshëm, Neil Patrick Harris.

Continue Reading

Kulturë

Koncert i dedikuar grave kompozitore

Published

on

Një koncert i veçantë, i dedikuar krijimtarisë së grave kompozitore, do të mbahet më 15 prill në Sallën e Ateliesë së Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nga ora 19:00.

Ky aktivitet artistik do të interpretohet nga artiste gra, duke sjellë në skenë një kombinim të veçantë talentesh: mezzosopranoja Fiona Shabani, flautistja Entela Demi dhe pianistja Denita Dedushaj.

Programi i koncertit do të ofrojë një rrugëtim muzikor në kohë përmes veprave të kompozitoreve të njohura ndërkombëtarisht si Cécile Chaminade, Fanny Mendelssohn, Ethel Smyth, Amy Beach dhe Sofia Gubaidulina.

Përveç repertorit botëror, koncerti do të përfshijë edhe krijimtari shqiptare, duke prezantuar veprat e kompozitoreve Pranvera Badivuku, Ina Kosturi dhe Dafina Zeqiri Nushi. Ky koncert synon të vërë në pah kontributin dhe rolin e grave në muzikën klasike, si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në atë vendore.

 

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare do të promovojë në Belgjikë veprën “Ydriz Basha i Novosejt”

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, më 27 prill, do të promovojë botimin shumëvëllimësh “Ydriz Basha i Novosejt” në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Belgjikë, në prani të komunitetit shqiptar.

Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit shqiptar dhe të publikut të gjerë për rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, si dhe të promovojë veprën dhe kontributin e Ydriz Bashës – një figurë me rol të veçantë në çështjen e Kosovës dhe në procesin e ndërtimit të shtetit.

Botimi shumëvëllimësh është pjesë e kolanës së veçantë “Kujtesa e Kosovës”, e cila sjell në fokus vlera të rëndësishme të historisë dhe identitetit kombëtar.

Continue Reading

Kulturë

Komedia “ART” vjen në Podujevë me shfaqje mysafire nga Teatri Kombëtar i Kosovës

Published

on

Një nga veprat më të suksesshme bashkëkohore, “ART” sjell një mbrëmje plot humor, emocione dhe reflektim mbi miqësinë, artin dhe egon njerëzore.

Shfaqja do të mbahet më 15 prill 2026, në ora 20:00, në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë.

Vepra është e autores Yasmina Reza, me regji të Bashkim Ramadanit, ndërsa në kastin e aktorëve janë Ard Islami, Ylber Bardhi dhe Butrint Lumi.

Continue Reading

Kulturë

“Carmina Burana” e Baletit Kombëtar të Kosovës në Bogotá në kuadër të turneut ndërkombëtar

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Carmina Burana” në Bogotá, si pjesë e turneut në Amerikën Qendrore dhe Latine.

Shfaqja do të mbahet më 21 maj në Teatro Municipal Jorge Eliécer Gaitán, një nga skenat më të rëndësishme kulturore në Kolumbi, duke sjellë para publikut kolumbian një nga veprat më të njohura të repertorit ndërkombëtar.

Kjo paraqitje vjen në kuadër të turneut që përfshin edhe El Salvadorin dhe Kolumbinë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në prezantimin ndërkombëtar të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara