Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj dy personave në Pizren për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Lajmin e konfirmoi Prokuroria.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave (S.Sh dhe N.B) nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, S.Sh., dhe N.B., si persona zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat zyrtare e pastaj i tejkalojnë autorizimet zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojnë dëm tjetrit, në atë mënyrë që i akuzuari S.Sh., – në cilësi të menaxherit të K.R.M.“Eko-regjioni” në Prizren–Njësia në Dragash, më 27.08.2019, i bënë kërkesë të akuzuarit N.B., – në cilësinë e Kryeshefit ekzekutiv të K.R.M “Eko-regjioni” në Prizren, që jashtë procedurave të prokurimit të bëhet shtyrja e mbeturinave në deponinë sanitare “Trokan”në Dragash, të cilën kërkesë ky i fundit e miraton më datë 28.08.2021, me ç’rast kompanisë K.R.M. “Eko-regjioni” në Prizren, i shkakton dëm material prej 2 mijë e 700 euro.

Në këtë mënyrë në bashkëkryerje S.Sh., dhe N.B., kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i akuzuari N.B., si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar të Kryeshefit Ekzekutiv të K.R.M. “Eko-Regjioni” në Prizren, i tejkalon kompetencat me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për tjetrin apo t’ua shkel të drejtat personave tjerë, në atë mënyrë që në periudhën kohore nga data 01.01.2019 e deri me 01.08.2020, në kundërshtim me Ligjin e Punës, pa shpallur konkurs publik, lidh kontrata pune për kohë të caktuar, për kohë të pacaktuar ose kontrata pune për detyra specifike, me personat A.M., Gj.K., Z.K., Y.P., M.G., dhe L.K., duke kryer në këtë mënyrë veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK- së.

Continue Reading

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1855 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Brenda kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar 22 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 9 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës po ashtu arrestuar 5 persona nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Klinë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në Klinë është gjetur e vdekur skaj lumit Bistricë.

Policia në raporton 24 orësh ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që vdekja e saj po hetohet.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Është raportuar se me 07.12.2025 rreth orës 13:15 nga njësitë policore skaj lumit Bistrica, gjatë kërkimit është gjetur  viktima e rastit e cila është raportuar e zhdukur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, kapen nga policia

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan mbrëmjen e së dielës, por që janë kapur nga policia dhe janë kthyer sërish në qendër.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Qendra Edukuese Korrektuese, Lipjan / 07.12.2025 – 20:25. Është raportuar se tre persona meshkuj kosovarë janë arratisur. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara