Magazinë

Aksidente fatlume

Mësoni ta motivoni veten për t’u bërë më rezistentë dhe do të fitoni njohuri.

Published

on

Kur gjërat shkojnë keq, mund të jetë joshëse të dorëzoheni. Por para se ta bëni këtë, merrni parasysh mënyrat se si mund t’i shndërroni gabimet në mësime të vlefshme.

Të gjithë jemi e njohim ndjesinë e keqe në stomak, kur kuptojmë se kemi bërë diçka të gabuar. Kjo mund të ketë ndodhur në punë, në marrëdhëniet tona sociale etj, dhe mund të jenë gabime të mëdha apo të vogla. Nga pikëpamja neurologjike, ka shumë gjëra që ndodhin në trurin tonë në atë moment.

Në një studim të vitit 2018, neuroshkencëtarët në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, zbuluan se si gabimet shkaktuan një reaksion zinxhir të aktivitetit të trurit, dhe truri aktivizon me shpejtësi llojin e aktivitetit që e kodon thellësisht informacionin. Por ndërsa ndjenjat e tronditjes, rrëqethjes dhe zhgënjimit që i shoqërojnë gabimet nuk janë përgjithësisht të këndshme, në hapat tanë të gabuar ka edhe gjëra pozitive.

“Gabimet mund t’i shtojnë vlerë të madhe jetës sonë, dhe secili nga ne ka bërë të paktën një gabim në jetën e tij. Gabimet janë mundësia jonë për t’u rritur dhe për të fituar njohuri. Shumë njerëz thonë se nuk do të kishin qenë aty ku janë në jetë pa bërë gabime. Megjithatë, pjesa më e rëndësishme është të mësojmë prej tyre, dhe të kuptojmë se si të nxjerrim gjërat pozitive nga diçka që shumë njerëz e shohin si negative”– thotë trajneri i jetës Adam Kraft.

Është e vërtetë që duhet të riformulojmë mënyrën se si ndihemi për gabimet tona. Në fakt, një studim i botuar në revistën “Memory” në vitin 2018, zbuloi se gabimet mund ta ndihmojnë një person të mësojë më shpejt sesa nëse nuk do të bënte fare gabime. Dhe një studim tjetër, i botuar në “Journal of Educational Psychology”, zbuloi se bërja e gabimeve të qëllimshme – si shkrimi i përgjigjes së gabuar për një pyetje, dhe më pas korrigjimi i saj – mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës sonë.

Thënë këtë, pavarësisht nëse vjen nga mania e përsosmërisë apo prirjet e pëlqimit të njerëzve, shumë prej nesh mërziten jo pak përballë gabimeve që bëjnë. Por nuk duhet të jetë kështu. A keni gabuar diku për diçka? Ndiqni këtë udhërrëfyes për t’i kthyer gabimet në mësime.

Njiheni dhe pranojeni situatën

“Tingëllon e lehtë apo jo? Ju mund të ndiheni fajtor kur bëni një gabim. Por ai faj do të jetë shumë më i rëndë, nëse nuk merrni përgjegjësinë e duhur për të. Pranimi i tij para të tjerëve(duke përfshirë veten) do ta lehtësojë atë faj, duke ju ndihmuar të filloni të mësoni nga gabimet”– thotë Adam.

Për disa prej nesh, ky lloj hapi i parë mund të jetë kundër instinkteve tona. Për momentin, ne nisim ta shpjegojmë gabimin duke u zhytur në ‘pse” dhe “si” e origjinës së tij. Ne mund të rrëfejmë një sërë ngjarjesh, apo një person tjetër mund të marrë përsipër fajin tonë.

Dhe megjithëse kjo mund të na ofrojë një lehtësim të menjëhershëm, nuk mund të na ndihmojë domosdoshmërisht të ecim përpara. Kjo është një pikë e rëndësishme nëse e gjeni veten duke u kthyer vazhdimisht dhe duke e ri–përmendur një gabim që keni bërë në të kaluarën. Nuk ka asgjë që mund të bëni tani, ndaj pasi ta keni pranuar çfarë duhet të bëni më pas?

Ndryshoni këndvështrimin mbi gabimet

Siç thotë Adam, gabimet nuk duhet të përjetohen si negative, dhe të mësuarit se si t’i riformuloni ato në mendjen tuaj mund t’ju ndihmojë të pajtoheni me to. “Mos e ndëshkoni veten. Shumë shpesh në fshikullojmë veten duke bërë gabime. Por provoni të krijoni një perspektivë pozitive për të: Ok, kam bërë gabim, por do të mësoj nga kjo dhe gabimi do të më bëjë një person më të fortë”. Pasi të mësoni se si ta riformuloni situatën, do ta motivoni veten për t’u bërë më rezistentë dhe do të keni fituar njohuri.

Gabimet ndodhin dhe në atë moment ato mund të përjetohen si fundi i botës. Mund të ndihemi sikur nuk ka asnjë rrugëdalje, por ka shumë pak gjasa të jetë kështu. Sepse gjithmonë do të ketë një hap tjetër. Se cili është ai, dhe sa e lehtë është, kjo është një çështje tjetër dhe kërkon pak përsiatje.

Reflektoni

Kur Kraft sugjeron që të merrni kohë për ta ri–menduar gabimin, tregohet i kujdesshëm të theksojë se kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin mbi të kaluarën. Përkundrazi, ka të bëjë me një vështrim pro–aktiv të situatës, për të zbuluar leksionet që nxjerrim prej saj. “Bëjini vetes pyetje: Çfarë shkoi keq? Çfarë mund të bëja më mirë? A e lejova veten të shpërqendrohesha? Shkruajini përgjigjet tuaja dhe lexojini ato me vete. Është shumë më e lehtë ta përthithësh këtë informacion kur e sheh të shkruar” shton ai. Pra, jini shumë të sinqertë me veten tuaj. Kështu do të mësoni më shumë dhe do të jeni gati për veprim.

Plani

“Pra, a e keni pranuar gabimin tuaj dhe keni reflektuar mbi të? Tani duhet të merrni masa për të minimizuar shanset që ai të ndodhë sërish. Për shembull, nëse është një gabim që ka ndodhur në punë, a ka ndonjë proces ku mund të përmirësoni diçka? Ndoshta një listë kontrolli, apo edhe trajnim shtesë?” shton eksperti.

Bërja praktike e atyre planeve, pasi të keni marrë kohë për ta kuptuar vërtet si duhet situatën, është vendi ku hyjnë në lojë mësimet që mund të nxirrni nga gabimet. Kjo ka të bëjë më shumë sesa thjesht të siguroheni që të mos bëni sërish të njëjtin gabim. Është vendi ku mund ta ndryshoni në mënyrë aktive sjelljen tuaj dhe të rriteni si një person.

Rishikimi i rrugëtimit

Ju arritët në destinacionin përfundimtar përmes udhërrëfyesit, por a funksionoi ai? Çfarë ju mësoi udhëtimi? Dhe a do t’iu duken të ndryshme nga tani e tutje rrugët e ardhshme?“Ndoshta mund të ndiheni sikur njohuritë tuaja janë zgjeruar apo që jeni një person më i fortë. Është kaq e rëndësishme të njihni arritjet tuaja. Si një trajner që kultivon besimin vetjak, unë e përdor këtë me klientët e mi për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë vetëbesimin e tyre”– thotë Kraft.

Duke rishikuar sukseset tuaja, ju po i provoni vetes se mund të realizoni gjërat që mendonit se nuk do të mundnit. Ashtu si në çdo udhëtim vetë-përmirësues, çelësi është të kesh dhembshuri për veten. Keni gabuar, dhe ndoshta nuk e trajtuar në mënyrën e duhur atë gabim. Kjo është e diçka e lehtë, por nëse ke vendosur të bësh diçka për të, vetëm ajo është e lavdërueshme. / happiful – bota.al

Magazinë

Gigi Hadid rikthehet në pasarelë pas pesë muajsh, shkëlqen në Javën e Modës në Paris

Published

on

Modelja e njohur Gigi Hadid është rikthyer në pasarelë pas një pauze gati pesëmujore, duke marrë pjesë në sfilatën e Balenciaga-s në kuadër të Javës së Modës së Lartë në Paris. Kjo ishte paraqitja e saj e parë në pistë që nga muaji shkurt.

Hadid tërhoqi vëmendjen me një krijim avangardë të Balenciaga-s, i përbërë nga pupla të zeza që mbulonin kokën, fytyrën dhe pjesën e sipërme të trupit. Kombinimi u plotësua me pantallona të zeza me prerje shumë të gjera, në stilin karakteristik të shtëpisë së modës.

Sfilata shënoi gjithashtu prezantimin e koleksionit të parë haute couture të drejtorit të ri krijues të Balenciaga-s, Pierpaolo Piccioli. Koleksioni solli silueta të guximshme dhe dizajne moderne, ku paraqitja e Hadid ishte ndër më të komentuarat.

Para këtij rikthimi, Gigi Hadid kishte ecur për herë të fundit në pasarelë në muajin shkurt, gjatë prezantimit të koleksionit Vjeshtë 2026 të Ralph Lauren.

Në atë sfilatë, ajo u shfaq fillimisht me një jelek të thurur ngjyrë kafe dhe një fund të gjatë, të kombinuar me një bluzë të zezë me jakë të rrumbullakët, rrip me detaje argjendi dhe çizme lëkure. Më pas, modelja prezantoi edhe një fustan elegant prej kadifeje pa mëngë, të shoqëruar me një pelerinë të zbukuruar me elemente që ngjanin me xhevahire dhe një rrip të gjerë që theksonte siluetën./A.K/

Continue Reading

Magazinë

Ish-supermodeli Hoyt Richards rrëfen historinë e jetës në kultin misterioz “Eternal Values”

Published

on

Ish-supermodeli amerikan Hoyt Richards, dikur një nga modelet meshkuj më të paguar në botë, ka rrëfyer për herë të parë në detaje për përvojën e tij brenda kultit misterioz “Eternal Values”, histori që trajtohet në dokumentarin e ri të HBO-së, Bring Me the Beauties: A Model Cult.

Në kulmin e karrierës së tij gjatë viteve ’80, Richards ishte fytyra e markave të njohura si Ralph Lauren, Dunhill dhe Donna Karan. Megjithatë, pas shkëlqimit të botës së modës, ai bënte një jetë krejt tjetër si anëtar i përkushtuar i kultit të udhëhequr nga Frederick von Mierers.

Von Mierers, një figurë enigmatike e shoqërisë së lartë në Nju Jork, pretendonte se ishte një qenie jashtëtokësore nga planeti Arcturus, e ardhur në Tokë për të përgatitur njerëzimin për një katastrofë globale që, sipas tij, do të ndodhte në vitin 1999. Ai tërhiqte modele, artistë dhe profesionistë të rinj, duke u ofruar “lexime shpirtërore”, gurë të çmuar me pretendime shëruese dhe mësime për ndriçim shpirtëror.

Richards u përfshi në këtë grup që në vitin 1978 dhe qëndroi pjesë e tij për më shumë se dy dekada. Edhe pas vdekjes së Von Mierers nga komplikimet e lidhura me AIDS-in në vitin 1990, ai dhe disa ndjekës të tjerë vazhduan aktivitetin e kultit deri në vitin 1999.

Sot, në moshën 64-vjeçare, Richards pranon se ishte “i manipuluar psikologjikisht” dhe thotë se ka kaluar 25 vjet duke reflektuar mbi atë periudhë të jetës së tij.

“Kam dashur gjithnjë e më shumë ta ndaj këtë histori me publikun, sepse besoj se ka një vlerë të madhe për të kuptuar se si njerëzit mund të bien pre e manipulimit,” është shprehur ai.

Dokumentari sjell dëshmi nga ish-anëtarë të kultit dhe hedh dritë mbi mënyrën se si organizata, e cila dikur kishte anëtarë nga elita e modës dhe shoqërisë amerikane, arriti të ushtronte ndikim të madh mbi ndjekësit e saj./BBC//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rihanna prek zemrat me mesazhin për një grua me kancer: “Mos kërko kurrë falje për pamjen tënde”

Published

on

Një takim i rastësishëm i Rihanna-s me një grua që po lufton me kancerin është kthyer në një nga momentet më prekëse të ditëve të fundit, pasi këngëtarja i dha asaj një mesazh të fuqishëm për vetëbesimin dhe pranimin e vetes.

Ngjarja ndodhi në një supermarket në Los Anxhelos, ku gruaja, e identifikuar si Robin, iu afrua artistes për një fotografi. Para se ta kërkonte, ajo i kërkoi falje që nuk mbante paruke, duke thënë se ndihej në siklet për pamjen e saj.

Por Rihanna nuk e la bisedën të vazhdonte në atë drejtim. “Nuk dukesh aspak keq. Dukesh e mrekullueshme,” i tha ajo, përpara se të prekte flokët e saj dhe të shtonte me humor: “Ja si dukem unë me paruken time.”

Artistja e inkurajoi Robin të mos ndihej kurrë e detyruar të kërkonte falje për pamjen e saj.

Sa herë që takon dikë, mos e bëj më këtë. Je e mrekullueshme pikërisht kështu,” i tha Rihanna.

Takimi u filmua për vlogun e personalitetit mediatik Jason Lee dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, ku u vlerësua për ngrohtësinë dhe empatinë e artistes.

Gjatë bisedës, Rihanna zbuloi edhe një rastësi të bukur: emri i saj i vërtetë është Robyn, njësoj si ai i gruas që takoi. “Je një Robyn e vërtetë,” i tha ajo me buzëqeshje.

Në fund të takimit, Robin e pyeti nëse mund ta telefononte ndonjëherë, ndërsa Rihanna iu përgjigj me entuziazëm: “Sigurisht!”. Duke e përqafuar me fjalë inkurajuese, artistja e përcolli me mesazhin: “Shihemi në turne. Të dua. Dhe mos e bëj më kurrë atë.”/A.K/

Continue Reading

Teknologji

OpenAI lanson modelet zërore “GPT-Live” që dëgjojnë dhe flasin njëkohësisht

Published

on

By

Kompania OpenAI ka lansuar të mërkurën “GPT-Live”, një familje të re të modeleve zërore, të cilat janë të kapshme të dëgjojnë dhe të flasin në të njëjtën kohë në kohë reale.

Startup-i i inteligjencës artificiale, i cili po përgatitet për të dalë në bursë (IPO), njoftoi se do të nxjerrë në treg dy versione të këtij modeli – GPT-Live-1 dhe GPT-Live-1 mini – për përdoruesit në mbarë botën po të mërkurën.

Në maj, OpenAI prezantoi tre modele audio për platformën e saj të zhvilluesve, me qëllim që t’i bëjë agjentët softuerikë të bazuar në zë më bashkëbisedues dhe më të aftë për të kryer detyra në kohë reale. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara