Lajmet
Aktiviteti paranormal është diçka që ndodh vetëm në kokën tuaj, ja cilat janë arsyet
Studimet e reja tregojnë një lidhje interesante midis besimeve paranormale dhe gjumit.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNata është natyrshëm e përshtatshme për aktivitetet paranormale. Ndërsa marrëdhënia me të është ende e mjegullt, studimet e reja tregojnë një lidhje interesante midis besimeve paranormale dhe njërit prej aktiviteteve më të rëndësishme gjatë natës për ne qeniet tokësore: gjumit.
Në një studim të ri, studiuesit zbuluan se një cilësi e dobët e gjumit, shoqërohej me besime më të forta te fantazmat dhe demonët, te shpirtrat që jetojnë pas vdekjes fizike, mbi aftësinë e njerëzve për të komunikuar me të vdekurit, përvoja afër vdekjes si dëshmi e një jete të përtejme dhe tek alienët që vizitojnë Tokën.
Studiuesit thonë se tek cilësia e dobësuar e gjumit, përfshihej vonesa me e madhe për të rënë në gjumë, një kohëzgjatje më e shkurtër e tij dhe shtim i simptomave të pagjumësisë. Përveç matjeve të vetëraportuara të cilësisë së gjumit, studiuesit zbuluan se besimi se alienët e kanë vizituar Tokën, lidhet me paralizën e izoluar gjatë gjumit dhe sindromën e “shpërthimit brenda kokës”, një çrregullim i karakterizuar nga ndjesia e një zhurme të madhe apo tingulli të përplasjes brenda kafkës së një personi.
Paraliza e izoluar e gjumit, kur një person është i vetëdijshëm dhe vigjilent, por i paaftë për të lëvizur, pa simptoma të tjera të një çrregullimi të gjumit siç është narkolepsia – u shoqërua edhe me besimin se përvojat afër vdekjes, janë dëshmi e jetës që vazhdon në njëaspekt shpirtëror pas vdekjes.
“Për aq sa dimë, ky është një zbulim i ri i denjë për një shqyrtim të mëtejshëm”, shkruajnë studiuesit.
Në përgjithësi këto gjetje përshtaten me studimet e mëparshme, që në mënyrë të ngjashme kanë konstatuar një lidhje midis besimeve paranormale dhe variablave të gjumit, veçanërisht paralizës gjatë gjumit.
Studiuesit e kryen studimin nëpërmjet një sondazhi në internet, me rekrutimin e 8.853 pjesëmarrësve, që të gjithë të paktën 18 vjeç e sipër, të cilët iu përgjigjën pyetjeve rreth disa çështjeve paranormale dhe mënyrës se si flenë gjumë.
“U zbulua se një nivel më i lartë i besimit paranormal lidhej me një cilësi më të dobët të gjumit, dhe kjo pavarësisht moshës dhe gjinisë”, raportojnë autorët e studimit.
Ndërsa studimi i ri mund të ndihmojë në përmirësimin e të kuptuarit tonë mbi lidhjen midis besimeve paranormale dhe variablave të gjumit, ai nuk synoi t’i jepte përgjigje pyetjes pse lidhen këto dy gjëra midis tyre. Gjithsesi, autorët ofrojnë disa spekulime për këtë.
Meqë paraliza e gjumit mund të përfshijë halucinacione vizuale dhe dëgjimore, dhe sindroma e “shpërthimeve në kokë” ka tingujt e vet të veçantë, rezultatet sugjerojnë se besimi tek ekzistenca e alienëve mund të lidhet me shqetësimet e gjumit që shfaqin tinguj ose imazhe.
“Një shpjegim për këto lidhje, është se dikush që përjeton tinguj ose imazhe të lidhura me gjumin, mund ta interpretojë këtë si provë që ekzistojnë alienët ose qeniet e tjera të mbinatyrshme”, shkruajnë ata, duke shtuar se nevojiten më shumë kërkime për të testuar këtë hipotezë./Science Alert – Bota.al
Vendi
Nesër në UBT mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Naim Krasniqi
Published
2 hours agoon
March 4, 2026By
ubtnews
UBT organizon nesër mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e profesorit të ndjerë Naim Krasniqi, i cili u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të çmuar akademike dhe njerëzore.
Mbledhja komemorative do të mbahet në UBT, në ambientet e Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, duke filluar nga ora 11:00.
Në këtë ceremoni përkujtimore do të marrin pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, stafi akademik dhe administrativ, përfaqësues të institucioneve lokale, si dhe familja Krasniqi, miq dhe bashkëpunëtorë të profesor Naim Krasniqit.
Kjo mbledhje do të jetë një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të vyer në procesin mësimor dhe në zhvillimin akademik të shumë gjeneratave të studentëve. Profesori Naim Krasniqi u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi, duke qenë gjithmonë pranë studentëve dhe kolegëve me urtësi, dije dhe integritet.
Lajmet nga UBT
Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku, së bashku me Agron Shala, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave të burimeve natyrore
Published
5 hours agoon
March 4, 2026By
ubtnews
Profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku dhe Agron Shala, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kanë publikuar një artikull të rëndësishëm në revistën prestigjioze “Journal of Engineering Geology and Hydrogeology”, botim i Akademisë Bullgare të Shkencave, duke vendosur institucionin në qendër të hulumtimeve shkencore me ndikim rajonal dhe global.
Artikulli me titull “Evaluation of the quality of spring waters for their use for irrigation – case study: Central Part of the Republic of Kosovo”, trajton cilësinë e ujërave të burimeve natyrore dhe potencialin e tyre për përdorim në bujqësi, duke ofruar analiza të detajuara dhe rekomandime praktike për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.
Prof. Hazir S. Çadraku dhe Prof. Agron Shala kanë përdorur metoda moderne analitike dhe krahasime me të dhëna historike, duke arritur rezultate të rëndësishme për menaxhimin e burimeve ujore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në Kosovë. Ky botim shënon një arritje të rëndësishme akademike dhe dëshmon kontributin e stafit të UBT-së në shkencën ndërkombëtare.
Revista “Engineering Geology and Hydrogeology” (ISSN 0204-7934 – Print, ISSN 2738-6996 – Online) është një botim me akses të hapur, i rishikuar nga ekspertë ndërkombëtarë, dhe referohet në bazat e të dhënave të njohura si Scopus, EBSCOhost-GeoRef, VINITI dhe CASSI (CAS Source Index).
Për të lexuar artikullin e plotë, vizitoni linkun zyrtar të revistës: Revista
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar sot se ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, si masë urgjente pas rritjes së menjëhershme të derivateve si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme.
Sipas ministres, ky veprim erdhi pas monitorimit të rreptë të tregut dhe evidencave nga Dogana e Kosovës, ku u vërejt se rritja e çmimeve nga importi u reflektua menjëherë te konsumatori final.
Duke shpjeguar arsyet e kësaj ndërhyrjeje, Kusari-Lila theksoi se “ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor”.
Me këtë rregullore të re, marzha tregtare maksimale është kufizuar në 2 euro centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 euro centë për litër për shitjen me pakicë.
Ministrja bëri të ditur se llogaritja e këtyre marzhave bëhet në përputhje me udhëzimet administrative në fuqi dhe se çdo tentativë për manipulim do të ndëshkohet.
Ajo paralajmëroi prani të shtuar të kontrollit në pikat e shitjes, duke u shprehur se “inspektorët do të jenë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi” dhe se “çdo shkelje apo moszbatim do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi”.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, me synimin kryesor që të stabilizojë tregun e brendshëm pas luhatjeve të fundit globale. Sipas ministres, ky akt synon që të sigurojë një treg të rregullt ku çmimet nuk rriten në mënyrë të paarsyeshme në kurriz të qytetarëve.
Lajmet
Sveçla i përgjigjet ashpër Vulin-it: Deklaratat e tij janë kërcënim i hapur ndaj Kryeministrit Kurti
Published
13 hours agoon
March 4, 2026By
UBTNews
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të ish-shefit të inteligjencës serbe (BIA), Aleksandar Vulin. Ky i fundit, duke marrë shkas nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, kishte përdorur një analogji me shërbimin izraelit Mossad për të kërcënuar tërthorazi udhëheqësit e Kosovës.
Ndërsa, Sveçla e cilësoi këtë gjuhë si një thirrje të hapur për destabilizim dhe operacione të dhunshme në Ballkan.
Sipas ministrit Sveçla, pyetja e Vulin-it se “kur mundet Izraeli, pse nuk mundemi edhe ne”, është një mesazh i rrezikshëm që synon normalizimin e sulmeve sekrete.
“Të importosh analogji nga një konflikt me dinamikë lufte të hapur… dhe t’i aplikosh ato në raport me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, nënkupton normalizimin e logjikës së operacioneve sekrete si mjet kërcënimi dhe destabilizimi të drejtpërdrejtë”, shkruan Sveçla.
Gjithashtu, ministri rikujtoi se Vulin është një zyrtar i sanksionuar nga SHBA-të për lidhjet e tij me Rusinë dhe se deklaratat e tij reflektojnë mendësinë e vjetër të shërbimeve serbe, të cilat historikisht kanë kryer vrasje politike.
Lidhur me këtë, ai shtoi: “Kur Vulin deklaron se inteligjenca serbe ‘di ta bëjë këtë’, ai i referohet një precedenti të rrezikshëm… Mbetet i papranueshëm tolerimi i gjuhës kërcënuese dhe i aspiratave për veprime të dhunshme apo cenim të sovranitetit.”
Sveçla gjithashtu zbuloi se institucionet e sigurisë kanë ndaluar së fundmi dy bjellorusë dhe një rus, të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Serbia. Sipas tij, këta persona kishin trajnime ushtarake për eksplozivë dhe pajisje që përkonin pikërisht me paralajmërimet e Vulin-it për veprime operative në terren.
Në mbyllje të reagimit të tij, ministri u shpreh i prerë se Kosova nuk do të frikësohet nga asnjë lloj shantazhi që vjen nga Beogradi.
“Institucionet e Republikës së Kosovës… janë të gatshme të përballen me çdo lloj kërcënimi në mënyrë profesionale. E as Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin”, ka njoftuar Mnistri Sveçla.
Nesër në UBT mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Naim Krasniqi
Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku, së bashku me Agron Shala, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave të burimeve natyrore
LVV propozon Glauk Konjufcën për President të Kosovës
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 4 mars, në vitet e nëntëdhjeta
Pse SHBA dhe Izraeli po e kornizojnë konfliktin si “luftë fetare”?
Caktohen çmimet tavan për naftën në Kosovë
Hegseth: Irani tentoi të vriste Presidentin Trump
Ministria turke e Mbrojtjes: NATO neutralizoi municion balistik iranian mbi hapësirën ajrore turke
FFK miratohet nga UEFA për dhënien e licencës Fitness B për trajnerët
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Kulturë3 months agoIvanka Trump zbulon librat për historinë shqiptare: Çfarë e tërheq?
