Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj pesë personave për fajde, oganizim të skemave piramidale dhe detyrim

Sipas prokurorisë, aktakuza është ngritur ndaj personave me inicialet L.P., B.G., B.B., B.K., dhe R.R.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka informuar sot se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për tri vepra penale.

Sipas prokurorisë, aktakuza është ngritur ndaj personave me inicialet L.P., B.G., B.B., B.K., dhe R.R. për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe veprën penale “Detyrimi”.

“Sipas aktakuzës, të lartpërmendurit me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete apo persona tjerë, kontraktojnë shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare – personale të të dëmtuarit, E.A, ku njëri nga të pandehurit përdor edhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit, për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij. I dëmtuari E.A., detyrohet nga të pandehurit e lartëcekur të paguaj borxh në emër të kamatës shumën rreth 20.000 Euro. Gjatë aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, të pandehurit me datë 22.12. 2021, janë arrestuar në flagrancë gjatë marrjes së kamatave nga i dëmtuari”, është bërë e ditur në komunikatë.

Prokurori i Shtetit ka propozuar edhe konfiskimin e sendeve, të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës dhe janë dobi pasurore nga veprat penale, si: vetura, para të gatshme, kartela të bankës, telefona, USB, kompjuterë, llaptop, akte noteriale, kontrata, CD, DVD, thika, boks të metalit etj.

“Prokurori i Shtetit duke u mbështetur edhe në Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë nr. 06/L-087, ka propozuar sekuestrimin e banesave dhe veturave të të akuzuarve, ku ka siguruar edhe urdhrin kufizues përfundimtar nga ana e Gjykatës”, është bërë e ditur nga prokuroria.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për vrasje në tentativë

Published

on

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 qershor 2026 rreth orës 20:50, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar një tjetër mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime.

Pas incidentit, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Ferizaj, i gjendet thikë dhe rezulton nën ndikimin e alkoolit

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar shqetësime për qytetarët në rrugën “Shaqir Hasani”.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti ka ndodhur më 4 qershor 2026, pasi policia ka pranuar një informatë për një person që po shqetësonte kalimtarët në këtë zonë.

Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, i dyshuari është ndaluar dhe gjatë kontrollit trupor i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë, thikë.

“Gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë, tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë (thikë), ndërsa është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor nga njësitet reaguese”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, pas testimit me alkooltest, është konstatuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.79 promila alkool në gjak.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në lidhje me votimin

Published

on

Një person është arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për dhënie ose marrje ryshfeti në lidhje me procesin e votimit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 qershor rreth orës 20:00, kur i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale që lidhet me ndikimin e paligjshëm në procesin zgjedhor.

Në kuadër të hetimeve, policia ka intervistuar edhe dy dëshmitarë meshkuj kosovarë për të sqaruar rrethanat e rastit.

Po ashtu, është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku si prova materiale janë sekuestruar materiale që lidhen me votimin, si dhe katër telefona mobilë.

Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

11 të arrestuar në Pozheran të Vitisë, dyshohen për organizim të bixhozit të kundërligjshëm

Published

on

Një aksion policor i zhvilluar në fshatin Pozheran të Vitisë ka rezultuar me arrestimin e 11 personave, të dyshuar për përfshirje në organizimin e bixhozit të kundërligjshëm.

Sipas Policisë, aksioni është realizuar pas pranimit të informacioneve relevante dhe zhvillimit të veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Më 4 qershor, njësitet policore kanë kryer bastisje në një lokacion ku dyshohej se po ushtrohej veprimtari e paligjshme.

Gjatë kontrollit, janë arrestuar 11 persona të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar edhe prova materiale që lidhen me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se provat e mbledhura do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Continue Reading

Të kërkuara