Lajmet
Aksioni i PSD-së para Qeverisë: Për dy vjet qeverisje, nuk ia kanë bërë vijë
Nga PSD-ja thonë se Qeveria Kurti II nuk ka bërë asgjë për dy vjet qeverisje.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiPartia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik në dyvjetorin e Qeverisë Kurti II. PSD ka ngjyrosur me të verdhë objektin e ekzekutivit.
Vija e verdhë, sipas tyre simbolizon mospunën e qeverisë dhe se të njëjtit “nuk ja kanë bërë vijë” për dy vjet qeverisje.
Zgjim Hyseni nga PSD tha se për gjysmën e mandatit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka implementuar as programin e premtuar gjatë fushatës.
Para mediave, ai tha se janë thënë shumë shifra e fjalë, por të njëjtit nuk kanë filluar as të implementojnë programin qeveritar.
“Rritje e mendjes e rrahje e gjoksit: shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra. Para 2 vjetëve na thanë se ndodhi diçka e madhe, diçka e paparë, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para 2 vjetëve? Nuk ka ndodhë bash asgjë. Kjo qeveri edhe ashtu nuk e ka pasur programin transformues. Do të thotë këta kanë hequr dorë nga kauzat, ato me të cilat janë identifikuar si lëvizja para së të afrohen tek pushteti. Edhe sikur të ishte zbatuar programi qeveritar në përpikëri nuk do të ishte bërë nami, se edhe ashtu nuk ka qenë diçka e madhe. Problemi është se këta as nuk kanë filluar, nuk ia kanë bërë as vijë”, tha Hyseni.
Derisa ka përmendur premtimet e pushtetit aktual, Hyseni shtoi se të njëjtit ishin zotuar për çerdhe e banesa për çifte të reja.
“Kanë premtuar që do i ndërtojnë 160 çerdhe të reja. Nuk është asnjë. Nuk ia kanë ba vijë. Këta i kanë premtuar 4 mijë banesa për çifte të reja, nuk ka as gurthemelet, që do të thotë nuk ia kanë bë vijë. Këta kanë thënë që do të rregullojmë shëndetësinë dhe nuk do të ketë më mungesë të barnave, kanë thënë që do të bëjmë sigurimet shëndetësore, gjendja është vetëm më keq, nuk ia kanë bë vijë. Këta kanë thënë që do të pesëfishojnë numrin e inspektorëve të punës, është një inspektor më pak në këtë moment që po flasim, nuk ia kanë bë vijë. Këta kanë thënë që do të ndërtojnë shtatë shtëpi të pleqve, nuk është asnjë. Kryeministri i obsesionuar me historinë edhe me kohën nuk ka mund të përfundojë më keq”, u shpreh ai.
Më tej ai ka treguar edhe cila është simbolika e vijës së verdhë, me të cilën u ngjyros objekti i qeverisë.
“Simbolika e vijës së verdhë është për të treguar në mënyrë të thjeshtë dhe popullore, bilancin e kësaj qeverie, që do të thotë nuk ja kanë bërë vijë për këto dy vjet. Për dy vjet punë, është gjysma e mandatit, vijë nuk ja kanë bërë”, tha Hyseni.
Vendi
Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova
Published
3 hours agoon
February 21, 2026By
ubtnews
UBT International Smart Schools organizoi me sukses edicionin e dytë të Testit Provues të Arritshmërisë, me mbi 1,500 nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Kosova që morën pjesë. Ky test, i vetmi i këtij lloji në vend, ka për qëllim vlerësimin gjithëpërfshirës të njohurive të nxënësve dhe do t’u ofrojë atyre që kanë sukses mundësinë për të fituar bursa shkollimi nga 25% deri në 100% në UBT International Smart Schools.
Testi u zhvillua online dhe pa pagesë, duke mundësuar pjesëmarrje të lehtë nga çdo vend. Ai u nda në katër pjesë kryesore:
- Gjuhët dhe Komunikimi – Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze
- Shkencat e Natyrës – Biologji, Kimi dhe Fizikë
- Shkencat Shoqërore – Histori dhe Gjeografi
- Matematika dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
Ky test provues ishte një mundësi unike për nxënësit që të testojnë njohuritë e tyre dhe të hapin rrugën drejt një arsimi cilësor, inovativ dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrja rekord e mbi 1,500 nxënësve tregon interesin e madh të të rinjve për të zhvilluar potencialin e tyre akademik dhe për të përfituar nga mundësitë e bursave të ofruara.
UBT International Smart Schools falënderon të gjithë nxënësit dhe prindërit për besimin dhe pjesëmarrjen, duke theksuar se përkushtimi ndaj arsimit dhe inovacionit mbetet prioritet kryesor i institucionit.
Për më shumë informacione mbi programet dhe mundësitë e tjera të UBT International Smart Schools, mund të kontaktoni në 046 332 233.
Vendi
Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale
Published
18 hours agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Aktorja shqiptare nga Kosova, Fatlume Bunjaku, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz European Shooting Stars në kuadër të Berlinale, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare dhe atë ballkanike në skenën ndërkombëtare. Ky program, i organizuar çdo vit nga European Film Promotion në bashkëpunim me Berlinalen, konsiderohet një nga platformat më prestigjioze për promovimin e aktorëve evropianë me potencial për një karrierë ndërkombëtare të suksesshme.
Juria e këtij edicioni përbëhej nga emra të njohur të botës së filmit, përfshirë regjisorin fitues të Oscar-it, Danis Tanović, aktoren Danica Ćurčić, kritiken e filmit Leila Latif, regjisoren Jo Monteiro dhe producentin Jacques-Henri Bronckart. Sipas vlerësimit të tyre, Bunjaku lë një gjurmë të pashlyeshme te shikuesi, duke shfaqur një prezencë të fuqishme në ekran dhe një thellësi emocionale mbresëlënëse. Juria theksoi se talenti dhe angazhimi i saj e bëjnë atë një aktore me potencial të jashtëzakonshëm.
Përveç suksesit në film, Fatlume Bunjaku njihet edhe si profesoreshë në Fakultetin e Arteve Dramatike në UBT, ku ndan eksperiencën dhe pasionin e saj me studentët, duke i frymëzuar ata drejt karrierave në art dhe aktrim. Prania e saj si “Shooting Star” në Berlinale u cilësua si një moment historik jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.
Gjatë ceremonisë, Bunjaku tërhoqi vëmendjen e agjentëve dhe regjisorëve ndërkombëtarë, jo vetëm për interpretimin e saj bindës, por edhe për qasjen modeste dhe të ngrohtë. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje që industria globale e filmit të vlerësojë kineastët e Ballkanit, duke theksuar potencialin e madh të rajonit dhe nevojën për më shumë mundësi dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Aktorja u nominua në këtë program për filmin Hana, me regji nga Ujkan Hysaj, ku interpreton rolin suportues të Mrikës. Ky vlerësim i hap rrugë prezantimit të saj në një nga skenat më të rëndësishme të kinematografisë botërore dhe shënon një kapitull të ri krenarie për artin shqiptar në nivel evropian dhe global.


Aktualitet
Studentja dhe kampionia olimpike Nora Gjakova publikon studimin shkencor mbi rikuperimin e shpejtë pas lëndimit të hamstringut
Published
18 hours agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Studentja e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes në UBT dhe kampionia olimpike Nora Gjakova, së bashku me profesorin Milaim Berisha dhe bashkëautorë ndërkombëtarë, ka publikuar një punim shkencor të rëndësishëm mbi rikuperimin e lëndimeve komplekse të pjesës proksimale të hamstringut në sportistët elitarë.
Studimi është botuar në revistën prestigjioze evropiane Retos (Q2) dhe mund të gjendet këtu: Retos – Article Punimi trajton rastin unik të rikuperimit 5-mujor të Nora Gjakovës pas këputjes së pjesshme të hamstringut, një periudhë që konsiderohet shumë e shkurtër për rikuperim të plotë, sidomos kur objektivi ishte pjesëmarrja në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Ky studim sjell një kontribut të rëndësishëm në literaturën shkencore, duke analizuar kufijtë klinikë që ndajnë rastet që kërkojnë ndërhyrje kirurgjike nga ato që mund të menaxhohen me trajtim konservativ.
Rezultatet tregojnë se një qasje e strukturuar, e bazuar në terapi fizike, stërvitje progresive dhe drill-e specifike për sportin e xhudos, mund të mundësojë rikuperim të shpejtë dhe kthim në garë pa ndërhyrje kirurgjike.
Rasti i Nora Gjakovës demonstron se sportistët elitarë jo vetëm që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme në garë, por edhe mund të kontribuojnë në avancimin e praktikave rehabilituese dhe të njohurive shkencore në fushën e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, një program i zhvilluar fuqishëm në UBT, që ofron mundësi të avancuara për studentët dhe sportistët e rinj për t’u trajnuar dhe për të mësuar mbi bazat shkencore të performancës dhe rikuperimit.
Ky rast është një shembull i qartë se si bashkëpunimi ndërkombëtar mes sportistëve dhe akademikëve mund të sjellë njohuri të reja, duke rritur standardet e rehabilitimit sportiv dhe duke fuqizuar studentët e UBT që të jenë pjesë e projekteve shkencore me ndikim global.
Lajmet
Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane dhe OEGJK vizitojnë Qytetin e Mençur të UBT-së
Published
20 hours agoon
February 20, 2026By
ubtnews
Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasada Gjermane në Kosovë, Christian Böttcher, vizitoi Qytetin e Mençur të UBT-së, ku u mirëprit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Gjatë takimit u theksua roli i UBT-së si institucion i arsimit të lartë që po vendos standarde të reja në ndërlidhjen e arsimit me sipërmarrjen dhe industrinë. Modeli i zhvillimit të UBT-së, i bazuar në integrimin strategjik të arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit të biznesit, u vlerësua si një qasje vizionare që sjell rezultate të matshme.
Rektori Hajrizi prezantoi para delegacionit ekosistemin unik të UBT-së, ku përmes Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik në Lipjan ndërthuren laboratorët e avancuar, teknologjitë e sofistikuara dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me industrinë. Ky mjedis krijon ura konkrete mes akademisë dhe sektorit privat, duke përgatitur studentët për tregun global të punës.
U theksua se UBT, si anëtar Premium i OEGJK-së, luan rol kyç në lidhjen e Kosovës me universitete dhe institucione të arsimit të lartë në Gjermani, Austri dhe më gjerë. Partneritetet e forta ndërkombëtare dhe orientimi praktik e bëjnë UBT-në një pikë natyrore takimi ndërmjet dijes akademike dhe zhvillimit ekonomik.
Diskutimet u përqendruan në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit, me theks në zhvillimin e qëndrueshëm, fuqizimin e inovacionit dhe thellimin e bashkëpunimit akademik ndërkufitar. Shkalla e zhvillimit të UBT-së, qartësia strategjike dhe fryma sipërmarrëse lanë përshtypje të veçantë te përfaqësuesit gjermanë, të cilët shprehën gatishmërinë për ta ndërtuar këtë momentum të përbashkët edhe në të ardhmen.



Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova
Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale
Studentja dhe kampionia olimpike Nora Gjakova publikon studimin shkencor mbi rikuperimin e shpejtë pas lëndimit të hamstringut
Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane dhe OEGJK vizitojnë Qytetin e Mençur të UBT-së
Siemens Healthineers viziton UBT-në, theksohet potenciali për bashkëpunim në mjekësinë digjitale
Presidentja Osmani u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio
Gjykata Supreme rrëzon tarifat e Trump
Presidentja Osmani: Sakrifica e minatorëve u kthye në kushtrim lirie
Sporti kosovar thyen rekorde: 24.4 milionë euro sponsorizime në vitin 2025
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
