Lajmet

AKP mori disa vendime në lidhje me administrimin, privatizimin dhe likuidimin e NSH-ve

Published

on

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e radhës mori disa vendime në lidhje administrimin, privatizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore.

Bordi nga fushëveprimi i vetë aprovoi kërkesën për transferimin e pronës së NSh Drenica (PRN011), Gllogoc me detajet e pronës: Prona e paluajtshme nr. 244-0 ZK Sankoc për realizimin e projektit “Ndërtimi i Fabrikës së riciklimit dhe përpunimit të nën-produkteve shtazore për nevoja të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV)”, që titulli pronësor të kaloj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës/Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në përputhje me Vendimin Përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Shpronësim nr. 04/58, të datës 12 nëntor 2015.

“Bordi diskutoi edhe për disa asete që shfrytëzohen për interes publik, për të cilat u vendos që të hiqet dorë (18 parcela) dhe të barten në komunat përkatëse pasi të aprovohen nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, si dhe vendosi për një numër të qiradhënieve direkte të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore”, thuhet në komunkatë.

Në vijim të mbledhjes, Bordi shqyrtoi rezultatet e ofertave të pranuara për pronat që ishin në tender në Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit nr. 68 ku miratoi 5 dhe refuzoi 17 shitje të aseteve. Po ashtu u shqyrtua dhe u aprovua lista e aseteve për shitjen nr. 69 (ShAL 69), e cila do të shpallet ditëve në vijim, si dhe aprovoi Raportin e Komisionit të Banesave me rekomandime për 5 raste (1 aprovim dhe 4 refuzime).

Po ashtu në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u aprovuan Raportet e shpërndarjes në likuidim për Nsh “Industria e Duhanit Gjilan – Tobacco” dhe NSh “Ratar”. Bordi shqyrtoi edhe raportin mujor të Menaxhmentit, me theks të veçantë atë për Nsh Ineks Brezovica, si dhe çështjet e zbatimit të vendimeve të Bordit nga menaxhmenti lidhur më përgatitjet sa më të mira për sezon.

Më tutje, Bordi diskutoi dhe miratoi amandamentimin e Rregullores për Shitje Direkte dhe Rregullores për Ofruesit e Shërbimeve. U diskutuan edhe çështje të tjera në kuadër të veprimeve që po ndërmerren në AKP për të përmirësuar proceset e administrimit dhe menaxhimit sa më të mirë të pasurisë shoqërore.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara