Lajmet

Aktiviteti paranormal është diçka që ndodh vetëm në kokën tuaj, ja cilat janë arsyet

Studimet e reja tregojnë një lidhje interesante midis besimeve paranormale dhe gjumit.

Published

on

Nata është natyrshëm e përshtatshme për aktivitetet paranormale. Ndërsa marrëdhënia me të është ende e mjegullt, studimet e reja tregojnë një lidhje interesante midis besimeve paranormale dhe njërit prej aktiviteteve më të rëndësishme gjatë natës për ne qeniet tokësore: gjumit.

Në një studim të ri, studiuesit zbuluan se një cilësi e dobët e gjumit, shoqërohej me besime më të forta te fantazmat dhe demonët, te shpirtrat që jetojnë pas vdekjes fizike, mbi aftësinë e njerëzve për të komunikuar me të vdekurit, përvoja afër vdekjes si dëshmi e një jete të përtejme dhe tek alienët që vizitojnë Tokën.

Studiuesit thonë se tek cilësia e dobësuar e gjumit, përfshihej vonesa me e madhe për të rënë në gjumë, një kohëzgjatje më e shkurtër e tij dhe shtim i simptomave të pagjumësisë. Përveç matjeve të vetëraportuara të cilësisë së gjumit, studiuesit zbuluan se besimi se alienët e kanë vizituar Tokën, lidhet me paralizën e izoluar gjatë gjumit dhe sindromën e “shpërthimit brenda kokës”, një çrregullim i karakterizuar nga ndjesia e një zhurme të madhe apo tingulli të përplasjes brenda kafkës së një personi.

Paraliza e izoluar e gjumit, kur një person është i vetëdijshëm dhe vigjilent, por i paaftë për të lëvizur, pa simptoma të tjera të një çrregullimi të gjumit siç është narkolepsia – u shoqërua edhe me besimin se përvojat afër vdekjes, janë dëshmi e jetës që vazhdon në njëaspekt shpirtëror pas vdekjes.

“Për aq sa dimë, ky është një zbulim i ri i denjë për një shqyrtim të mëtejshëm”, shkruajnë studiuesit. 

Në përgjithësi këto gjetje përshtaten me studimet e mëparshme, që në mënyrë të ngjashme kanë konstatuar një lidhje midis besimeve paranormale dhe variablave të gjumit, veçanërisht paralizës gjatë gjumit.

Studiuesit e kryen studimin nëpërmjet një sondazhi në internet, me rekrutimin e 8.853 pjesëmarrësve, që të gjithë të paktën 18 vjeç e sipër, të cilët iu përgjigjën pyetjeve rreth disa çështjeve paranormale dhe mënyrës se si flenë gjumë. 

“U zbulua se një nivel më i lartë i besimit paranormal lidhej me një cilësi më të dobët të gjumit, dhe kjo pavarësisht moshës dhe gjinisë”, raportojnë autorët e studimit.

Ndërsa studimi i ri mund të ndihmojë në përmirësimin e të kuptuarit tonë mbi lidhjen midis besimeve paranormale dhe variablave të gjumit, ai nuk synoi t’i jepte përgjigje pyetjes pse lidhen këto dy gjëra midis tyre. Gjithsesi, autorët ofrojnë disa spekulime për këtë.

Meqë paraliza e gjumit mund të përfshijë halucinacione vizuale dhe dëgjimore, dhe sindroma e “shpërthimeve në kokë” ka tingujt e vet të veçantë, rezultatet sugjerojnë se besimi tek ekzistenca e alienëve mund të lidhet me shqetësimet e gjumit që shfaqin tinguj ose imazhe.

“Një shpjegim për këto lidhje, është se dikush që përjeton tinguj ose imazhe të lidhura me gjumin, mund ta interpretojë këtë si provë që ekzistojnë alienët ose qeniet e tjera të mbinatyrshme”, shkruajnë ata, duke shtuar se nevojiten më shumë kërkime për të testuar këtë hipotezë./Science Alert – Bota.al

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara