Kronikë e zezë

Aksion në Pejë: Sekuestrohen armë, vetura e para kesh, ngrihen rreth 5 milionë euro

Të dyshuarve tashmë iu janë ngrirë rreth 5 milionë euro.

Published

on

Armë, vetura e 45 mijë e 700 euro para kesh janë sekuestruar në aksionin e sotëm që u zhvillua në 21 lokacione të rajonit të Pejës. Në këtë aksion u arrestuan 17 persona, ndërkohë që njëri prej tyre siç thonë nga policia e prokuroria është në arrati.

Të dyshuarve tashmë i’u janë ngrirë mbi 5 milionë euro.

Prokurorja e çështjes, nga departamenti për krimet e rënda, Sahide Gashi ka treguar se hetimet lidhur me këtë rast janë duke u bërë tash e sa muaj, ndërkohë që ka thënë se për të dyshuarit do të kërkohet masa e paraburgimit.

“Kjo prokurori ka arritur të arrestojë 17 persona të dyshuar për vepër penale për ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’ si dhe me ç’rast janë ngrirë pasuri të cilat janë përllogaritur gjerë në këtë fazë që tejkalon shumën prej 5 milionë euro. Pas marrjes së informatave në fillim të nëntorit të 2021 ku sipas këtyre informatave ishin të përfshirë mbi 20 persona në këto vepra penale, kryeprokurori ka formuar një ekip hetues dhe kemi filluar hetimet zyrtare. Fillimisht e kemi pasur një të arrestuar po në këtë rast i cili ka marrë epilog dhe nga gjykata i është caktuar masa e paraburgimit me datën 17.02.2022, gjersa sot me datë 22.2.2022 kemi caktuar masën e ndalimit për 48 orë për 16 persona, prej të cilëve njëri është në kërkim policor”, tregoi prokuroria Gashi.

Ymer Ymeri nga drejtoria për hetimin e krimit të organizuar në Policinë e Kosovës në konferencën e jashtëzakonshme që u mbajt këtë të martë në Prokurorinë e Pejës, ka treguar se sot janë bastisur 17 shtëpi banimi, dhe katër biznese. E që si provë materiale janë sekuestruar 12 armë. Po ashtu u sekuestruan 10 vetura dhe 45 mijë e 700 euro para kesh.

Ymeri tregoi edhe pasuritë që u janë ngrirë personave të dyshuar për veprën penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.

“Gjatë kontrollimit dhe bastisjeve të kryera në 21 lokacione, prej tyre 17 kanë qenë, prona shtëpi banimi ndërsa katër prej tyre kanë qenë biznes, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruara sot 12 armë, prej tyre 8 armë të vogla dhe katër armë të gjata. Gjithsej kanë qenë fishekë të kalibrave të ndryshëm 544, 10 vetura, dokumente të ndryshme, bëhet fjalë për fatura, kontrata dhe fletore të ndryshme relevante për rast si dhe 45 mijë e 700 euro para kesh. Por tek ato të ngrira janë, 20 banesa, janë diku 104 parcela tokë, 80 parcela ku ndahen 21 parcela tokë ndërtimore ndërsa pjesa tjetër e parcelave është tokë bujqësore”, tregoi Ymeri.

Sipas hetimeve të deritanishme, banesat e ngrira si pasuri e fituara duke kryer veprën penale fajde janë në regjionin e Pejës por ka edhe banesa në Fushë Kosovë.

lajme

Raportohet një rast i sulmit seksual në Veri të Mitrovicës, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Një rast i sulmit seksual është raportuar pasditën e së enjtes në Veri të Mitrovicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima grua ka denoncuar se është sulmuar seksualisht nga një person deri më tani i panjohur për organet e rendit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:32.

Lidhur me rastin është njoftuar menjëherë prokurori i kujdestar, ndërsa njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Rasti vazhdon të trajtohet nga Policia e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Teksa protestohet për Arlinda Zekajn, brenda 24 orëve raportohen edhe 7 raste të dhunës në familje

Published

on

By

Teksa sot po shënohet dita e tretë e protestave në Kosovë ku po kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt nga ish-kunati i saj Albert Sylaj, rastet e raportuara të dhunës në familje vazhdojnë të rriten. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka evidencuar shtatë raste të reja të dhunës e kanosjes brenda familjes në rajone të ndryshme të vendit, si në Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Fushë-Kosovë e Klinë.

Në rajonin e Ferizajt janë regjistruar dy raste të ndara, ku në njërin prej tyre është arrestuar një burrë për kanosje ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa në rastin tjetër, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një incident të mëhershëm, është vënë në pranga i dyshuari i dytë, i cili po ashtu është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Raste të rënda janë raportuar edhe në  Prishtinë e Fushë-Kosovë. Në Fushë-Kosovë, një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime për të cilat viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa dorasi është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Prishtinë, një burrë ka dëbuar nga shtëpia ish-bashkëshorten e tij bashkë me foshnjën e saj, me ç’rast viktima është strehuar urgjentisht në strehimore, kurse i dyshuari është arrestuar.

Po në Fushë-Kosovë, dy vajza të mitura janë sulmuar fizikisht nga dy vëllezërit e tyre, të cilët ndodhen ende në arrati ndërsa policia po vazhdon hetimet.

Në Klinë është arrestuar një person nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj partenaires me të cilën bashkëjetonte, ndërsa në Gjakovë një grua është keqtrajtuar nga i dashuri i saj, i cili pas testimit nga policia ka rezultuar se ishte nën efektin e alkoolit.

Të gjithë të arrestuarit në këto raste, me urdhër të prokurorëve përkatës, janë dërguar në mbajtje. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për keqpërdorim të besimit

Published

on

By

Njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një 36-vjeçar të kërkuar nga drejtësia.

Personi me inicialet V. R. kërkohej për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”, për të cilën është dënuar me një vit burgim.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në përputhje me vendimin e gjykatës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës suspendon 11 zyrtarë policorë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Policia e Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e 11 zyrtarëve policorë lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Vendimi është mbështetur në Ligjin për Policinë, Udhëzimin Administrativ për procedurat disiplinore dhe rekomandimin e drejtpërdrejtë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Masa e suspendimit përfshin të gjithë zinxhirin komandues dhe hetimor në rajonin e Pejës, përfshirë ushtruesin e detyrës së Drejtorit Rajonal, Shefin e Hetimeve Rajonale, Komandantin dhe Zëvendëskomandantin e Stacionit Policor në Pejë, Shefin e Hetimeve, ushtruesin e detyrës së Shefit të Operativës, Komandantin e Nënstacionit në Vitomiricë, si dhe katër hetues policorë.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ky hap është ndërmarrë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale lidhur me veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara