Lajmet

Aksioni i PSD-së para Qeverisë: Për dy vjet qeverisje, nuk ia kanë bërë vijë

Nga PSD-ja thonë se Qeveria Kurti II nuk ka bërë asgjë për dy vjet qeverisje.

Published

on

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik në dyvjetorin e Qeverisë Kurti II. PSD ka ngjyrosur me të verdhë objektin e ekzekutivit.

Vija e verdhë, sipas tyre simbolizon mospunën e qeverisë dhe se të njëjtit “nuk ja kanë bërë vijë” për dy vjet qeverisje.

Zgjim Hyseni nga PSD tha se për gjysmën e mandatit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka implementuar as programin e premtuar gjatë fushatës.

Para mediave, ai tha se janë thënë shumë shifra e fjalë, por të njëjtit nuk kanë filluar as të implementojnë programin qeveritar.

“Rritje e mendjes e rrahje e gjoksit: shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra. Para 2 vjetëve na thanë se ndodhi diçka e madhe, diçka e paparë, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para 2 vjetëve? Nuk ka ndodhë bash asgjë. Kjo qeveri edhe ashtu nuk e ka pasur programin transformues. Do të thotë këta kanë hequr dorë nga kauzat, ato me të cilat janë identifikuar si lëvizja para së të afrohen tek pushteti. Edhe sikur të ishte zbatuar programi qeveritar në përpikëri nuk do të ishte bërë nami, se edhe ashtu nuk ka qenë diçka e madhe. Problemi është se këta as nuk kanë filluar, nuk ia kanë bërë as vijë”, tha Hyseni.

Derisa ka përmendur premtimet e pushtetit aktual, Hyseni shtoi se të njëjtit ishin zotuar për çerdhe e banesa për çifte të reja.

“Kanë premtuar që do i ndërtojnë 160 çerdhe të reja. Nuk është asnjë. Nuk ia kanë ba vijë. Këta i kanë premtuar 4 mijë banesa për çifte të reja, nuk ka as gurthemelet, që do të thotë nuk ia kanë bë vijë. Këta kanë thënë që do të rregullojmë shëndetësinë dhe nuk do të ketë më mungesë të barnave, kanë thënë që do të bëjmë sigurimet shëndetësore, gjendja është vetëm më keq, nuk ia kanë bë vijë. Këta kanë thënë që do të pesëfishojnë numrin e inspektorëve të punës, është një inspektor më pak në këtë moment që po flasim, nuk ia kanë bë vijë. Këta kanë thënë që do të ndërtojnë shtatë shtëpi të pleqve, nuk është asnjë. Kryeministri i obsesionuar me historinë edhe me kohën nuk ka mund të përfundojë më keq”, u shpreh ai.

Më tej ai ka treguar edhe cila është simbolika e vijës së verdhë, me të cilën u ngjyros objekti i qeverisë.

“Simbolika e vijës së verdhë është për të treguar në mënyrë të thjeshtë dhe popullore, bilancin e kësaj qeverie, që do të thotë nuk ja kanë bërë vijë për këto dy vjet. Për dy vjet punë, është gjysma e mandatit, vijë nuk ja kanë bërë”, tha Hyseni. 

Lajmet

AAK: Ejani ta votojmë Ligjin për Specialen

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje publike të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mblidhen urgjentisht për të votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një konference për media të mbajtur në ambientet e Kuvendit, Tahiri theksoi se kanë mbetur vetëm edhe 13 orë nga afati për të votuar këtë ligj dhe për të përmbyllur procesin.

“Jemi në Kuvend kur kanë mbetur edhe 13 orë deri te mundësia e votimit të Ligjit të Dhomave të Specializuara dhe konstituimit të plotë të vendit. Nga këtu, në emër të GP të Aleancës, u bëjmë thirrje kolegëve deputetë: ejani menjëherë në Kuvend ta votojmë Ligjin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, të bashkohemi sot gjithmonë në anën e drejtë të historisë rreth UÇK-së, vlerës më të lartë kombëtare. Kosova na thërret”, deklaroi Tahiri. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon sqarim nga Kushtetuesja për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

Këtë e konfirmoi Zyra e Presidentes në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë më 6 tetor – në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Zyrës, Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor, duke u thirrur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës.

“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, tha Zyra e Presidentes për REL-in.

Continue Reading

Lajmet

Gjeneral Jashari pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, me rastin e përmbylljes së misionit të tij ushtarak në Kosovë.

Gjatë takimit, dy krerët ushtarakë diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it. Ata vlerësuan lart nivelin e partneritetit ndërinstitucional, duke theksuar nevojën për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit profesional dhe operacional përmes angazhimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen e tij për rolin dhe kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, duke riafirmuar përkushtimin e FSK-së për forcimin e mëtejshëm të raporteve dypalëshe.

Në përmbyllje të takimit, komandanti i FSK-së i uroi gjeneralit Ulutaş shëndet dhe suksese në marrjen e detyrave dhe përgjegjësive të reja ushtarake./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se Policia përdori gaz lotsjellës me afat të skaduar mbrëmë: Cilat janë rreziqet dhe efektet e tij shëndetësore?

Published

on

By

Gjatë përplasjeve të mbrëmshme mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës para Kuvendit, ku forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën, janë ngritur dyshime mbi specifikat e mjeteve të përdorura. Nga pamjet e siguruara në terren, një nga gëzhojat e gazit lotsjellës të përdorur (e llojit CS POWDER) mban datën e prodhimit qershor 2018 (Mfg Date: 06/2018), çka ngre dyshime se afati i përdorimit të tij ka skaduar prej kohësh.

Sipas raporteve ndërkombëtare mbi pajisjet për kontrollin e turmave nga organizata si Physicians for Human Rights dhe studimeve mjekësore mbi ekspertizën e mjeteve kimike, përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar përbën një rrezik shtesë për shëndetin publik, pasi përbërësit kimikë mund të dekompozohen dhe të shkaktojnë reaksione anormale.

Ndër efektet kryesore të dëmshme të dokumentuara nga gazi i skaduar numërohen:

  • Tolerancë e zvogëluar kimike dhe reaksione më të ashpra: Komponimet e dekompozuara kimike mund të bëhen më toksike ose më irrituese se gazi me afat të rregullt.
  • Dëmtime më të rënda në rrugët e frymëmarrjes: Mund të shkaktojë spazma më të forta bronkiale, djegie intense të fytit e mushkërive dhe vështirësi më të gjata në frymëmarrje.
  • Irritim dhe djegie të theksuar të lëkurës e syve: Në vend të efektit të përkohshëm, gazi i skaduar mund të shkaktojë djegie kimike të lëkurës, skuqje të zgjatur ose dëmtime më serioze në indet e syve.
  • Rrezik për shpërthim ose ndezje anormale: Me kalimin e afatit, mekanizmi i ndezjes dhe lënda djegëse në gëzhojë mund të mos funksionojnë siç duhet, duke rritur rrezikun e djegieve fizike apo lëndimeve nga fragmentet. /E.A/

Foto: Dardan Shala

 

Continue Reading

Të kërkuara