Lajmet

AKB-ja kundër masave të reja anti-covid: Humbjet e bizneseve nuk do të mbulohen asnjëherë

Published

on

Aleanca Kosovare e Bizneseve po i konsideron masat e reja të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, si jo racionale dhe të dëmshme për ekonominë e Kosovës.

I pari i AKB-së, Agim Shahini, në një intervistë për Ekonomia Online tha se masat e reja anti-Covid të cilat do të zgjasin nga 7 deri më 18 prill, do të shkaktojnë humbje të mëdha te operatorët e ndryshëm ekonomikë.

Shahini ka shtuar se vendi po shkon në një mbyllje ku humbjet e bizneseve nuk do të mbulohen asnjëherë, që siç thotë ai në vitin 2021 ekzistonte shpresa për një përmirësim të gjendjes ekonomike.

“Aleanca Kosovare e Biznesit vlerëson se qeveria e vendit duhet të kujdeset qoftë për shëndetin publik ashtu edhe për mirëqenien sociale dhe ekonomike, prandaj në kuadër të saj sot ajo do të tenton që të merr një vendim që do të kufizon lëvizjet dhe punën e disa sektorëve gjë që kjo do të dëmton rëndë ekonominë edhe ashtu të dëmtuar, të ngarkuar me humbje të një pas njëshme qoftë nga Covidi, apo edhe nga mos mbështetja e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe mbyllja e paralajmëruar prej 12 ditë ne si AKB e vlerësojmë një mbyllje jo racionale, një mbyllje të pa analizuar ekonomikisht mirë dhe të pa mbuluar humbjet të cilat do ti kenë operatorët e ndryshëm ekonomik e që janë të lidhur me ta. Në shumë vende është bërë kufizimi dhe mbylljet por kanë pasur shumë arsye dhe shumë mbështetje nga institucionet shtetërore, sektorët dhe operatorët ekonomik të ndryshëm. Ne po shkojmë me një mbyllje që nuk ishte dashtë të merret një vendim i tillë për arsye se humbjet e bizneseve nuk do të mbulohen asnjëherë dhe kjo do të krijonte një humbje edhe pse fillojë ky vit me një shpresë të përmirësimit të gjendjes ekonomike”.

Derisa masat tashmë kanë hyrë në fuqi, Shahini thotë se i propozojnë qeverisë që duhet të rriten masat parandaluese siç janë maskat, distancat dhe higjiena nëpër lokale, por jo mbyllje pasi që dëmet në ekonomi do të jenë prezentë edhe në vitin e ardhshëm.

Sipas, kreut të AKB-së, masat e reja prej 12 ditësh do të rrezikojnë buxhetin e vendit, të hyrat dhe vetë qytetarët.

“Ne do t’i propozonim Qeverisë së vendit që t’i rrit masat parandaluese duke mbajtur distancën, maskat duke ngrit format e higjienës nëpër të gjitha lokalet, duke ngritur inspektimin por jo mbylljen sepse e kemi parë që ka bërë dëm të madh në ekonomi dhe nga ai dëme është bërë vitin e kaluar ka pasoja edhe sot dhe vitin e ardhshëm, dhe kur të mbyllsh duhet ta kompensosh, dhe kompensimi nuk është vetëm paga është edhe rritja edhe vlera e shtuar e punës, angazhimi”, ka shtuar Shahini.

“…kjo do të dëmtojë më shumë ekonominë, do të rrezikojë buxhetin e vendit, do të rrezikojë të hyrat por edhe  vetë bizneset për arsye se këta sektorë që do të mbyllen kanë një të hyrë të madhe edhe për buxhetin edhe për vetën dhe qytetarët”.

E kompensimi i qirave nga Qeveria e vendit, sipas Shahinit nuk është i mjaftueshëm, që siç thotë ai masat nuk janë të duhura në këtë kohë.

“Nuk është e mjaftueshme qiraja, janë edhe punëtorët si dhe qarkullimi parasë nga mos qarkullimi i parasë do të kenë humbje edhe bankat, prandaj asnjëherë nuk mund të kompensohen. Nuk është në proporcion me masat që do të duhej të merren në këtë kohë”.

Shahini mbylljen po e sheh si opsionin më të lehtë dhe mungesë të strategjisë ekonomike nga ana e ekzekutivit.

“Mbyllja është më e lehta dhe në mungesë të strategjisë për të punuar me Covid duke furnizuar qytetarët me vaksina duke rrit masat, duke rrit kontrollin më e lehta është që të merret vendim dhe të mbyllet. Por kjo është më e vështira dhe do të ketë humbje të madhe për ekonominë dhe kjo mbyllje është pa strategji ekonomike dhe pa vizion se si do të dilet nga kjo për arsye se gjatë kohës së fushatës ka pas një hapje liberale”.

Qeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit. Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente. Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

Lajmet

Sot nafta 1.64 euro, benzina 1.39 euro

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 23 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë: Nafta (dizel): 1.64 euro për litër Benzina: 1.39 euro për litër; Gasi: 0.87 euro për litër.

MINT ka njoftuar qytetarët se për çdo parregullsi apo ankesë lidhur me çmimet në treg, mund të adresohen në emailin zyrtar të departamentit të konsumatorit ose përmes numrit të telefonit pa pagesë.

Këto çmime po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, kryesisht si pasojë e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare dhe tensioneve të vazhdueshme nga konflikti mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit, gjë që ka reflektuar drejtpërdrejt në koston e karburanteve edhe në tregun tonë.

Continue Reading

Lajmet

Rahoveci drejt një qendre moderne për art dhe inovacion

Published

on

Në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore për zhvillimin e jetës kulturore dhe kreative në qytet. Kjo qendër pritet t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe gjithë komunitetit artdashës, duke ofruar kushte më të avancuara për krijimtari, bashkëpunim dhe zhvillim profesional.

Me një investim që tejkalon 3 milionë euro, projekti synon të forcojë infrastrukturën kulturore në Rahovec dhe të hapë mundësi të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit, jo vetëm në nivel lokal, por edhe më gjerë.

Continue Reading

Lajmet

Kapen të dyshuarit që vodhën cigaret elektronike nga vetura në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një vjedhje të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Vushtrri.

Rasti ishte denoncuar me 22 prill, pasi një qytetar kishte raportuar se persona të panjohur i kishin thyer xhamin e veturës dhe prej andej kishin vjedhur rreth 400 lloje të cigareve elektronike. Pas një pune operative dhe hetimore, njësitet policore kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i prangosin të dyshuarit në Mitrovicën e Jugut.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pjesë të cigareve elektronike që ishin raportuar si të vjedhura.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët do të mbrohen në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Continue Reading

Lajmet

Fitore bindëse e Donjeta Sadikut në Kupën Botërore të boksit

Published

on

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar fitore bindëse në kuadër të turneut prestigjioz “Kupa Botërore e Boksit”, që po mbahet në Foz do Iguaçu të Brazilit.

Në mbrëmjen e 22 prillit, në kategorinë deri në 60 kilogramë, Sadiku e mposhti përfaqësuesen e Zelandës së Re, Jordan Wilson, me rezultat të pastër 5:0. Ajo e nisi meçin fuqishëm që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë kundërshtaren në knockdown. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku realizoi një tjetër knockdown, duke detyruar gjyqtarin të ndërhyjë me numërim dhe të ndalë përkohësisht kundërshtaren. Në raundin e tretë, Sadiku ruajti kontrollin e plotë të meçit dhe e përmbylli duelin me epërsi të thellë.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Meçi i radhës për Donjeta Sadikun është caktuar më 24 prill, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Të kërkuara