Kulturë

​Nesër bëhen 25 vjet nga vdekja e Nënë Terezës, nobelistes shqiptare

Ipeshkvia e Kosovës nesër do të organizojë Akademi Solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës.

Published

on

Nesër bëhen 25 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes dhe të bekuarës së Vatikanit, Shën Nënë Tereza.

Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup.

Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Ajo ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë dhe janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të Lumën Nëna Terezë.

Ipeshkvia e Kosovës nesër do të organizojë Akademi Solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis” në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Me këtë akademi zyrtarisht hapen ditët e Nënë Terezës që sivjet koincidon me 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj.

Kulturë

Miley Cyrus i jep fund beqarisë, martohet me partnerin Maxx Morando

Published

on

By

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, është martuar me partnerin e saj prej katër vitesh, bateristin Maxx Morando, në një ceremoni private të organizuar në Palm Springs të Kalifornisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes disa fotografive bardhezi të publikuara në Instagram, ku çifti shihet duke u puthur mes dekorimeve me trëndafila të bardhë.

Në disa prej fotografive shfaqen edhe nëna e saj, Trisha Cyrus, dhe motra Noah Cyrus. Ndërsa babai i këngëtares, Billy Ray Cyrus, i cili ishte i pranishëm në ceremoni së bashku me partneren e tij, aktoren Liz Hurley, nuk shihet në fotografitë e publikuara.

Fituesja e çmimeve Grammy, 33-vjeçarja Cyrus, kishte zgjedhur një fustan të bardhë prej mëndafshi, të dizajnuar nga Anthony Vaccarello për shtëpinë e modës Saint Laurent. Ndërsa Morando, 28 vjeç, kishte veshur një kostum të zi nga e njëjta markë.

Në njërën prej fotografive, çifti i sapomartuar pozon pranë një qeni të racës Golden Retriever. Postimi i këngëtares shoqërohej me inicialet “M+M”, një zemër të bardhë dhe datën 21 nëntor.

Ndër personazhet e njohura që uruan çiftin në rrjetet sociale ishin motra e Miley-t, Brandi Cyrus, këngëtarja Doechii dhe stilistja Donatella Versace.

Sipas raportimeve, ceremonia u zhvillua në një resort që dikur ishte në pronësi të këngëtarit të njohur Frank Sinatra, ndërsa të ftuarit kishin një kod të veçantë veshjeje, ku dominonte ngjyra e zezë.

Miley Cyrus kishte konfirmuar fejesën me bateristin gjatë një interviste në emisionin amerikan “Good Morning America” vitin e kaluar. Ajo kishte treguar se Morando i kishte propozuar martesë gjatë një udhëtimi në Azi.

“Unë nuk është e lehtë të më befasosh, sepse më pëlqen ta kontrolloj çdo situatë, por këtë herë isha krejtësisht e befasuar”, kishte treguar këngëtarja.

Edhe Morando kishte zbuluar se ishte përpjekur ta mbante propozimin sekret deri në momentin e fundit, gjatë qëndrimit të tyre në Tokio dhe Kioto.

Kjo është martesa e dytë për Miley Cyrus, e cila më parë ishte e martuar me aktorin australian Liam Hemsworth. Çifti u martua në vitin 2018, pas një lidhjeje rreth dhjetëvjeçare, por u nda në vitin 2019.

Cyrus dhe Morando ishin njohur përmes një takimi të organizuar nga miqtë e tyre. Morando është baterist i grupit muzikor Liily, me bazë në Los Angeles.

D.L

Continue Reading

Lajmet

54 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.

Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara