Kulturë

Aksidentohet Ibrahim Tatlises

Sipas mediave turke, këngëtari po udhëtonte me vajzën e tij kur ndodhi aksidenti në Bodrum.

Published

on

Raportohet se këngëtari i famshëm turk, Ibrahim Tatlises u lëndua pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me një kamion në Turqinë jugperëndimore të enjten.

Sipas mediave turke, këngëtari po udhëtonte me vajzën e tij kur ndodhi aksidenti në Bodrum, një qytet turistik i njohur në provincën Muğla, ku ai kalon kryesisht verën.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një furgon të zi, pjesa e përparme e të cilit ishte shtypur, me sa duket në një përplasje kokë më kokë me një kamion që ishte varur në një shkëmb të cekët.

Mjekët dhe zjarrfikësit dolën në vendin e ngjarjes. Ata ia dolën ta nxjerrin këngëtarin nga makina dhe e transferuan atë në spital, ndërsa për fatin e njerëzve të tjerë të përfshirë në aksident nuk dihet./UBTNews/

Continue Reading

Magazinë

Selena Gomez në ditën e dasmës dëshiron të hajë biskota, jo tortë

Published

on

Selena Gomez, ka ndarë një detaj të pazakontë lidhur me dasmën e saj. Ajo thotë se nuk do tortë tradicionale, por një pjatë që e lidh me kujtimet familjare, biskota me salcë.

Ylli 33-vjeçar është e fejuar me producentin muzikor Benny Blanco dhe në një video në TikTok të brendit “Rare Beauty”, tha se kur të vijë dita e martesës, nuk dëshiron tortë, ka raportuar FemaleFirst.

“Kur të vijë ajo ditë, e di që nuk dua një tortë të madhe. Ëmbëlsira ime e preferuar, mendoj, do të ishin biskotat dhe salca e gjyshes sime. Kjo për mua tingëllon si ëmbëlsirë”, ka thënë Selena e thotë se do donte të kishte një tortë të vogël simbolike.

“Mendoj se dua një mini-tortë, vetëm për ne të dy, që mund ta ngrijmë dhe ta ruajmë”, ka thënë ylli.

Dyshja nisën lidhjen më 2023 dhe u fejuan më 2024, në intervista këngëtarja ka treguar dëshirën për të pasur fëmijë, edhe pse ka treguar më herët se vetë s’do të jetë në gjendje ta çojë shtatzëninë deri në fund shkaku i një problem shëndetësor.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë, sigurisht, por unë i dua fëmijët. Kam një motër 11-vjeçare që e adhuroj. Më pëlqen t’i bëj fëmijët të qeshin, janë aq të ëmbël. Prandaj, kur të vijë ai moment, do të jem shumë e emocionuar”, pati thënë ajo në podcastin e Jay Shettyt.

Blanco, i cili më parë ka punuar edhe me ish-të dashurit e Goemzit, Justin Bieber ka treguar se ajo është e ndrojtur, por ndryshon kur është pranë fëmijëve.

“Ajo është në nivelin maksimal të të qenit e ndrojtur. Kur hyn në dhomë, qëllimi është të zhduket në turmë. Mamaja ime është e ngjashme me të, qëndron e heshtur natën e thotë një gjë që del të jetë më e mençura ose më qesharakja e natës. Ndërkohë, unë do të jem ai që s’ndalet së foluri me të gjithë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Gomez ndryshon kur ka fëmijë përreth.

“Por sa herë që ka fëmijë diku, është i vetmi moment kur e shoh të ndryshojë. Shkon te fëmijët e qëndron me orë të tëra duke biseduar me ta”, tha producenti.

Continue Reading

Magazinë

Lele Pons bëhet nënë për herë të parë

Published

on

Lele Pons ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. 29-vjeçarja zbuloi se lindi një vajzë që e quajtën Eloísa, më 26 korrik.

Lajmin e bukur e ndanë vetë Lele dhe partneri i saj, reperi Guaynaa, me një postim të përbashkët në Instagram ku kanë fotografuar këmbën e vogël të vogëlushes dhe shihen duke u mbajtur dorë për dore, si familje e re dhe e lumtur.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me një martesë të madhe në Miami, mes yjeve dhe shkëlqimit, në mars të vitit 2023.

Lele dhe Guaynaa njihen që prej 2020-s kur bashkëpunuan në këngën dhe videoklipin “Se Te Nota”.

Spekulimet për romancën nisën shpejt dhe më në fund, në dhjetor të atij viti, u deklaruan zyrtarisht si çift me foto romantike nga një udhëtim në ski.

 

Continue Reading

Kulturë

​Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë: Qeveria ta shtyjë procesin e liberalizimit të tregut energjetik

Published

on

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dorëzon në Qeverinë e Kosovës kërkesën që të shtyhet procesi i liberalizimit të tregut energjetik.

Në konferencë të jashtëzakonshme për media, para objektit të Qeverisë, drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti tha se ky proces po vazhdon të përcillet me shkelje.

“Kemi edhe paralajmërime por edhe vet kërcënimet nga KEK-u sa i përket furnizimit me energji elektrike, e cila tashmë po u dërgon të gjitha bizneseve njoftimet kërcënuese e do tua ndërpres energjinë elektrike me 30 të këtij muaji. Asnjë biznes deri më sot nuk e ka marrë asnjë faturë sa u përket shpenzimeve që i ka bërë në periudhën qershor edhe korrik. Ky është një fakt i radhës qe dëshmon se i gjithë procesi i liberalizimit të energjisë elektrike në Kosovë është përcjell dhe vazhdon të përcjellët me një numër të madh të shkeljeve”, tha ai.

ZRRE dje ka njoftuar bizneset lidhur me përfundimin e periudhës së furnizimit të garantuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.

Sipas ZRRE-së të gjithë konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga (KEK) si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), se periudha maksimale e këtij furnizimi të garantuar përfundon më 30.07.2025, për konsumatorët që kanë shfrytëzuar këtë shërbim nga data 1 qershor 2025.

Gjithashtu edhe KEK ditë më parë ka njofuar se 30 korriku është data e fundit që do të furnizojë me energji elektrike të gjithë konsumatorët që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur.

Në anën tjetër, më 12 qershor 2025 Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në mbledhjen e saj ka caktuar subjektin juridik KEK si Furnizues të Mundësisë së Fundit për periudhë gjashtë  mujore.

Continue Reading

Kulturë

​Vdes mundësi legjendar Hulk Hogan

Published

on

Legjendari amerikan dhe ikona e kulturës pop Hulk Hogan ka vdekur në moshën 71- vjeçare. Vdekja e tij erdhi vetëm disa javë pasi gruaja e tij Sky mohoi thashethemet për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.

Lajmi u konfirmua nga TMZ Sports, duke deklaruar se shërbimet e emergjencës u thirrën në shtëpinë e tij në Clearwater, Florida, herët në mëngjes të enjten për shkak të arrestit kardiak, raporton KosovaPress.

Hulk Hogan, emri i vërtetë Terry Bollea, e transformoi mundjen profesionale nga një sport i veçantë në një spektakël global argëtues familjar.

Karizma dhe teatraliteti i tij në ring tërhoqën miliona shikues, veçanërisht fëmijë dhe prindërit e tyre, dhe e ndryshuan përgjithmonë industrinë.

Në vitin 1996, ai bëri një kthesë në karrierën e tij, duke kaluar nga hero në horr duke themeluar fraksionin NWO (Rendi i Ri Botëror), dhe Hogan i “Hollywood-it”, ai arriti një nivel të ri fame.

Hogan ka pasur edhe një karrierë të shquar filmike, duke filluar me rolin ikonik të Thunderlips në filmin “Rocky III”.

Reality show “Hogan Knows Best” gjithashtu i solli atij popullaritet të madh. Karriera e tij është shënuar gjithashtu nga polemika. Ai u fut në Sallën e Famës së WWE në vitin 2005, por u përjashtua më 2015 për shkak të një skandali me komente raciste. Ai u rikthye në vitin 2020 si anëtar i NWO.

Continue Reading

Të kërkuara