Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për kultivim të narkotikëve

Sipas prokurorisë, ata kultivuan bimë në një laborator të improvizuar brenda shtëpisë së njërit nga të pandehurit,

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka informuar sot se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër gjashtë personave për kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

Sipas prokurorisë, aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve me inicialet D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj., gjatë muajit korrik 2022, në fshatin Kovaq, Komuna e Zubin Potokut, në bashkëpunim janë marrë me kultivimin e bimëve narkotike, në një laborator të improvizuar brenda shtëpisë të njërit nga të pandehurit, ku pas një pune intensive hetimore të policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprës penale të lartcekur, arrestimi i pandehurve, konfiskimi i sasisë narkotike, mjeteve për kultivimin e saj, si dhe pajisjeve ndihmëse. Me këto veprime të pandehurit D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj., duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1 të KPRK- së lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Kronikë e zezë

Nxënësi godet me shufër metalike edukatoren e kopshtit në Pejë

Published

on

By

Një edukatore e një kopshti në Pejë është goditur me shufër metalike.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se edukatorja është dërguar në Emergjencën e Pejës.

Sot në orën 10:40, policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren, duke i shkaktuar lëndime”, tregon Gashi.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Therje me thikë në një lokal ne qendër të Klinës, dy të plagosur

Published

on

By

Dy persona janë therur me thikë para pak minutash në qendër të Klinës. Burime të mediave bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit.

Dy persona e plagosur janë nisur për spitalin e Pejës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy grupeve.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë

Published

on

By

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë një burrë e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari gjendet në arrati.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje ankuesi m/k është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Ndërsa, në Deçan një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Ai është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje viktima f/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Një burrë tjetër në Malishevë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij. Ai është dërguar në mbajtje.

Raportohet  se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshorti i saj i dyshuari m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër me nënshtetësi të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë, një person me probleme mendore ka thyer dhe demoluar gjësende në shtëpi. Ai është ndaluar për 48 orë.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me probleme mentale ka thyer dhe demoluar gjësende të ndryshme në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

Një grua në Rahovec ka raportuar se është kanosur nga ish bashkëshorti i saj.

Raportohet se ish bashkëshorti i ankueses f/k ,i dyshuari mashkull kosovar (m/k) e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale. Rasti nën hetime.

Continue Reading

Lajmet

Njëzet shtete me burgjet më të stërmbushura

Published

on

By

Statistikat janë gjithnjë interesante. I pëlqejnë publikut, i cili mëson prej tyre gjëra interesante, të cilat mund të mos i ketë ditur, apo nuk ka pasur interes të shtuar për to.

Një nga statistikat interesante ka të bëjë me numrin e personave të burgosur në shtete të ndryshme. Dhe habitesh nga shifrat milionëshe, qindar e dhjetëra mijëshe.

Le t’i shohim në vazhdim 20 shtetet që kanë më së shumti persona të burgosur:

  1. SHBA – 1.808.100
  2. Kina – 1.690.000
  3. Brazili – 850.577
  4. India – 573.220
  5. Rusia – 433.006
  6. Turqia – 362.422
  7. Tajlanda – 274.277
  8. Indonezia – 273.541
  9. Meksiko – 233.687
  10. Irani – 189.000
  11. Afrika e Jugut – 157.054
  12. Egjipti – 120.000
  13. Argjentina – 117.680
  14. El Salvadori – 109.579
  15. Pakistani – 87.712
  16. Bangladesh – 74.851
  17. Nigeria – 84.767
  18. Franca – 78.509
  19. Polonia – 70.927
  20. Arabia Saudite – 68.056

Continue Reading

Të kërkuara